LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkonte 150 € për notë kaluese, pezullohet pedagogu tek Mjekësia, SPAK nis hetimin

8 Janar 2020, 21:37 Nga DOSJA

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e pedagogut të urgjencës kirurgjikale, Besnik Faskaj, i cili i mori një studenteje 150 euro për t’ia bërë notën e provimit nga 4 në 8. Ndërkohë sot autoritetet kanë sekuestruar pamjet filmike për hetimet.

Një studente denoncoi në emisionin “Stop” rastin e pedagogut Faskaj. Ajo pretendonte se në provimin e tij kishte shkruar për notën 7 ose 8, por profesori e ka ngelur qëllimisht që të marrë paratë.

“Jam një studente e Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Mes shumë provimesh që kam pasur këto dy vjet, vitin e parë kam pasur një provim me profesor Besnik Faskaj, lënda “Urgjencë kirurgjikale”, në vit të parë të Masterit Shkencor. Pasi kam shkruar tek ky provim për notën 7 ose 8, profesori më ka vlerësuar me notën 4. Kisha dëgjuar nga shumë studentë që për të marrë notën në këtë lëndë me këtë profesor duhej të paguaje një shumë lekësh prej 150 Eurosh. Gjithsesi kur shkova vetë të takoja profesorin për t’i kërkuar tezën për një rivlerësim të notës, ai më konfirmoi të njëjtën gjë. Që domethënë se më kërkoi 150 Euro për një notë kaluese. Unë e dhashë përsëri këtë provim në vjeshtë dhe përsëri profesori më vlerësoi me të njëjtën notë”, u shprehte një natë më parë studentja.

Menjëherë, ajo u vu në kontakt me pedagogun Faskaj. Kamera e fshehtë e “Stop” filmoi edhe momentin kur profesori merr 150 Euro.

Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe…A, i paskam këtu (për lekët).
Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s’i kanë bërë etj.

(I jep 150 Euro)

Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.
Studentja: Jemi në rregull bashkë?
Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet… ja t’i them asaj.
Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note!
Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!
Studentja: Në qoftë se s’prish punë, ma thuaj!
Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është…Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte.
Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj!
Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!

Në sistem studentes i ishte hedhur nota 4, por pas marrjes së parave, profesori Faskaj ndërhyn dhe e ndryshon duke e çuar në 8. Sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore, për të nisur hetimet për rastin në fjalë.

“Kjo është shumë institucionale dhe e thashë që jo më larg se sot, SPAK, institucioni më i ri i drejtësisë në vend erdhi dhe tërhoqi materialet. Nuk ka nevojë për pamje filmike për shkak të hetimit që po ndodh. Kam përshtypjen dhe bindjen që gjërat po shkojnë në vendin e duhur. Faleminderit SPAK”, tha drejtuesi i emisionit Saimir Kodra.

Nga ana tjetër zëvendësdekani Gentian Stroni tha pas mbledhjes së dekanatit, se është bërë pezullimi i pedagogut Faskaj, pasi kjo është kompetenca maksimale e dekanatit.
“Qysh dje pas transmetimit të rastit në emisionin tuaj, sigurisht që u bë një komunikim midis rektoratit dhe dekanatit dhe u la që sot të bëhej një mbledhje në dekanat ku të jepej mendimi për rastin konkret. Doli në një vendim që “distancohemi totalisht nga veprime të tilla” dhe në të njëjtën kohë bëmë një pezullim të këtij pedagogu për dhënien e mësimit deri në momentin kur të sqarohet kjo si situatë”, tha Stroni.

Ai ka shpjeguar edhe sesi funksionon procedura e hedhjes së notave të provimeve dhe kush ka akses në sistem.

Gentian Stroni: Çdo pedagog ka një “User ID” ose përdoruesin dhe kodin e tij. Secili prej nesh ka një kod personal, ku asnjëri përveç meje nuk mundet të ndryshojë notën. Në momentin kur pedagogu ka vendosur notën përfundimtare dhe ka printuar këtë procesverbal, i cili ka notën përfundimtare, nga ky çast as pedagogu nuk e ndryshon dot, por edhe asnjë tjetër nuk e ndryshon dot këtë lloj note.
Gazetarja: Flasim konkretisht për rastin e djeshëm, kur pedagogu, Besnik Faskaj, ka përmendur emrin e sekretares që ai e kishte shumë të vështirë që ta ndryshonte pasi notat kishin kaluar te Margi, që është kryesekretarja.
Gentian Stroni: Mendoj që është një artificë dhe nuk është e saktë. Sistemi nuk ta lejon.
Gazetarja: Afati kohor i ndryshimit të notës ka qenë 11 Shtator me 16 Nëntor. Si ka mundësi të ndodhë kjo?
Gentian Stroni: Sistemi hapet në periudhë sezoni. Sipas rregullores një pedagog do të duhet që të mund të hedhë notat jo më shumë se një periudhë 2-javore. Por këtë nuk e pengon dot sistemi. Kjo është në rregulloren e pedagogut, por jo të sistemit, sepse sistemi e ka hapësirën më të gjatë se u jep mundësi të gjithë pedagogëve.

Marrë nga: Tv Klan

(a.s/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik faskaj korrupsioni tek mjekesia pezullohet pedagogu besnik fasjak profesori i mjekesisë kërkon 150 € për notë kaluese spak universiteti i mjekesise besnik faskaj korrupsioni tek mjekesia pezullohet pedagogu besnik fasjak profesori i mjekesisë kërkon 150 € për notë kaluese spak universiteti i mjekesise


Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Janar 2020, 18:13

ANALIZA: Deri ku mund të godasë Irani?

Ishte sulmi më i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj SHBA që nga marrja e Ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979. Bombardimi me raketa balistike i bazave ajrore ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet