LIVE UPDATES
Aktualitet

“Klodiani tentoi të më përdhunonte”, zbardhe dëshmia e pacensuruar e 16-vjeçares

30 Nëntor 2021, 14:33 Nga DOSJA
“Klodiani tentoi të më përdhunonte”, zbardhe

TIRANË– Klodian Çalamani, 39-vjeçari i cili akuzohet se vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit më 16 Nëntor 2021, ka qenë i dënuar në vitin 2006 për një tjetër ngjarje, atë të heqjes së paligjshme të lirisë. Por historia e 15 viteve më parë është më e rëndë nga sa është thënë në media. Për herë të parë, emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka zbuluar dëshminë e vajzës 16-vjeçare në atë kohë, e cila ishte marrë peng nga Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu, ky i fundit xhaxhai i Mateos.

Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu mbajtën me dhunë një vajzë 16-vjeçare në shtëpinë e 39-vjeçarit Çalamani, pikërisht në të njëjtin vend ku u vra Mateo. Uniko ka publikuar ekskluzivisht dëshminë e vajzës 16-vjeçare, e cila thotë se Çalamani dhe Florian Vasiu tentuan ta përdhunonin. Por çuditërisht Gjykata e Fierit në atë dënoi Klodian Çalamanin me 4 vite burg për heqje të paligjshme të lirisë dhe jo për tentativë përdhunimi. Ndërsa Florian Vasiu nuk u dënua.

16-vjeçarja mundi të shpëtonte në atë kohë falë ndërhyrjes së Ligor Vasiut, babait të 8-vjeçarit Mateo, i cili dëgjoi zhurma në shtëpinë e Çalamanit dhe largoi 16-vjeçaren prej andej. Vajza 16-vjeçare ka qenë komshi me shtëpinë e Çalamanit dhe të familjes Vasiu, ndërsa sot nuk banon më në Shqipëri.

KALLËZIMI I 16-VJEÇARES NË ATË KOHË NË POLICINË E FIERIT MË 9 MAJ 2006:

16-vjeçarja: Jam me banim në fshatin Grecali të komunës qendër, në shtëpi jetoj me prindërit dhe vëllain. Jam nxënëse në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi” në Fier ku jam nxënëse e vitit të dytë. Sot pasdite rreth orës 18:00 unë kam qenë në rrugë përpara shtëpisë time, aty vjen shtetësja Elsa Çalamani e cila më thotë hajde të shkojmë deri tek dyqani që të blejmë bebelina për fëmijë. Unë i thashë që nuk vij pasi nuk isha veshur mirë pasi kisha shapka të vjetra të veshura.

Ajo më tha hajde se të jap unë shapka tek shtëpia ime. Në këtë kohë ajo më bindi që të shkonim tek shtëpia e saj për të marrë shapkat. Unë pa hyrë në shtëpi e kam pyetur Elsën që është Klodi në shtëpi pasi kisha frikë nga ai. Elsa më tha që nuk është dhe mos ki frikë nga ai se jam unë këtu. Unë hyra brenda në shtëpi. Pa hyrë brenda te dhoma që rrinë ata, më doli përpara Klodi, i vëllai i Elsës, i cili kishte një biçak me vete. Elsa e pa biçakun dhe i tha ma jep mua. Klodi ia dha. Në këtë kohë, Elsa më dha disa fletore për të cilat më tha që t’i lexoja pasi sipas saj i kishte shkruar i vëllai i saj i cili quhet Albert, për mua.

Në ato momente unë nuk po ndihesha mirë pasi aty po rrinte prezent Klodi, në këtro momente Klodi bën sikur ikën. Elsa më tha hajde ulu, dera ishte e hapur dhe pas dere ishte shtetasi Florian Vasiu, të cilin nuk e kisha parë më parë. Në këtë moment hyn përsëri Klodi dhe mbyll derë. Unë u ngrita për të ikur. Klodi bashkë me Florin nuk më lanë që të ikja. Në këtë kohë unë tentova përsëri që të ikja, ata më shtynë përsëri dhe Elsa iku më la vetëm me ata të dy. Klodi mbylli derën. Unë i thashë që çfarë keni me mua.

Ata më shanë dhe filluan që të më qëllonin. Në këtë kohë, Flori më thotë që kë ke futur ti që të më rrahin, unë i thashë që nuk di gjë. Klodi më shty dhe më shtriu në krevat, ndërsa Flori i thoshte që lere se do vijë policia, ndërsa Klodi i thoshte që nuk e lë, dhe po më shtrëngonte dhe më tha që dua të lë një shenjë në gjoks me të kafshuar. Flori dilte herë pas herë në rrugë për të parë. Klodi më ngriti bluzën por nuk ma hoqi dot pasi nuk e lashë. Më pas ka ardhur i vëllai i Florianit, i cili quhet Ligor Vasiu, u tha atyre që çfarë po i bëni kësaj. Ata i thanë që s’ke punë ti se çfarë po bëjmë ne. Më pas me ndihmën e Ligorit jam larguar për në shtëpinë time.

Në ato momente më kapi prej bluze Klodi. Unë u ula dhe bluza i ngeli në dorë Klodit dhe në shtëpi kam shkuar vetëm me sutjena. Më pas më ka shoqëruar policia për në komisariat. Dua të them se pas gjithë kësaj që ka ndodhur, më ka marrë në telefon Flori ku në telefon ka folur nëna ime, ku Flori i ka thënë që mos denonco në polici se do t’u q* ropt, si dhe dua të them që ata tentuan të kryenin marrëdhënie me mua por nuk arritën dot që ta realizonin qëllimin e tyre dhe ishte fati im që erdhi Ligori.

Gjatë momentit që ata po ushtronin dhunë ndaj meje dhe mëkishin hequr njërën bluzë, Klodi ka tentuar disa herë për të më hequr pantallonat por sapo m’i ulte deri në gjysmë tek gjunjët ka hyrë Ligori. Gjë tjetër nuk kam për të shtuar.

OPGJ: Jeni në gjendje të përcaktoni orenditë shtëpiake tek banesa e Klodianit?

16-vjeçarja: Tek shtëpia e Klodianit ishin këto orendi; në mes të dhomës ishte një rezistencë, tre krevate tek prej suste, një dritare, një komedin, njëri nga krevatet ishte divan i vjetër dhe me mbajtëse rrobash. Mua më kanë shtrirë tek krevati i mesit, krevatet ishin të mbuluar me batanije.

OPGJ: Keni qenë herë tjetër në shtëpinë e Klodianit?

16-vjeçarja: Jo nuk kam qenë asnjëherë tek shtëpia e Klodianit.

Marrë nga tvklan.al

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani mateo vasiu klodian çalamani mateo vasiu

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët