LIVE UPDATES
Aktualitet

6 Korrik 2021, 09:33 Nga DOSJA

LUSHNJE– Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje që u vu sot në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rënë pre e një atentati me granatë në zyrën e tij. Ngjarja ndodhi më 31 dhjetor të vitit 2019, pak muaj pasi Tushes u vu në krye të Bashkisë Lushnje, pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku mori pjesë vetëm Partia Socialiste.

Gëzim Saraçi, ish-shoferi i kryebashkiakut Tushe, pas muajsh në konflikt me Tushen u paraqit në zyrën e Bashkisë dhe në ditën e fundit të vitit 2019 hodhi granatën. Granata shpërtheu poshtë tavolinës, dhe ajo që mbeti e plagosur ishte sekretarja e Tushes, Erisa Qalliu. Vetë kryebashkiaku, që ishte edhe shënjestra e atentatit, shpëtoi paq.

Konflikti i Tushes me Saraçin

Saraçi ishte pushuar nga puna në vitin 2017 si shofer i kryebashkiaku, por që nga ajo kohë, ai vijonte të merrete rrogë në këtë Bashki. Kjo për shkak se Saraçi e kërcënonte Tushen me video sekrete, përmbajtja e të cilave nuk u bë asnjëherë publike.

Pas ngjarjes, pati edhe akuza ana e opozitës, e cila deklaronte se Saraçi dhe Tushe kanë qenë të implikuar në pazare droge, dhe kjo ka bërë që mes tyre konflikti të degjenerojë në atentat. Të njëjtat akuza ka shkruar edhe ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale.

Denoncimi i parë: Narkoshteti i Edvin Drogës e mbylli vitin 2019 me hedhje granate për të eleminuar narko-kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe sekretaren e tij, nga shoferi i narkokryetarit monist Gëzim Saraçi. Njoftimet e para të mediave flasin për prishje njeri me tjetrin, në pazaret e drogës dhe trafiqeve kriminale, për të cilat Gëzim Saraçi ka qenë i mirënjohur dhe thuhet se ka financuar fushatën elektorale të Tushes me paratë e krimit”.

Denoncimi i dytë: Po ju shkruaj për t’u lutur më shumë qe ju dhe Partia Demokratike të hetojë #URGJENTISHT për kryetarin e bashkisë Lushnje sepse nëse do hetoni, ai dalë më keq i lidhur me krimin se Kajmaku me shokë. Veç të hetoni kush e zotëron sot tregun e fruta-perimeve dhe kush merr tenderat në Lushnje, dalin pislliqet e tjera. Tushe s’ka asnjë ndryshim nga Edi, merr “vizë” dhe bëhet lesh me alkool çdo natë”.

Denoncimi i tretë: Përshëndetje Doktor!!! Ngjarja që ndodhi sot në Lushnje është krejtësisht e zbardhur, janë prishjet e pazareve midis z.Tushe dhe Gëzim Saraçit. Në fillimet e tij, kur ishte deputet dhe kandidoi për bashki, Gëzim Saraçi ishte financuesi kryesor i kryetarit të bashkisë së bashku me vëllanë e kryetarit që erdhi nga SH.B.A., ndërsa prishja e pazareve ndodhi në vitin 2017, kur u largua nga Gëzim Saraci dhe u mor peng nga tjetër kush… që gjithë Lushnja e di”.

Vetë Kryedemokrati Lulzim Basha tha në atë kohë se Tushe duhet të kishte dhënë me kohë dorëheqjen. Në një konferencë me gazetarët, kryedemokrati i bëri thirrje SPAK të hetojë koncesionet e qeverisë, ndërsa nga ana e maxhorancës nuk pati asnjë reagim. Pavarësisht nga akuzat dhe ‘boom’-it që shkaktoi në media ky lajm, vetë kryeministri Edi Rama nuk bëri asnjë koment dhe nuk e ‘lëshoi’ Tushen. Ndryshe nga atëherë, sot, pak minuta pas arrestimit të Tushes, kryesocialisti e ‘dorëzoi’. Në një postim në rrjetet sociale, vetë Kreu i Qeverisë shkruajti se flamuri i PS-së nuk do të bëhet mburojë për askënd dhe se kryebashkiaku do të duhet të përgjigjet vetë para drejtësisë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes atentat fatos tushes fatos tushe gezim saraci spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes atentat fatos tushes fatos tushe gezim saraci spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet