LIVE UPDATES
Editorial

Astrea, Perëndesha e Virgjër e Drejtësisë, është ç’virgjëruar nga Politika!

26 Maj 2020, 20:12 Nga DOSJA
Astrea, Perëndesha e Virgjër e Drejtësisë, është

TIRANË– Drejtësia e re, e shumëpritur, që do të shdërronte sitemin e padrejtësisë në atë të drejtësisë ku ligji është i barabartë për të gjithë, nuk po duket gjëkundi. Në mitologjinë Greke, drejtësia personifikohej nga perëndesha e virgjër Astrea’s, e cila u largua drejt qiellit kur njerëzit filluan të zhvasnin njëri-tjetrin dhe ligjin e bënte më i forti. Ajo u largua drejt qiellit, duke i’u betuar banorëve të Tokës se do të kthehej vetëm kur ata të jetonin në paqe dhe kur drejtësia të sundonte kudo. Nuk mjaftuan as milionat e ndërkombëtarëve apo edhe gardianët EULEX dhe OPDAT, që të shëronin sistemin tonë gjyqësor nga vesi i korrupsionit dhe nga varësia e tij nga politika. Ndërkombëtarët u përpoqën që ta fekondonin Astrean shqiptare me spermatozoidë antikorrupsion me metodën moderne “in vitro”, por pa sukses. Për të justifikuar milionat e derdhur nga taksapaguesit euro – amerikan, ndërkombëtarët e dorrëzuan Asterian te pushtetari i radhës për fekondim natural. Mjafton që në letra të kishin një drejtësi të re. E mësuar të prostituonte me politikanët e radhës sa herë që ndërrohej pushteti, edhe drejtësia e re nuk bëri përjashtim nga tradita. Mjaftoi një dokument konfidencial ku Presidentit të Republikës i propozohej nga ndërkombëtarët një “Pazar” në zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për të parë që tyli i bukur antikorupsion prerë me delikatesë nga rrobaqepesit “OPDATEULEKS” të bjerë dhe ne të gjithë të shohim drejtësinë lakuriq. Një prostitutë e politikanëve dhe zarfave nën tavolinë.

Shashkat e Ambasadores dhe Rruspa mbi Teatrin e Drejtësisë.

Dy ditë më parë, Ambasadorja Kim, hodhi një shashkë tymuese, ku aludonte se aktorët politik po bëjnë pazare në kurriz të reformës në drejtësi. U vunë në radhë politikanët të akuzonin njëri-tjetrin për cilin politikan e kish Ambasadorja. U shpenzuan orë të tëra nëpër studio televizive për të nxjerrë “qimen nga qulli” që hodhi Ambasadorja Kim. Pyetja shtrohet: kush ka në dorë reformën? Opozita e Bashës ka vetëm çelësat e kashtës se është jashtë çdo pushteti. Presidenti Meta, me ndryshimet kushtetuese ka kompetencë të dekorojë veteranët, si dhe të vonoj vetëm ca ditë një ligj që miraton qeveriparlamenti. Madje kur nuk i përshtatet maxhorancës mund ta zëvendësojë me një notere buzë Lanës edhe me pëlqimin “ambasadorial”. Tani edhe gurin edhe arrën i ka në dorë vetëm qeveriu që mund të nxjerri ligje edhe nga FB. Kështu që Ambasadorja mund të na kursejë këtë lojë konspirative. Nëse nuk mund t’ia thotë ballazi, mjafton të komunikoj me K/ministrin me mesazhe në FB. Ne na mjaftoi rruspa mbi teatrin ku u shkelën një zinxhirr ligjesh, për të kuptuar se kush e ka “përdhunuar” virgjëreshën Astrea të drejtësisë.

Astrea dhe Opozita…

Mjafton të shohësh mënyrën antiligjore dhe arrogante se si rruspat e shtetit i morën shpirtin teatrit që as tërmeti nuk mundi dot, për të kuptuar se as opozita e as drejtësia nuk e frikësjnë as qeverinë, e as bashkinë. Nga ligji Fusha te ligji Kodra. Nga ligji Kodra te ligji Rruspa, qentë le të lehin, kadrinjtë le të çirren, revolucioni arroganto-fadromist vazhdon! Lëvizjet okulte të liderit Basha, shoqëruar me një buzëqeshje naive, fëminore, nuk i bindin shumë shqiptarët që janë një shoqëri maskiliste. Ata janë mësuar me prijës të fortë, burra të besës që dinë t’i vënë gjoksin furtunës edhe nëse “kundërshtarët” janë Ambasadorët e Fuqive të Mëdha. Që Perëndesha e Drejtësisë Astrea të kthehet në Shqipëri, Basha dhe gjithë ekipi i tij, duhet të tridhen nga testet e korrupsionit dhe t’i japin garanci se nuk do ta përdhunojnë ashtu siç bënë pushtetarët e mëparshëm.

Astrea po na vëzhgon nga lart. Ajo do të vijë edhe në Shqipëri kur ne do të respektojmë ligjin si të vetmin Shenjt!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial astrea ilir gjini perendesha e drejtesise astrea ilir gjini perendesha e drejtesise

Sondazh

Poll
Editorial 24 Maj 2020, 09:41

Rilindja na do të varfër por të lumtur

Nga Meri LikaTek “Luani dhe Njëbrirëshi: socializmi dhe gjeniu anglez”, një ese botuar në vitin 1940, George Orwell, shtronte nevojën për të transformuar sistem...

Editorial 24 Maj 2020, 09:08

Drejtesi e vonuar eshte drejtësi e mohuar…

“Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”, ka thënë Martin Luther King! Kanë kaluar vetëm pak ditë nga shembja  e ndërtesës së Teatrit Kombëtar që tronditi op...

Editorial 22 Maj 2020, 09:49

ANALIZA- Shkatërrojnë, se nuk ndëshkohen

Akti i rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë është edhe një arsye më shumë për të reflektuar dhe konstatuar se veprimet e tilla të pushteteve nuk janë të rastë...

Editorial 19 Maj 2020, 17:29

Pak burra të mirë…

Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesan. Mos u trishto,...

Editorial 18 Maj 2020, 08:44

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka reaguar për premtimin e Lulzim Bashës se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë nga e para siç ishte Teatri Kombëtar ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen