Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Bllokohen në Portin e Durrësit 180 fishekzjarre, procedohet 38-vjeçari
25 Dhjetor 2021, 08:51Nga DOSJA
DURRËS– Një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet B. P., banues në Dibër është proceduar penalisht pasi u kap me 2 kuti me lëndë plasëse piroteknike. Policia ndaloi të riun në Portin e Durrësit, duke u gjetur më pas në mjet 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e futjes dhe tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike në vendin tonë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Policia Kufitare në Portin e Durrësit kaloi për kontroll në vijën e dytë, automjetin e drejtaur nga B.P, të cilit i gjeti 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët iu sekuestruan. Në përfundim të veprimeve të para hetimore rë kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë personat që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm.
ITALI– Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me lëndë narkotike, të llojit kokainë të ndarë në 6 pako. I riu është arrestuar më 23 Dhjeto...
TIRANË– Nga data 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare do të duhet të dorëzojnë certifikatën e ...
Nga Αnastas Janullatos, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë ShqipërisëTIRANË – Në këto ditë festive, zakonisht përsëriten mendime, mesazhe dh...
TIRANË – Në respektim të masave anti-Covid dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes po zhvillohet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ng...
GREQI– Bilanc tragjik në Paros. 16 persona kanë mbetur të vdekur pas përmbytjes së varkës me vela. Roja Bregdetare shpëtoi 63 pasagjerë (61 burra, 2 gra) ...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, syri.net, shqiptarja.com e hapin me urimet dhe kremtimet e festës së K...
TIRANË– Skandali i publikimit të të dhënëve personale të shqiptarëve vazhdon të thellohet me një tjetër databazë. Në “WhatsApp” dje ka qarkulluar një...