LIVE UPDATES
Bota

Ministri malazez i Kulturës: Bogdanoviç: Kisha duhet të integrohet në sistem

16 Shkurt 2020, 16:47 Nga DOSJA
Ministri malazez i Kulturës: Bogdanoviç: Kisha duhet të

MALI I ZI- Protestat kundër ligjit të ri të për kishën në Mal të Zi vazhdojnë. Ligji në fakt po zbatohet, thotë në intervistë për DW, ministri malazez i Kulturës Aleksandar Bogdanoviç.

Zoti Minister, në Mal të Zi prej disa javësh protestohet kundër ligjit të ri të lirisë fetare. Që prej miratimit të tij me 27 dhjetor të vitit që shkoi, dhjetëramijëra priftërinj, besimtarë dhe përkrahës së Kishës Ortodokse Serbe dalin në rrugë për të kërkuar tërheqjen e ligjit. A nuk ju bën nervoz kjo ju, qeverinë në Podgoricë?

Në fillim më duhet të them se protestat e vazhdueshme e konfirmojnë faktin, që Mali i Zi është i aftë për të vepruar në mënyrë demokratike. Organizatat fetare, disa parti politike dhe një pjesë e popullatës ushtrojnë të drejtën e vet për ta shprehur lirshëm mosaprovimin. Përderisa këto protesta të jenë paqësore, është plotësisht e drejta e tyre, që nuk mund të shtypet në një farë mënyre nga askush, dhe aq më pak nga qeveria.

Nga ana tjetër është vendimi për të bërë atë, që kanë bërë thuajse të gjitha shtetet evropiane, që ta përfshijnë kishën në sistem dhe t‘i zgjidhin të gjitha çështjet sipas parimit të lirisë fetare. Qëndrimi i qeverisë së Malit të Zi këtu është i qartë: ligji i lirisë fetare, i cili si çdo ligj tjetër është miratuar në parlament dhe ka hyrë në fuqi, do të zbatohet. Ne garantojmë, që asnjë palë, për të cilën aplikohet ligji i ri, nuk do të ketë disavantazhe në ndonjë farë mënyre. Ligji nuk drejtohet as kundër Kishës Ortodokse Serbe dhe as kundër ndonjë komuniteti tjetër fetar.

Në fund të fundit pyetja kryesore është: përse një organizatë kishtare, që është e regjistruar në Serbi, nuk dëshiron të regjistrohet në Mal të Zi?

Ne kemi dashur ta zëvendësojmë ligjin e vitit 1977 me një ligj të ri, modern, që u përgjigjet standarteve evropiane. Komisioni i Venecias na ka mbështetur në këtë dhe ne dëshirojmë që nga ky ligj i ri të përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit.

Por a mendoni ju se arrestimi i gazetarëve gjatë aksioneve të protestave kontribuon në qetësimin e situatës së tensionuar?

Ne duam të garantojmë, që ligjet e vendit tonë të respektohen. Nëse kryhen vepra penale, shteti duhet të ndërhyjë. Dhe dua të theksoj se me ligjin e ri të dy komunitetet fetare (Kisha Ortodoke Malazeze dhe Kisha Ortodokse Serbe shënim i redaktorit) dhe besimtarët e tyre do të mund të shfrytëzojnë kishat e tyre, siç kanë bërë deri tani. Këtu nuk ka asnjë konflikt. Ne jemi shtet laik dhe respektojmë të drejtën e të gjithë qytetarëve për lirinë e fesë. Kjo liri dhe e drejta për të pasur pronë janë dy tema të ndryshme. Ne duhet të rregullojmë raportet e pronësisë dhe të shqyrtojmë, nëse ka raste të përvetësimit të paligjshëm të pasurisë.

Sidoqoftë, qeveria malazeze është zotuar të mbrojë gazetarët dhe burimet e tyre dhe të mbrojë lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes jo vetëm në ligjin e ri të mediave. Si përshtatet kjo me arrestimet e fundit?

Përmes ligjit të ri për mediat dhe legjislacionit të ri, që është miratuar nga qeveria dhe së shpejti do të shtrohet për diskutim në parlament, duam të përpiqemi të vendosim një mekanizëm të ri. Publikimet e papërgjegjshme në një pjesë të mediave në këtë situatë të tensionuar që jemi, të bazuara në fakenews dhe në manipulime, rrezikojnë paqen sociale. Kundër këtyre gjërave na është dashur të ndërmarrim hapat e nevojshëm.

Nëse ka prova, që një media përpiqet të krijojë panik dhe trazira dhe përhap për shembull njoftime të rreme të një diplomati të huaj, atëherë kjo gjithçka mund të jetë, por jo trajtim i përgjegjshëm i një teme. Shteti duhet të veprojë kundër këtyre veprave penale në bazë të së drejtës penale.

Dallimet mes malazezëve dhe serbëve kanë çuar gjithmonë në kundërshti. Një temë këtu është gjuha e përbashkët. A mund të forcohet identiteti kulturor dhe politik duke i dhënë të njëjtës gjuhë një emër tjetër?

Gjuha malazeze është gjuha zyrtare në Mal të Zi. Serbishtja, boshnjakishtja, kroatishtja dhe shqipja fliten po ashtu zyrtarisht. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë flet gjuhën malazeze dhe unë besoj se nuk ka kontroverse në këtë çështje. Siç e dini shpërbërja e Jugosllavisë ka sjellë ndryshime të mëdha gjuhësore në rajone. Gjuha e njohur deri më parë si serbo-kroate u riemërtua për herë të parë në Serbi dhe quhet zyrtarisht serbisht. Pastaj gjuha në Kroaci u shpall zyrtarisht si kroatisht. Atëherë në Bosnjë-Hercegovinë e njëjta gjuhë u emërtua zyrtarisht si boshnjakisht. Unë mendoj se Mali i Zi ka të njëjtën të drejtë objektive, ta quajë gjuhën e tij malazeze – si gjuhë zyrtare krahas katër të tjerave, që i përmenda në fillim. Është e drejta e një vendi sovran dhe e popullsisë së tij, që të përcaktojë vetë emërtimin e gjuhës së vendit, ashtu siç e kanë bërë edhe shtete të tjera në rajon.

Së fundmi zoti minister, ju keni folur në një intervistë për ardhjen e vazhdueshme të njerëzve nga Serbia në Mal të Zi, duke thënë se numri i tyre në 20 vitet e fundit është trefishuar. Cilat janë efektet e këtij migracioni?

Shumë njerëz nga rajoni, jo vetëm nga Serbia, vijnë në Mal të Zi për arsye të ndryshme. Shumica në kërkim të punësimit në turizëm apo ndërtimtari. Dhe rezulton se ata nuk janë të pakënaqur me jetën e tyre këtu. Qytetarët serbë, qytetarët e të gjitha vendeve të tjera, kanë qenë gjithmonë të mirëseardhur në Mal të Zi. Kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen. Duke iu referuar pyetjes tuaj: këtu nuk bëhet fjalë për imigrim. Janë kryesisht qytetarë të Malit të Zi, që deklaroheshin serbë në regjistrime. Sot përsa i përket shifrave ka me të vërtetë shumë më tepër njerëz sesa në vitet 1990-të apo më herët. Por kërcënimi gjoja i popullatës serbe është thjesht një propagandë e përhapur nga grupe të caktuara politike dhe media. Serbëve në Mal të Zi, si dhe gjithë njerëzve të tjerë në vendin tonë, pavarësisht se ç’prejardhje kanë, nuk do t’u thotë askush, se këtu nuk ka vend për ta. Siç mësuan për fat të keq malazezët në ditët dhe javët e fundit në rajonin fqinj.

Si i vlerësoni në këtë kontekst politik dhe kulturor qëndrimet e pakicës shqiptare dhe përfaqësimin e tyre politik?

Anëtarët e pakicës shqiptare, si të gjitha kombet e tjera, kanë të drejta të barabarta dhe janë të barazvlershëm në shoqërinë malazeze. Ne i besojmë plotësisht dhe tërësisht konceptit të shoqërisë civile. Përfaqësuesit politikë të pakicës shqiptare janë përfshirë tradicionalisht në qeverinë e Malit të Zi. Dhe ne jemi shumë krenarë për këtë. Kjo është dëshmi që pakica shqiptare njeh dhe pranon të gjitha vlerat e Malit të Zi të sotëm dhe jep një kontribut të rëndësishëm për këtë. Mali i Zi është një vend multikulturor, multietnik dhe multifetar. Ne i kushtojmë rëndësinë më të madhe këtyre vlerave. Përveç kësaj më duhet të them, se midis Malit të Zi dhe Shqipërisë ka marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore.

Në Mal të Zi deri më së voni në tetor 2020 do të mbahen zgjedhjet parlamentare. A mund të zhvillohen këtë verë zgjedhjet e parakohshme për shkak të situatës së tensionuar aktuale?

Ne nuk shohim ndonjë arsye për t’i afruar zgjedhjet parlamentare. Ne po përgatitemi për zgjedhjet e rregullta parlamentare, që do të mbahen në tetor. Qeveria ka arritur rezultate të shkëlqyera. Ne duam që të gjithë qytetarët e Malit të Zi të marrin pjesë dhe të vazhdojnë të ndjekin synimet tona strategjike. Një synim strategjik, që ne e ndjekim me angazhim të madh, është hyrja në BE.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksandar bogdanoviç kisha ne malin e zi perplasja serbi mali i zi aleksandar bogdanoviç kisha ne malin e zi perplasja serbi mali i zi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët