All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Editorial

Kuvendi, paradoksi i vendeve vakante si devijim nga përgjegjësitë ligjore

24 Maj 2020, 12:32 Nga DOSJA
Kuvendi, paradoksi i vendeve vakante si devijim nga përgjegjësitë
All - Paragraf - 1

TIRANË –Kuvendi i Shqipërisë ka tre funksione bazë, ku funksioni elektoral (për të zgjedhur) është funksioni i dytë thelbësor i tij. Kuvendi zgjedh kryetarin e KLSH (me propozim të Presidentit), zgjedh anëtarë të institucioneve të ndryshme kushtetuese ose të krijuara me ligj, si dhe plotëson vendet vakante të krijuara gjatë mandatit të tyre në rast dorëheqje, në rast largimi për arsye të tjera ose në rast të ndryshimit të ligjeve organike që lidhen me këto institucione. “Kushtetuta” e Kuvendit është Rregullorja e Kuvendit, neni 111 i të cilës, përcakton detyrimin se për zgjedhjen e organeve kushtetuese dhe të atyre të krijuara me ligj “kandidaturat duhet të propozohen 45 deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të organit dhe jo më vonë se 10 ditë pas shkarkimit të anëtarit të organit kushtetues apo të krijuar me ligj. Me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjëherë komisionit përkatës, i cili vendos nëse kandidaturat i plotësojnë kushtet ligjore brenda tre javëve nga marrja e kërkesës. Në të gjitha rastet, komisioni përkatës, brenda afateve të përcaktuara në këtë nen, shqyrton përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature. Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin për kandidatët në seancë plenare brenda një jave nga paraqitja e raportit të komisionit përkatës dhe jo më vonë se 30 ditë nga mbarimi i mandatit ose nga data e shkarkimit”.

Në monitorimin e Institutit të Studimeve Politike (ISP) për aktivitetin dhe vendimmarrjen parlamentare vazhdimisht theksojmë gjetje, rekomandime dhe vlerësime pozitive apo kritike për Kuvendin dhe vendimmarrjet e tij në raport me Rregulloren dhe Kushtetutën. Monitorimi dhe qëndrime të tilla janë në interes publik, janë instrumente të demokracisë funksionale dhe janë në dobi edhe të vetë Kuvendit dhe rolit të tij në sistemin politik dhe jetën politike në vend. Në këtë kontekst është legjitime pyetja: Kuvendi kontrollon dhe merr vendime për “të tjerët”. Pyetja është, po Kuvendin vetë, kush e kontrollon? Kur Kuvendi shkel Rregulloren e tij dhe nuk i përmbahet detyrimeve kushtetuese e ligjore, kush mban përgjegjësi dhe kush jep llogari? Në praktikat e vendeve demokratike Kuvendi vetë ka institucione vet-kontrolluese brenda tij dhe deputetët e grupet e ndryshme parlamentare e ushtrojnë kontrollin përmes komisioneve, seancave apo mbledhjeve në strukturat e Kuvendit. Në rastin tonë nuk asnjë deputet ose grup parlamentar nuk ankohet dhe nuk shqetësohet për shkeljet e afateve ligjore të Kuvendit, ndaj kjo praktikë nuk aplikohet. Vetë Kuvendi nuk ka instrumente kontrolluese brenda tij dhe strukturat përgjegjëse të ligjshmërisë janë organe të varura nga vullneti politik, ndaj nuk mund të kritikojnë ata që i emërojnë. Kuvendi ynë i ka dhënë një pozitë të privilegjuar në këtë proces Komisionit të Ligjeve, i cili për nga përbërja dhe funksionimi, mbetet një Komision shumë më pak cilësor, përfaqësues dhe funksional sesa i njëjti komision, p.sh, në legjislaturën e kaluar parlamentare të së njëjtës mazhorancë.

Bazuar në këto fakte dhe të tjera të njëjta me to rezulton se Kuvendi vetë nuk ka arritur të përmbushë detyrimet që burojnë nga Rregullorja dhe legjislacioni në fuqi, mekanizmat e brendshëm nuk kanë arritur të shmangin boshllëqet e krijuara, Komisioni i Ligjeve nuk ka sjellje ligjore sa do të duhej, dhe për rrjedhojë, Kuvendi vijon të ketë një numër të madh vendesh vakante të paplotësuara dhe në përgjegjësinë direkt ose indirekte të tij. Nëse kryetari i KLSH kërkon ndarje përgjegjësie me Presidentin vetë Kuvendi nuk e ka ngritur asnjëherë si shqetësim vendin vakant prej 16 muajsh, po ashtu disa vende të tjera vakante në përgjegjësi direkt të Kuvendit (siç janë renditur në tabelë), vijojnë të jenë jashtë axhendës parlamentare. Rekord mban vendi vakant në AIDSSH (24 muaj), apo vende në KD të RTSH, ku vjet Kuvendi zhvilloi edhe seanca dëgjimore me disa kandidatë. Ka pasur edhe raste kritike në standardet e dyfishta të aplikuara, si p.sh, në zgjedhjen e anëtarëve të Bordit në INSTAT, të AMF-së, etj, mangësi që janë evidentuar në raportime tona të mëparshme dhe për të cilat nuk ka pasur reflektim as nga Kuvendi dhe as nga individët përfitues & institucionet e lidhura me të.

Një Kuvend transparent dhe llogaridhënies është në interes thelbësor të përpjekjeve për demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës, pavarësisht nëse në momente të caktuara, për shkak të vendimmarrjeve politike ai përkohësisht përbëhet nga mazhorancë e opozitë të fortë, mazhorancë pa opozitë efektive, apo mazhorancë dhe një opozitë simbolike.

Marrë nga Instituti i Studimeve Politike

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial kuvendi i shqiperise kuvendi i shqiperise

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Editorial 24 Maj 2020, 09:41

Rilindja na do të varfër por të lumtur

Nga Meri LikaTek “Luani dhe Njëbrirëshi: socializmi dhe gjeniu anglez”, një ese botuar në vitin 1940, George Orwell, shtronte nevojën për të transformuar sistem...

Editorial 24 Maj 2020, 09:08

Drejtesi e vonuar eshte drejtësi e mohuar…

“Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”, ka thënë Martin Luther King! Kanë kaluar vetëm pak ditë nga shembja  e ndërtesës së Teatrit Kombëtar që tronditi op...

Editorial 22 Maj 2020, 09:49

ANALIZA- Shkatërrojnë, se nuk ndëshkohen

Akti i rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë është edhe një arsye më shumë për të reflektuar dhe konstatuar se veprimet e tilla të pushteteve nuk janë të rastë...

Editorial 19 Maj 2020, 17:29

Pak burra të mirë…

Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesan. Mos u trishto,...

Editorial 18 Maj 2020, 08:44

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka reaguar për premtimin e Lulzim Bashës se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë nga e para siç ishte Teatri Kombëtar ...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë