LIVE UPDATES
Politike

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbledhje online për shkak të pandemisë së Covid-19/ VENDIMET që u morën, miratohen drejt

17 Dhjetor 2020, 17:44 Nga DOSJA
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbledhje online për shkak

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli 28 vendet për Drejtues Prokurorie pranë Gjykatës së Apelit dhe Shkallës se Parë, ndwrsa Komisioni për Zhvillimin e Karrierës ka caktuar sot listën me kandidatët e kualifikuar. Komisioni ka vendosur të lërë në krye të Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imerajn ndërsa në Durrës Anita Jellan. Ndwrkohw edhe  edhe drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, nuk wshtw ndryshuar.

Komisioni ka vendosur skualifikimin e kandidatëve për drejtues në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit të cilët nuk plotësojnë kushtin ligjor, 4 vjet eksperiencë në nivelin për të cilin kandidojnë, pra në atë të Apelit. Jashtë gare kanë mbetur edhe kandidatët që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin brenda afatit të caktuar.

NJOFTIMI: 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve, si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Gjatë mbledhjes plenare, Këshilli shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli vendosi me 8 vota pro dhe 1 kundër (zoti Tartar Bazaj) miratimi i propozimit te Komisionit Ad Hoc për mosmbajtje qëndrim publik në lidhje me kërkesat e katër prokurorëve, të Gjergj Caka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec; të  Mariola Mertiri, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; të Albert Kuliçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; të Dritan Marku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë kundër cënimit të ushtrimit të funksioneve të Prokurorit, cënimit të privatësisë dhe imazhit të tij nëpërmjet përhapjeve të qëllimshme të thënieve të pavërteta që lidhen me ushtrimin e detyrës së magjistratit.

Këshilli vendosi t’i drejtohet nëpërmjet një shkrese emisionit “Stop” në televizionin Klan (për rastin i prokurorit Gjergj Caka ) duke i tërhequr vëmendjen për sjellje të tilla denigruese ndaj figurës së prokurorit nga gazetarë të këtij televizioni dhe të bëjë një përgënjeshtrim lidhur me këtë shkrim botuar në media Pamfleti.net ku të sqarohet se shqetësimi është krijuar nga një fakt i rremë, nëpërmjet të cilit cënohet figura e prokurorit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e rregullores “Për mënyrën e kompensimit për orët shtesë të kryera nga nëpunësit civilë të prokurorisë” duke përfshirë opinionin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Me kërkesë të eprorit të drejtpërdrejtë dhe me miratimin me shkrim të drejtuesit të prokurorisë, nëpunësit mund t’i kërkohet të kryejë orë shtesë.
Nëpunësit civilë të prokurorisë që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë orarit zyrtar, në ditët e pushimit dhe të festave zyrtare përfitojnë kompensim me pushim dhe, kur është e pamundur dhënia e pushimit për orët shtesë në punë, ata kanë të drejtë të kompensohen financiarisht mbi pagën normale të tyre.

Në vijim, Këshilli miratoi raportet për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve Enklid Gjini, Alma Braho, Dritan Gripshi dhe Florian Bonjaku. Një kopje e këtyre raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Me propozim të Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi me shumicë votash, miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar “Bedër” Tiranë, si lektor me kohë të pjesshme, në masën 2 (dy) orë në javë, jashtë orarit të punës, në lëndën “Procedurë Penale e avancuar me praktikë gjyqësore”, për vitin akademik 2020-2021 për prokurorin Adnan Xholi dhe miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, për vitin akademik 2020-2021, në lëndën “Procedurë penale e avancuar”, për kategorinë “seminare”, gjithsej 60 orë të cilat do të zhvillohen on-line, të ndara 4 orë në çdo javë, veprimtari e cila do të kryhet jashtë orarit të punës për prokuroren Eliora Elezi.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër të z. Rifat Kojku; në pozicionin Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të z. Anton Martini; në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat të z. Abaz Muça për një periudhë tjetër tre mujore nga data 19.12.2020 – 18.03.2021.

Pasi u njoh me relacionet të përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit, Këshilli vendosi me 7 vota pro dhe 2 kundër ( znj. Esmeralda Keshi dhe z. Kostaq Beluri) miratimi i vendimit për përfundimin e procedurave për verifikimin e pasurisë dhe figurës dhe ndalimi të kandidimi për z. Shiqiri Manjani për të ndjekur programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2020-2021”.

Me 5 vota pro dhe 4 kundër ( znj. Esmeralda Keshi, z. Gent Ibrahimi, z. Bujar Sheshi dhe z. Kostaq Beluri ), Këshilli miratoi vendimi për përfundimin e procedurave për verifikimin e pasurisë dhe figurës dhe ndalimi të kandidimi për znj. Anjeza Kalanxhi për të ndjekur programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2020-2021. Vendimet e arsyetuara do t’iu njoftohen kandidatëve brenda 5 ditëve nga data e shpalljes, 17.12.2020.

