LIVE UPDATES
Politike

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë letër Presidentit Trump: Ndryshimi i kufijve minon stabilitetin e Kosovës dhe rajonit

6 Mars 2020, 15:31 Nga DOSJA
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë letër Presidentit Trump:

TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë me anë të një letre publike i ka kërkuar sot Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump-it, zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Në një letër dërguar Trump-it dhe disa prej funskionarëve të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Këshilli i Ambasadorëve shprehet se mbështet procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe shpresojnë që të kthehet paqja dhe se do ketë ketë një marrëveshje përfundimtare me njohjen të dy vendeve.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar dhe në Dokumentet e Grupit të Kontaktit, i cili ka monitoruar dhe mbikëqyrur politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, ose siç njihet ndryshe “ Plani Ahtisari”. “Tanimë kemi dhe disa rezultate premtuese falë marrëveshjeve të kohëve të fundit mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të të Dërguarit Tuaj Special, Ambasadorit Richard Grenell“, shtohet në letër.

LETRA E PLOTË

I nderuar, Zoti Donald J. Trump; President i Shteteve të Bashkuara, Shtëpia e Bardhë, 1600 Pennsylvania Avenue NË, Ëashington, DC 20500

Në vëmendje të: Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo, Departamenti Amerikan i Shtetit. Senatorit James Risch, Kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Senatorit Robert Menendez, Antar i Lartë i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Senatorit Ron Johnson, Kryetar i Komitetit të Senatit mbi Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Sigurinë Rajonale, Kongresmenit Eliot Engel, Kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme. Kongresmenit Michael McCaul, Antar i Lartë i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Çështjet e Jashtme. Ambassadorit Richard A. Grenell, I Dërguar Special i Presidentit për Negociatat e Paqes midis Serbisë dhe Kosovës. I nderuar Zoti President, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’ju falenderuar përzemërsisht, Juve dhe SHBA-ve, për mbështetjen e vazhdueshme që u keni dhënë Shqiptarëve në Ballkan. Pak javë më parë, më 17 Shkurt, Kosova festoi 12 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Ashtu siç jeni shprehur dhe në Letrën Tuaj të urimit drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, lidhjet e fuqishme ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës janë farkëtuar përmes një angazhimi të përbashkët për zhvillimin e Kosovës, si shtet sovran, i pavarur, multi-etnik dhe demokratik. Populli i Kosovës luftoi pothuajse një shekull për liri dhe pavarësi. Më në fund, këto objektiva u realizuan me vendosmëri dhe me mbështetjen e domosdoshme të miqve dhe aleatëve tanë perendimorë, dhe, në radhë të pare, të SHBA-ve.

Mbështetja vazhdueshme e SHBA-ve ndaj aspiratave legjitime të popullit të Kosovës ka qenë vërtetë thelbësore. Ajo çimentoi më tej miqësinë ndërmjet Amerikanëve dhe Shqiptarëve, e cila ka ekzistuar qysh nga fundi i Luftës së I Botërore. Administrata e Presidentit Ëilson mbrojti të drejtën e Shqipërisë për të qenë shtet i pavarur. Populli shqiptar do të mbetet përjetë mirënjohës dhe është krenar që është kombi më pro-amerikan në Evropën Juglindore. Si shteti i pavarur, Republika e Kosovës ka bërë përparime të mëdha në rrugën e saj për ndërtimin e institucioneve demokratike funksionale dhe për një demokraci dinamike, ku të sundojnë liritë njerëzore dhe shteti i të drejtës. Sot, pakicat etnike në Kosovë gëzojnë të drejta individuale dhe kolektive të pakrahasueshme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Në një rajon me probleme akute mbi – dhe ndërshtetërore, gjendja në Kosovë është e qëndrueshme dhe nuk përbën kurrfarë kërcënimi për paqen dhe sigurinë rajonale. Republika e Kosovës është gur themeli për stabilitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës.

I nderuar Zoti President, Na lejoni të përfitojmë nga ky rast për të rikujtuar se Kosova e shpalli pavarësinë pas një procesi të gjatë dhe gjithëpërfshirës me negociata të kryesuara nga OKB, të bashkërenduara ngushtë me komunitetin ndërkombëtar me në krye SHBA-të. Në Opinionin e tij Këshillimor më 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pohoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja ofron një dritare mundësie për të dy vendet, që më në fund të kthejnë një faqe të re. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e mbështet këtë proces, duke shpresuar se ai do të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane. Gjithashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret përkushtimin e Administratës Tuaj për përparim në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja. Tanimë kemi dhe disa rezultate premtuese falë marrëveshjeve të kohëve të fundit mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të të Dërguarit Tuaj Special, Ambasadorit Richard Grenell. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar dhe në Dokumentat e Grupit të Kontaktit, i cili ka monitoruar dhe mbikqyrur politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, ose siç njihet ndryshe “Plani Ahtisaari”

Këto parime udhërrëfyese sigurojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbrojtjen e karakterit të saj multi-etnik. Përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore. Është përgjegjësia e të gjithë aktorëve të përfshirë që të garantojnë respektimin e këtyre parimeve gjatë gjithë këtij procesi. Ato janë me rëndësi kritike për paqen, stabilitetin dhe perspektivën afat-gjatë europiane të Rajonit tonë.

I dashur Zoti President, Me rastin e urimeve për Kosovën, për ditën e saj të pavarsisë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh mirënjohjen e tij më të thellë të gjithë atyre që me sakrifica të panumurta e kthyen në një realitet të bukur ëndrën për një Kosovë të lirë e të pavarur. Kjo mirënjohje është gjithashtu dhe për të gjithë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, në veçanti, SHBA-ve dhe lidershipin Tuaj, që keni mbështetur dhe vazhdoni të mbështetni forcimin e pandërprerë të shtetit më të ri në Europë. Së fundi, Ju lutemi, Zoti President, pranoni sigurimet e konsideratës tonë më të lartë! Me respekt, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dialogu kosove-serbi donald trump këshilli i ambasadorëve shqiptarë marrëveshja kosovë-serbi dialogu kosove-serbi donald trump këshilli i ambasadorëve shqiptarë marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll
Politike 6 Mars 2020, 11:40

Tiranë- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ishte ftuar në studion e Abc News për të folur për situatën e ndodhur në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Malaj a...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë