"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Kikia: Këta që arrestohen në fshatrat e Krujës janë thjesht punëtorë krahu. U shfaroset familja po hapën gojë
22 Mars 2021, 22:04Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka komentuar vrasjen e Shkëlzen Kastratit, i cili u ekzekutua në Fier dhe një ditë më parë u vu në pranga 37-vjeçari Albert Zaja. Ky dyshohet të jetë vrasës me pagesë, së bashku me tre persona të tjerë që janë shpallur në kërkim.
Kikia në emisionin “Open” tha se këta janë thjeshtë “punëtorë krahu” që marrin përsipër të bëjnë vrasje dhe nuk guxojnë të zbulojnë detaje në dëshminë e tyre pasi u rrezikohet familja.
Kikia:Ka një zhvillim dramatik të botës së krimit vitet e fundit. Ata që quhen përmbarues, ku njerëz jo pjesë të botës së krimit të organizuar, por vrasës ordiner dhe këta që arrestohen në fshatrat e Krujës i quaj thjesht punëtorë krahu që marrin përsipër të bëjnë eliminime për paga shumë të vogla.
E keqja që ndodh në fund është që ky shërben dhe si autor i krimit në momentin e arrestimit, ky shkon në gjykatë dhe shërben si hallka e fundit. Këta njerëz, në momentin që angazhohen në këto lloj punësh, bëjnë betimin që nëse do tregojnë, u shfaroset familja e fisi dhe çdo lloj vendimi të rëndojë mbi ta, nuk hapin gojë për hallkën e radhës dhe kjo e ka vështirësuar. Ky është autori por porositësi është tjetër.
Marrë nga Top Channel
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KANADA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada, ku një 15 vjeçare me origjinë shqiptare, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksident aut...
TIRANË– Zëvendës ministri Julian Hodaj është përplasur me ish-drejtorin e Policisë, Arben Hajdarmataj, teksa flisnin për atentatin ndaj prokurorit Ar...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka shënjuar zonën e Fushë Krujës si një vend ku përgatiten vrasësit me pagesë. I ftuar në “Open”, Kikia tha se aty është ndër...
TIRANË– Ish-drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj është përplasur me zëvendës ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj. Teksa flisnin për atentat e ndodh...
DURRËS– Alket Buçpapaj, personi që plagosi me armë zjarri Arbër Tivarin mbrëmjen e sotme, është dënuar më herët me dy vite burg. Dosja.al ka mësuar ...
KUKËS- Bashkia e Kukësit, ka njoftuar për gjendjen aktuale në qytetin e Kukësi dhe në fshatrat përreth, të cilat janë përfshirë nga dëbora. Në njoftim thuh...