LIVE UPDATES
Bota

Ker-Lindsay: Grenell u emërua për ta bindur Gjermaninë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

19 Tetor 2019, 15:57 Nga DOSJA
Ker-Lindsay: Grenell u emërua për ta bindur Gjermaninë për

KOSOVË-Vendimin e Presidentit të SHBA’së, Donlad Trump, për të emëruar Richard Grenell si Përfaqësues Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, profesori i LSSE dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, James Ker-Lindsay, po e sheh si një shenjë të qartë që SHBA’ja dëshiron një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Edhe përkundër faktit që është i befasur me këtë emërim, Ker-Lindsay thotë se përvoja e Matthew Palmer dhe fuqia politike e Grenell, e bëjnë të  frikshme këtë dyshe.

Intervista nga Besnik VELIU

Gazeta Express: Si e komentini faktin që Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenell si Përfaqësues Special Presidencial për dialogun Prishtinë-Beograd?

Ker-Lindsay : Ky emërim sigurisht që ka qenë befasi e vërtetë për shumë analistë. Nuk kishte paralajmërim paraprak. Për aq sa kanë ditur vëzhguesit e Ballkanit, Matthew Palmer do ta merrte udhëheqjen e negociatave. Më pas, papritmas, u dha njoftimi se Grenell do të jetë përgjegjës për bisedime. Kjo solli mjaft hutime. Sidoqoftë, duke e marrë parasysh marrëdhëniet e tij të ngushta me Trump-in, ishte gjithashtu menjëherë e qartë se ky emërim është shenjë se Shtëpia e Bardhë është e përkushtuar që ta sigurojë një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Gazeta Express: A shihni mospërputhje ndërmjet Sekretarit të Shteitt dhe Presdientit të SHBA’së, sepse Pompeo rreth para një muajit kishte emëruar Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi?

Ker-Lindsay: Qartazi, emërimi i Grenell-it i ka ngritur shumë pyetje. Së pari, nuk ishte e qartë nëse Palmer-i është tërhequr nga roli i tij apo cila do të ishte marrëdhënia mes dy figurave. Megjithatë, tashmë është e qartë se Palmer-it i mbetet roli si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe se ai do të punojë së bashku me Grenell-in. Mbetet të shihet se çfarë do të thotë kjo në terma realë. Një gjë që do të thosha është se jam i sigurt që Palmer-i, si diplomat me përvojë dhe me njohuri të gjera për Ballkanin Perëndimor, do të jetë një burim shumë i dobishëm i këshillave dhe analizave për Grenell-in. Shpresoj që Grenell-i të jetë i vetëdijshëm për këtë. Në anën tjetër, Grenell-i do të sjellë përkrahje të rëndësishme politike për procesin. Nëse ata e gjejnë një rrugë për të punuar së bashku, do të ishin një ekip i frikshëm.

Gazeta Express: Çfarë mendoni se fshihet prapa vendimit të Trumpit për emërimin e Richard Grenell si Përfaqësues të ri Special për dialogun?

Ker-Lindsay : Vërtet nuk është e qartë. Është tepër e vështirë ta lexosh këtë Shtëpi të Bardhë. Sidoqoftë, ajo që duket qartë është se ky emërim synon ta sjellë në pah qëllimin e vërtetë. Administrata e Shteteve të Bashkuara qartazi po e kërkon një marrëveshje. Ndërkohë, nuk është sekret që në Uashington ekziston një shpresë që mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet një marrëveshje dhe se kjo gjë duhet të bëhet sa më herët. Zgjedhjet në Kosovë e kanë shtyrë këtë proces dhe ka gjasa që edhe në Serbi të ketë zgjedhje në pranverë. Për shkak të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara në vjeshtën e ardhshme, duket se koha për arritje të marrëveshjes është e kufizuar. Emërimi i Grenell-it duket se është tregues që Shtetet e Bashkuara tashmë do t’i bëjnë të gjitha përpjekjet për arritjen e marrëveshjes sa më shpejt që është e mundshme.

Gazeta Express: Ka raportime që Trump dëshiron një marrëveshje deri në marsin e vitit 2020, dhe deklarime nga ish-diplomat të ndryshëm se Richard Grenell do të përpiqet të bind Gjermaninë rreth idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve. Si e komentoni këtë?

Ker-Lindsay: Mendoj se çështja kryesore që i ka nxitur thashethemet për natyrën përfundimtare të marrëveshjes është fakti që Grenell-i është edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani. E dimë se Uashingtoni dhe Berlini kanë pasur dallime në qëndrimet për Kosovën. Prandaj, kjo lëvizje mund të duket si shenjë që Gjermania tash po shihet si vend kyç i cili duhet që të bindet. Siç kanë theksuar disa analistë, problemi është që Grenell-i nuk duket se e ka marrëdhënien më të mirë me qeverinë gjermane. Do të jetë interesante të shihet se si do të zhvillohen ky proces dhe kjo marrëdhënie.

Marrë nga GazetaExpress

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni angela merkel marrëveshje kosovë-serbi richard grenell angela merkel marrëveshje kosovë-serbi richard grenell

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët