E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
KINË– Një zëdhënës i Partisë Komuniste kineze në provincën Xinjiang e ka kritikuar Britaninë, që këtë javë ka thënë se trajtimi i ujgurëve dhe minoriteteve të tjera është gjenocid. Ky zyrtar ka thënë se këto akuza janë “totalisht të pabaza” dhe “nuk përkojnë me fakte”.
Të paktën një milion ujgurë dhe minoritete të tjera, kryesisht myslimane, besohet se po mbahen në kampe në Xinjiang dhe ka dokumentime të abuzimeve dhe ndalimit arbitrar, të sterilizimit të detyrueshëm dhe punës së detyrueshme.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe parlamentet e Belgjikës, Holandës dhe Kanadasë e kanë akuzuar Pekinin për gjenocid.
Më 22 prill, Parlamenti britanik kaloi një propozim, duke deklaruar se ndaj ujgurëve dhe minoriteteve të tjera, kryesisht myslimane, janë duke u kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
“Ky propozim, që është miratuar nga pala britanike është totalisht i pabazë”, tha Xu Guixiang, që është zëdhënës i Partisë Komuniste.
“Ky vendim është marrë duke pasur për bazë deklarata të disa politikanëve, të disa të të ashtuquajtura institucione akademike, të ekspertëve dhe dëshmitarëve”, tha ai.
Qeveria kineze në vazhdimësi ka hedhur poshtë akuzat se po keqtrajton ujgurët, duke thënë se kampet janë mbyllur, por në këtë rajon ka qendra për të luftuar ekstremizmin.
Së fundmi, Human Rights Watch ka rekomanduar që të formohet një komision nga Kombet e Bashkuara për të hetuar pretendimet për keqtrajtime dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Daleep Singh më 23 prill tha se presidenti amerikan, Joe Biden do ta shfrytëzojë takimin e grupit G7, që do të mbahet në qershor, për të rritur presionin ndaj Kinës, që të ndalë punën e detyrueshme për banorët në Xinjiang.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Administrata e Joe Biden ka propozuar ish-ambasadorin Donald Lu për postin e ndihmësit të Sekretarit të Shtetit për çështjet në vendet e Azisë qend...
TURQI-Turqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për themeluesin e një platforme të tregtisë së kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer, i cili u arratis drejt ...
SHBA-Presidenti i SHBA Joe Biden do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikën në qershor, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që prej ardhjes në detyrë, k...
INDI– India është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19, me shifra alarmante dhe po kërkon ndihmë nga vendet e tjera për kurimin e pacientëve. Spitalet në ...
Albin Kurti, pak para se të bëhej kryeministër i Kosovës, pati thënë se reciprociteti me Serbinë do të jetë çështje ditësh apo javësh, e assesi çë...
SHBA– Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrimin e Ushqimit dhe Barnave ka hequr pauzën 10-ditore mbi vaksinën Johnson & Jo...
SHBA– Modelja Gigi Hadid në ditën e saj të lindjes është rrethuar me dashuri nga miqtë dhe familja e saj. Gigi hyn sot në vitin e saj të 26-të.Modelja amerikane...
ARZERBAJXHAN– Një skandal i madh ka ndodhur në politikën në Azerbajxhan ku politikani i njohur Hussenbial Mirelemovun, i cili mendonte se e kishte ndërprerë tak...
ITALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në qytetin e Veronas në Itali mbrëmjen e djeshme ku një i ri shqiptar ka sulmuar me thikë një 21-vjeçar italian.M...