“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Kërkonte seks dhe para në këmbim! KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin Roland Hysi
11 Tetor 2021, 12:04Nga DOSJA
TIRANË– KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD Artur Metani për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Roland Hysi dhe ndërprerjen e marrëdhënieve financiare të tij.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i kërkoi KLGJ hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Roland Hysi, i cili është dënuar për ngacmim seksual. Një video e publikuar nga emisioni ‘Stop’ zbuloi se Hysi, kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale një grua, me kusht që ti jepte kujdestarinë e fëmijës. Në atë video, Hysi deklaronte se mund të shikojë edhe ngjyrën e të brendshmeve dhe se atij nuk i shpëton asgjë.
“Kush ka besim te mua, ka fituar botën. Kam qenë 25 vjeç kryetari i Gjykatës së Bajram Currit…,kam qenë 25 vjeç,…. 93 -’95 dhe kur bridhja me 4 varëse floriri …. dhe kur bëja stërvitje dhe kur i kisha të gjitha …, e di si më rrinin nga mbrapa…? Në këmbë. Unë i trajtoj njerëzit si zyrtar dhe tërë jetën më kanë ardhur nga mbrapa më luteshin edhe sot e kësaj dite të njëjtën gjë kam…Më dëgjo një çikë Landin! Vetëm më dëgjo..! Të q… dhe më beso për këtë…! Të q…të gjithë më luten! Të të garantoj! Jam një mashkull i devotshëm, jam një mashkull potent dhe me autoritet!…”- thoshte Hysi.
Vepra penale sipas ILD-së është kryer me dashje direkte, me motiv kryesor përfitimin e një shume të konsiderueshme monetare, si dhe kërkimi i favoreve seksuale përkundrejt dhënies së një vendimi civil, në favor të njërës palë në proces gjykimi nga gjyqtari R.H.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR- Pas 3 vitesh nga vdekja e minoritarit grek, Konstantinos Kacifas nëna e tij, Vasiliki Kacifas është shprehur e zhgënjyer nga drejtësia shqipta...
GJIROKASTËR– Babai i Kostandin Katsifas, Jani Katsifas ka folur për ABC pas përfundimit të hetimeve për vdekjen e djalit të tij, 3 vite më parë në Bu...
Aktualitet11 Tetor 2021, 12:10
TIRANË– Ministria e Infrastrukturës ka shpallur si fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turk, i cili as më ...
ELBASAN- Një makinë ka shpërthyer dhe është përfshirë nga flakvt disa minuta më parë në qytetin e Elbasanit.Sipas informacioneve paraprake dyshohet se automjet ...
TIRANË – Reshjet kanë pushtuar territorin e vendit që nga mbrëmja e djeshme. Ndryshimi i motit ka sjellë probleme në disa qytete të vendit, duke krij...
TIRANË- Sot do të organizohet sërish një protestë përballë kryeministrisë për rritjen e çmimeve.Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, ka shkruar në ‘Fa...
TIRANË – Gazetari Erjon Skëndaj ka raportuar ditën e sotme situatën nga spitali infektiv lidhur me pandeminë e Covid-19. Ai ka thënë se numri i shtr...