Me anë të një shkrese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt “Mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të prokurorisë së posaçme”, kjo prokurori i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të shprehet në formë opinioni në lidhje me numrin e prokurorëve në këtë prokurori. Në këtë shkresë dhe në materialin shtesë pasqyrohen dhe statistika të hollësishme të ngarkesës në punë të prokurorëve të kësaj prokurorie., Këshilli vendosi me 8 vota pro dhe 1 kundër ( z. Kostaq Beluri) pë dhënien e një opinioni pozitiv për rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme nga 15 ne 20 prokurore.

Këshilli vendosi me 5 vota pro dhe 4 kundër ( znj. Nurihan Seiti, z. Alfred Balla, z. Gent Ibrahimi dhe z. Kostaq Beluri) për shpalljen e thirrjes për shprehje interesi përmes procedurës së komandimit të prokurorëve për këtë pozicion për një afat 2 vjeçar. Shprehja e interesit duhet të paraqitet jo më vonë se 2(dy javë) nga njoftimi për shprehjen e interesit në faqen zyrtare të Këshillit.

Më datë 19.11.2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur në faqen zyrtare 28 vendet për Drejtues Prokurorie pranë Gjykatës së Apelit dhe Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm si më poshtë. Mbas mbarimit të afatit ka rezultuar se i janë përgjigjur thirrjes për kandidim gjithsej 30 prokurorë për 21 zyra prokurorie, nga të cilat 16 Prokurori pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe 5 Prokurori pranë Gjykatave të Apelit. Pasi shqyrtoi dokumentacionin e sjellë nga kandidatët dhe bëri verifikimet e nevojshme, Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka vendosur shkualifikimin e kandidatëve për drejtues në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit të cilët vijnë nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, respektivisht : z. Lorenc Mërkuri që kandidon për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër; znj. Elidiana Kaso, që kandidon për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër; z. Lazër Çardaku që kandidon për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër. Komisioni vlerësoi se këta kandidatë nuk plotësojnë kushtin ligjor, 4 vjet eksperiencë në nivelin për të cilin kandidojnë, pra në atë të Apelit.

Gjithashtu, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës vendosi skualifikimin e katër kandidatëve: z.Altin Binaj kandidat për drejtues për Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë; z. Pelivan Malaj kandidat për drejtues për Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë; znj. Marsida Frashëri për kandidimin për Drejtuese në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës; z. Artan Shtrungza kandidat për drejtues për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë;

Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, vlerësoi se aplikimi i tyre (në rrugë elektronike dhe postare) ka ardhur jashtë afateve të përcaktuara në shpalljen e interesit, që ka qenë data 03.12.2020 ora 24.00.

Në përfundim të procedurës kualifikuese, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, vendosi kualifikimin e kandidatëve sipas listës më poshtë:

Elizabeta Imeraj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë
Anita Jella për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë Durrës
Kreshnik Ajazi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Elbasan
Violeta Shkurta për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Fier
Dhorina Theodhori për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë
Gentian Stoja për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë
Petrit Çano për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë
Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë
Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës
Farie Vata për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës
Arben Dyla për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lushnje
Erion Shehaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lezhë
Abaz Muça për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Mat
Dorina Bejko për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Pogradec
Lorenc Mërkuri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë
Sali Hasa për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë
Albert Murcaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
Arben Smaçi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
Marsida Frashëri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
Erion Çela për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
Aurel Zarka për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
Albert Kuliqi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
Arben Nika për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kurbin
Genti Xholi për Drejtues Prokuroria e Apelit Tiranë
Ludovik Doda për Drejtues Prokuroria e Apelit Durrës
Gjon Fusha për Drejtues Prokuroria e Apelit Gjirokastër

Janë 18 prokurori sipas listës më sipër ku vazhdon procedura e kandidimit.

Ndërkohë në 10 prokurori ku ose nuk ka pasur kandidatë, ose janë skualifikuar kandidatët, në mbështetje të nenit 90 të Kodit të Procedurave Administrative, përfundon procedura e ngritjes në detyrën e drejtuesit.

Prokuroritë ku përfundon procedura e ngritjes në detyrë në pozicionin e Drejtuesit janë si më poshtë:

Prokuroria pranë Gykatës së Apelit Shkodër

Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë

Prokurioria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Përmet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pukë

Prokuroria pranë Gjyatës së Shkallës së parë Kavajë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Berat

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tropoje

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli i larte i prokurorise keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen