LIVE UPDATES
Editorial

Kissingeri ndër ne

28 Maj 2020, 11:25 Nga DOSJA
Kissingeri ndër ne

1.

Ka ditë që po lexoj disa libra të lënë manash për kohë më të mira dhe njëkohësisht u kthehem herë pas here aktualiteteve, një konflikt i tmerrshëm mes narracioneve, përjetuar brenda ca minutash. Përfaqësuesi më i spikatur i varfërisë mendore në Kosovë sot e disa vjet, Hashim Thaçi, kishte deklaruar se Albin Kurti dhe grupi i tij duhet të ballafaqohen me drejtësinë. E shqiptuar prej një njeriu që personifikon kapjen e shtetit- për aq sa në Këshillin e Evropës është miratuar një dokument zyrtar ku emërtohet “grupi i Hashim Thaçit”-do të duhej të shkaktonte një kombinim përqeshjeje dhe druajtjeje për arsye të njëjta. Pra, është fyerje intelektuale që një person i tillë të flasë për “grupe” e për “ballafaqim me ligjin”, por fakti se është fyerje intelektuale nuk e amniston rrezikshmërinë e deklaratës. Varfëria mendore nuk është e parrezikshme- përkundrazi. Një gazetar e shkrimtar jo shumë i njohur amerikan , E.W. Howe, kishte lënë disa fjalë për t’u cituar e njëra prej tyre na hyn në punë sot. “Hajni beson se çdokush vjedh”.

2.

Ashtu siç nuk është varfëria mendore e parrezikshme, nuk është as epërsia intelektuale mburojë prej së keqes. Kjo është dilema të cilën e shtjellon në një biografi ndryshme të Henry Kissingerit autori Barry Gewen. Për të përshkruar kontekstin historik e intelektual të Kissingerit , autori u mor, mes të tjerash, me Leo Strauss dhe Hanna Arendt, dy intelektualë të spikatur hebrenj të Gjermanisë që arritën të iknin, sikur edhe familja e Kissingerit, nga pushteti i Hitlerit e të strehoheshin në Amerikë. Që të dy intelektualët, në mënyrën e vet, u përpoqën të krijonin një interpretim të thelluar të një konstatimi të thjeshtë e të përjetuar në lëkurën e tyre, se demokracia liberale nuk është digë kundër autoritarizmit. Pra, jo vetëm se është e mundur që nëpërmjet zgjedhjeve të fitojnë forcat që janë kundër demokracisë, por njëherë të vendosura në pushtet këto forca të zgjedhura me votë të lirë e demokratike fillojnë të vendosin sistemin e tyre autoritar, në të cilin ndarja e pushteteve dhe institucionet demokratike fillojnë o të shërbejnë si fasadë o të shemben krejtësisht. Pashmangshmëria e tragjedisë u quajt kjo gjendje dhe është titulli i librit. Në vija të trasha, ky përcaktohet të jetë momenti i ndarjes së dy rrugëtimeve intelektuale e politike për refugjatët intelektualë hebrenjgjermanë. Për Kissingerin ishte hyrje në atë që ai ndoqi me vite të tëra në diplomaci, real-politikë. Pra, në botë nuk ekzistojnë vektorë të tjerë të rëndësishëm pos baraspeshës së forcave. Çështjet si demokracia dhe të drejtat e njeriut janë të rendit dytësor a tretësor. Për Hannah Arendt, është një rrugëtim i cili kërkon që zëri i angazhuar intelektual e aktivizmi shoqëror të mbrojnë institucionet e demokracisë e të lirisë atëherë kur një shumicë me votën e tyre ia hap rrugën autoritarizmit.

3.

Dilema e brishtësisë së demokracisë liberale, natyrisht, nuk ka si të mos jetë lexim aktual në botë sot. Nuk dyshoj se ka njerëz në Amerikë që duke lexuar fillojnë të mendojnë për kontekstin kur ishkëshilltari i Sigurisë Kombëtare, gjenerali Michael Flynn, i cili ka pranuar krimin e fshehjes së kon takteve të tij me punonjës të Qeverisë ruse dhe për këtë është dënuar me burgim, u absolvua nga Qeveria amerikane. Apo të atillë që në Evropë analizojnë se si është e mundur që popujt që kanë dalë nga diktatura, sikur polakët dhe hungarezët, pas tridhjetë vjetësh i hapin rrugë autoritarizmit. Diplomati i njohur francez Alexis de Tocqueville, që i pari përshkroi për publikun evropian demokracinë amerikane, shkroi në shekullin XVIII se “nëse ndonjëherë institucionet e lira të Amerikës shkatërrohen, kjo ngjarje do t’i vishet omnipotencës së shumicës”. Në rastin e Kosovës nuk besoj se kemi të bëjmë me shumicën që çon te kapja e shtetit; në njëzet vjetët e kaluar nuk ka pasur një fuqi politike që të ketë sunduar vetëm. Por, duke marrë mësim nga Arendt, po ashtu nuk ka pasur forcë rezistence të shumicës ndaj kapjes së institucioneve të vendit. Shumica e kosovarëve nuk e sollën kapjen e shtetit, por shumica e kosovarëve lejuan që shteti të kapej. Fakti që kapësit simbolizohen nga varfëria mendore e H.Thaçit nuk flet aq për epërsinë e kapësve sa për dobësinë e shoqërisë.

4.

Pashmangshmëria e tragjedisë, koncepti me të cilin u rrit dhe jetoi Kissingeri – pra se gjërat janë të përcaktuara të shkojnë mbrapsht dhe njeriu e pushtetet duhet të marrin masa parandaluese- ka edhe simotrën e kundërt. Simotra është se gjërat, disi, do të bëhen mirë. Në formën më të sofistikuar, ky është besimi se demokracitë kanë institucione aq të forta sa t’u rezistojnë tundimeve e sulmeve. Në formën më rudimentare, është në besimin e thjeshtë që gjallon edhe ndër ne, se bëhet mirë. Në thelb, në që të dyja rastet ekziston besimi i forcave të historisë që ecin në një rrugë të veten autonome, herë të udhëhequra nga e mira , herë nga e keqja. Sikur ta kishte ditur shkrimtari gjerman W.G.Sebald , në njërën prej ligjëratave të tij të fundit përshkroi tërë historinë e Evropës, idenë e rastësive e forcave determinuese historike, apo çfarëdo që të hyjë në punë me këtë rrëfim biografik për Ödön von Horváth: “Tregimet nga Pyjet e Vjenës” u shkrua nga një hungarez që shkroi gjermanisht e që iku para se të hynin nazistët. Mori azil në Paris, ku pasi u konsultua me një lexuese, fati që e paralajmëroi që të shmangë qytetin e Amsterdamit, të mos hipë në tramvaj dhe assesi të mos hipë në ashensorë, eci nëpër Champs Elysee kur ra një degë e një peme dhe e vrau. Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial albin kurti dosjaeditorial hashim thaci tensionet ne kosove albin kurti dosjaeditorial hashim thaci tensionet ne kosove

Sondazh

Poll
Editorial 24 Maj 2020, 09:41

Rilindja na do të varfër por të lumtur

Nga Meri LikaTek “Luani dhe Njëbrirëshi: socializmi dhe gjeniu anglez”, një ese botuar në vitin 1940, George Orwell, shtronte nevojën për të transformuar sistem...

Editorial 24 Maj 2020, 09:08

Drejtesi e vonuar eshte drejtësi e mohuar…

“Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”, ka thënë Martin Luther King! Kanë kaluar vetëm pak ditë nga shembja  e ndërtesës së Teatrit Kombëtar që tronditi op...

Editorial 22 Maj 2020, 09:49

ANALIZA- Shkatërrojnë, se nuk ndëshkohen

Akti i rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë është edhe një arsye më shumë për të reflektuar dhe konstatuar se veprimet e tilla të pushteteve nuk janë të rastë...

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK