LIVE UPDATES
Aktualitet

KLP ndryshon rregullat, drejtuesit e prokurorive zgjidhen pa veting

2 Nëntor 2020, 09:27 Nga DOSJA
KLP ndryshon rregullat, drejtuesit e prokurorive zgjidhen pa veting

TIRANË- Me 6 vota “pro” dhe 3 vota “kundër”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të mërkurën ndryshimin e rregullores për rekrutimin dhe karrierën e prokurorëve, duke i dhënë të drejtën vetes që të kryejë verifikimin e pasurisë dhe të figurës së prokurorëve që do të kandidojnë për drejtues të prokurorive, pa kaluar procesin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK dhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA.

Gjithashtu, KLP-ja ka vendosur që t’i bëjë kontroll pasurie dhe figure kandidatëve që e kanë kaluar procesin e rivlerësimit për periudhën pas filtrimit të tyre nga KPK-ja dhe KPA-ja. “Këshilli vlerësoi se procesi i vetingut nuk duhet të pengojë e aq më pak të shërbejë si justifikim që Këshilli të mos realizojë procese shumë të rëndësishme për karrierën e prokurorëve ku përfshihet edhe ngritja në detyrë,” tha KLP-ja nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Këshilli shtoi se ligji i ngarkon në mënyrë eksplicite të drejtën dhe kompetencën për të kryer verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve dhe më pas të kryejë edhe procedurat e vlerësimit dhe pikëzimit.

“Këtë kompetencë që ligji i ka dhënë Këshillit, ai nuk mund t’ia delegojë një organi tjetër siç është Komisioni i Pavarur të Kualifikimit,” shtoi KLP-ja.

Ky vendim i KLP-së merr një rëndësi të veçantë pasi aktualisht, nga 29 prokurori rrethesh gjyqësore dhe 6 prokurori të apelit që ka Shqipëria, vetëm 3 drejtues kanë emërim të përhershëm, ndërsa pjesa tjetër janë me emërim të përkohshëm. Ndërkohë, KLP-ja ku maxhorancën duhet ta kenë anëtarët e ardhur nga radhët e prokurorëve ka 2 vakanca, duke i dhënë maxhorancën anëtarëve jo prokurorë, të cilët nuk votohen nga Këshilli i Prokurorisë, por nga Kuvendi.

Kryetari i KLP
I pyetur nga BIRN, lidhur me atë çfarë mund të sillnin ndryshimet e rregullores së karrierës së prokurorëve, kryetari i KLP-së, Genti Ibrahimi, tha se këto ndryshime synonin t’i jepnin mundësi Këshillit “të operojë më shpejt,” për promovimin e prokurorëve. “Kur miratuam fillimisht rregulloren nuk ishim të vetëdijshëm për ritmet e procesit të rivlerësimit dhe për këtë arsye, u parashikua që do të priteshin institucionet e vetingut për një afat tremujor”, tha Ibrahimi në një intervistë nëpërmjet telefonit. “Më e keqja që mund të ndodhi nga kjo vendimmarrje është një dublim i resurseve të institucioneve”, shtoi ai.

Qëndrimet kundër

Gjatë prezantimit të projekt-vendimit për ndryshimin e rregullores, kryetari i KLPsë, Gent Ibrahimi, tha se, procedura e ndjekur duke i kërkuar institucioneve të vetingut rivlerësimin me përparësi të kandidatëve për pozicione të ndryshme, mund të sillte vonesa. “Nuk përmirëson apo përkeqëson ndonjë gjë ky vendim, por na jep mundësinë të operojmë më shpejt,” tha Ibrahimi për BIRN. Relatori i projekt-vendimit, Sandër Beci, u shpreh se rregullorja e miratuar më herët binte ndesh me Ligjin për Statusin e Magjistratëve, ndërsa vetingu po cenonte karrierën e prokurorëve.

“KLP-ja duhet te garantojë karrierën e prokurorëve,” tha Beci. “Vetingu të mos cenojë procesin e rritjes në detyrë,” shtoi ai. Edhe anëtarët e tjerë jo prokurorë u shprehën dakord me nevojën e ndryshimeve në rregullore. Tre prej katër anëtarëve prokurorë të KLP-së, Esmeralda Cami Keshi, Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri janë shprehur kundër ndryshimit të rregullores. Në diskutimet në seancë plenare, ata këmbëngulën në rëndësinë e kryerjes së rivlerësimit të kandidatëve për drejtues prokurorie nga institucionet kushtetuese të vetingut. “Megjithëse jam anëtar i Komisionit të Karrierës nuk kam nënshkruar në këtë relacion,” tha prokurori Bujar Sheshi.

“Nëse bënim ato ndryshimet e rregullores, ishte e mundur të krijonim perceptim të gabuar të integritetit të Këshillit, nëse ne si Këshill e kalonim një kandidat dhe nëse KPK-ja e shkarkon,” shtoi ai. Sheshi vijoi se, KPK-ja mund ta ketë përfunduar hetimin administrativ për pjesën më të madhe të prokuroreve.

“Ne si Këshill, t’i japim një listë me kërkesën që brenda një afati njëmujor e tremujor të na japë një përgjigje,” tha Sheshi.

“Në rast se KPK-ja do të vonojë vlerësimin, edhe ne e kemi të gatshëm dhe e vlerësojmë,” shtoi Sheshi.

Anëtari, Kostaq Beluri, shprehu gjithashtu mendimin kundër ndryshimit të rregullores. Duke u bazuar në nenin 164 të Ligjit për Statusin, lidhur me “Dispozitat kalimtare për magjistratët e gjykatave dhe prokurorive të tjera”, ai theksoi se e konsideronte të domosdoshëm se ata që duhej të kandidonin për drejtues, duhej që më parë të kalonin vetingun.

“Situata që kalojmë është situatë kalimtare. Neni 164 i ligjit për statusin, parashikon se e gëzojnë statusin e magjistratit vetëm nëse e kalojnë vetingun,” evidentoi Beluri dhe shtoi se Prokurori i Përgjithshëm, anëtarët e KLP-së dhe të SPAK-ut kishin kaluar vetingun dhe pastaj ishin caktuar në pozicionet e tyre. “Unë, drejtuesin e një prokurorie e vlerësoj si një prokuror të SPAK-ut”, shtoi ai.

Prokurorja, Esmeralda Cami Keshi, pohoi se, rregullorja e miratuar një vit më parë kishte bërë interpretim të ligjeve në fuqi. “Vetë legjislatori ka ngritur institucione të specializuara për procesin e rivlerësimit, që janë KPK dhe KPA,” tha ajo. Sipas saj, përcaktimet e rregullores së mëparshme nuk e ngadalësonin punën e këshillit.

“Rregullorja na ka garantuar që, veç lajmërimit të KPKsë për përparësinë e kandidatëve, mund të nisim edhe punën vetë, por që nuk mund ta përfundojmë vetë pa kaluar ky afat tremujor, pa marrë nga KPK-ja një përgjigje,” pohoi prokurorja Cami Keshi. Zëvendëskryetari i KLP-së, Alfred Balla, tha se ishte e vështirë të përfundohej procesi i rivlerësimit për tre muaj dhe solli në vëmendje dy shembuj të vonesave me vite të institucioneve të vetingut./BIRN

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rivleresim klp rivleresim klp

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Nëntor 2020, 19:47

Në këtë shtëpi në Kaçanik, jetojnë familjarët e Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte udhëheqës i shqiptarëve në formacionet ushtarake të ashtuquajtura Shteti...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet