LIVE UPDATES
Aktualitet

KKT jep 13 leje për hotele e vila në bregdet, kalon edhe ndërhyrja tek Muzeu Historik i Arteve të Bukura

24 Mars 2021, 07:19 Nga DOSJA
KKT jep 13 leje për hotele e vila në bregdet, kalon edhe

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi 47 vendimeve në mbledhjen e fundit të mbajtur javën e shkuar ku duket se vëmendja është përqendruar tek lejet e ndërtimit për hotele e vila në bregdet nga Shëngjini e deri në Hamallaj, Palasë, Dhërmi, Jalë e Borsh. Në të njëjtën mbledhje ka kaluar edhe leja e ndërtimit për kompleksin Lura 5 në zonën e Ishmit.

Energjia ka pasur një seri vendimesh të lidhura këto me leje për infrastrukturë ndërtimi për objekte të tilla si linja ajrore dyfishe Tirana-Rashbull, apo Unaza e Tiranës loti 2. Një tjetër vendim është ai për testimet në Shpirag 4 që do të kryhen nga kompania Shell Upstream Albania.

Në infrastrukturë ka pasur vendime të tjera ku në sy bie ajo për ndërtimin e rrugës Porto-Romano Loti 3 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që hasi në fazat e tenderimit një sërë ngërçesh. Ndërkohë që Bashkia e Vlorës ka vendosur të rehabilitojë rrugën nga Uji i Ftohtë në Orikum dhe së fundmi ka marrë edhe lejen e ndërtimit. Të paktën tre leje janë dhënë për Bashkinë e Tiranës në lidhje me ndërtimin e tre shkollave.

Një tjetër vendim që bie në sy është ai për Muzeun Historik të Arteve të Bukura ku është dhënë leje ndërtimi për restaurim dhe rikonstruksion. Në titullin e vendimit bie në sy edhe fjala “shtesë” çka e bën të paqartë ndërhyrjen që do të kryhet pra nëse do të ketë shtesë me një objekt të ri bashkë me atë aktual.

Po kështu është parashikuar edhe një vendim që ka në objekt “Restaurimin, rikonstruksionin dhe rinovim të Sallës së Koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë”, me zhvillues Ministrinë e Kulturë.

Vendimet e KKT

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Finiq.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Belsh.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Parku rekreativ Vlorë”, me vendndodhje në
Bashkinë Vlorë, me zhvillues Bashkinë Vlorë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i qendrës multifunksionale, Bashkia Kamëz”, me
subjekt zhvillues Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Restaurimi, rikonstruksioni, shtesë dhe rehabilitimi i
hapësirave në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura”, me zhvillues Ministrinë e Kulturës.

Leje Ndërtimi për objektin: “Restaurimi, rikonstruksioni dhe rinovim i Sallës së Koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë”, me zhvillues Ministrinë e Kulturës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Magazinave në Brar”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Kulturës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shkolla e mesme 5 Maji”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shkolla për arsimin e mesëm “Dalip Topi”, me vendndodhje në rrugën “Shefqet Kuka”, Bashkia Tiranë”, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Drejtoria e Higjienës”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin “Ndërtimi i Institutit të Policisë Shkencore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Leje Infrastrukture Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i rrugës Roskovecrrethrrotullimi Poshnje”, me vendndodhje në Bashkinë Roskovec dhe Bashkinë UraVajgurore, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rehabilitimi i Rrugës Uji i Ftohtë – Orikum dhe ndërtimi i dy by-passeve”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Bashkinë Vlorë.
Leje Infrastrukture Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Rrugës Porto Romano, Loti 3”, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Linja Ajrore dyfishe Tirana – Rrashbull dhe Unaza e Tiranës 110 kV, Loti 1, Nënstacioni i Ri Tirana 3”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Unaza e Tiranës 110 kV Loti 2”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Linja ajrore me dy qarqe 400/220kv Tirana 2 -Rrashbull”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a.
Leje Infrastrukture Ndërtimi për objektin: “Ndërhyrjet në infrastrukturë në “Syrin e Kaltër”, me vendodhje në Bashkine Finiq”, me zhvillues Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Leje Zhvillimi për objektin: “Korpusi Avokatia”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Dhomën Kombëtare të Avokatisë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Depozitat LPG”, me vendndodhje në Bradashesh, Bashkia Elbasan, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kurum International” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Testimi i pusit Shpirag 4”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Shell Upstream Albania B.V” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Parku fotovoltaik Blue 1”, “Parku fotovoltaik Blue 2” dhe “Infrastruktura e lidhjes me rrjetin elektrik”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me zhvillues shoqëritë “Matrix Konstruksion” sh.p.k dhe “Blessed Investment” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë shitje me pakicë të karburanteve”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kevuçi” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë furnizimi me hidrokarbure”, me vendndodhje në Bashkinë Kuçovë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Terminali Kucovë” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion Bujtina “Kol Gjoni” dhe objekt shtesë në funksion të objektit ekzistues”, me vendndodhje në Bashkinë Tropojë, me zhvillues Z. Kol Jubani, Znj. Vera Jubani dhe Z. Bledar Jubani.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi bar-restorant, pishina dhe pontil në funksion të Resortit turistik “White Rocks Resort”, në Fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues Eurocol sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Drymades Villas”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “White Wave Hotel Design”, me vendndodhje në Palasë, Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Altea Invest” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel dhe shërbime”, me vendndodhje në Livadh, Bashkia Himarë, me zhvillues Z. Sokol Masha.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Shërbimi dhe Hotelerie 1 dhe 4 kate me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në shëtitoren Borsh, Bashkinë Himarë, me zhvillues Z. Hito Lala.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukture hotelerie, Jale”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues “Jala Investment” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë bujtinë me papafingo Gjilekë, Vlorë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Z. Julian Dajti.
Për një ndryshim në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Resorti Turistik “Lura 5”, Ishëm, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Resorti Turistik “Lura 5”, Faza 1, Ishëm, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel 4 kat me 1 kat nëntokë dhe pishinë “FT Menagement & Events”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvilllues shoqërinë “FT Menagement & Events” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe rekreativ”, me vendndodhje në Hamallaj, Bashkia Durrës, me zhvillues “S&D Invest” sh.a.
Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi”, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvilllues shoqërinë “Bonita & Brilliant” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt me funksion akomodim dhe shërbime, Shëngjin”, me vendndodhje ne Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvilllues shoqërinë “Rozafa A” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, hoteleri dhe shërbimesh me 1 kat nëntokë qendër tregtare dhe 3 kate parkim, Rruga “Medar Shtylla”, Bashkia Tiranë”, me zhvillues “Nova Construction 2012” sh.p.k,
Leje Zhvillimi: “Objekt pikë grumbullimi dhe përpunimi produkteve bujqësore (shegë)”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me subjekt zhvilllues Z. Izmir Lakti.
Leje zhvillimi për objektin: “Magazinë 1 kat, Bashkia Shkodër”, me zhvillues Z.Elis Ferracaku.
Leje për ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Godinë Industriale për përpunimin, miksimin dhe paketimin e frutave dhe rrënjëve, me vendndodhje në Bashkinë Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Capital Resources” sh.p.k.
Leje për ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit dhe shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtim Hidrocentraleve “Backa 1”, “Backa 2” “Backa A”, “Backa B”, “Backa C”, me subjekt zhvillues “Kroi Mbret Energji” sh.p.k.
Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Rikonstruksion Ish Hotel Dajti, Bashkia Tiranë”, me zhvillues Bankën e Shqipërisë.
Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Kompleks turistik Amadeus Palace”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Amadeus Palace” sh.p.k.

Marrë nga Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet këshilli kombëtar i territorit kkt këshilli kombëtar i territorit kkt

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet