LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kockë, lëkurë dhe uniformë burgu/ Përballoi torturat në burgun e Spaçit, fotoja e të burogursit politik që kundërshtoi

15 Maj 2020, 05:34 Nga DOSJA
Kockë, lëkurë dhe uniformë burgu/ Përballoi torturat

Sami Dangëllia është një nga të dënuarit me më shumë vite burg të regjimeve komuniste në mbarë botën. Megjithë torturat dhe mundimet, ai nuk u mposht kurrë. Shfaqi në çdo formë rezistencën e tij që kulmoi në revoltën e Spaçit, më 21-23 maj 1973, ku ishte një nga organizatorët. Historia e një jete jashtë së imagjinueshmes

Pasi u arrestua në moshën 24 vjeç, Sami Dangëllia, nuk jetoi më asnjë ditë si i lirë. Diktatura e arrestoi. Pastaj e riarrestoi. Pastaj e riarrestoi edhe një herë. Ai nuk mundi të dalë i gjallë nga qelia. Nuk mundi të veshë mbi trupin e drobitur një rrobë tjetër veç asaj të burgut që e kishte mbajtur për 38 vjet. Pasi ndërroi jetë, policët e tërhoqën zvarrë, siç kishin bërë edhe kur ishte gjallë, vetëm se atëherë, bashkë me kockat, lëkurën dhe rrobat e burgut, tërhiqnin dhe një shpirt që nuk u nënshtrua kurrë dhe tani nuk mund të nënshtrohej më.

Sami Dangëllia u arrestua në fund të vitit 1944 sepse kishte luftuar për gati një vit me forcat e Ballit Kombëtar. Në tetor të vitit 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës dha për të riun e lindur në fshatin e Menkulasit, dënimin me burgim të përjetshëm. E çuan nga burgu i Korçës ku e mbajtën pas arrestimit, në Burrel. Në vitin 1954, pas ndonjë amnistie, u lirua duke dalë nga Burgu i Burrelit, ndryshe nga ç’thuhej për këtë burg dhe u dërgua në Shtyllas të Fierit si i internuar.

Shtëpinë e pasurinë e familjes ia kishin sekuestruar. Atij nuk i mbetej asnjë mundësi tjetër veçse ta shtynte jetën me punën e rëndë të bujqësisë, jo në burg, por përsëri i izoluar, ndaj pas pesë vitesh, të vetmet gjatë gjithë kësaj periudhe që nuk i kaloi në burg, vendos të arratiset. Nuk shkon dot më larg sesa fshati Nikolicë i Korçës, ku arrestohet për herë të dytë. Donte të shkonte te daja në Amerikë. Kishte me vete adresat e të afërmëve në kontinentin e largët, katër kilogramë biskota dhe me siguri shumë ëndrra. Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 25 vjet burg. Edhe me konfiskim pasurie, por u verifikua që ai nuk kishte asnjë lloj pasurie. Ngaqë nëpër dokumentet e përmbarimit nuk shënohen ëndrrat që Sami Dangëllisë iu konfiskuan ditën kur u arrestua.

E megjithatë, sado e pashpresë të ishte bërë jeta për të, ai nuk u dorëzua. Iu rikthye uniformës së burgut, qelive, punës së rëndë, trajtimit çnjerëzor të gardianëve, kushteve mizerabël. Është një përvojë që të ndryshon jetën nëse kalon edhe pak stinë të vitit në burg, por Sami Dangëllia, ishte i dënuar të kalonte stinë të jetës. Në Burrel, ku e çuan sërish, i vunë nofkën “gjyshi”. Pas ca kohe, e transferojnë në Spaç.

Ishte mbi 50 vjeç kur në burgun e Spaçit shpërtheu revolta e majit të vitit 1973. Sami Dangëllia ishte një nga protagonistët e saj. Pjesë e zemrës së asaj revolte që nxiti zemrat dhe zërat e rreth një mijë të burgosurve, të thërrisnin kundër pushtetit dhe komunizmit dhe të kërkonin të drejtat e tyre të shkelura me këmbë. Ditët e revoltës janë quajtur si ditë lirie në burgun e Spaçit, një lirie të rrëmbyer me një guxim të paimagjinueshëm nga duart e tyre që e shtypnin pa mëshirë. Për Samiun ato do të ishin të fundit ditë lire të jetës.

Pas revoltës, ai u gjykua bashkë me organizatorët e tjerë dhe u dënua me 25 vjet të tjerë burg. Nëse do të kishte ndonjë pasuri, dënimi shabllon edhe i kësaj here, do ia konfiskonte, por Sami Dangëllisë nuk i kishte mbetur pasuri jashtë burgut. Ia kishin konfiskuar një herë dhe pastaj nuk e kishin lënë ta ndërtonte. Gjithçka që ai zotëronte, ligjërisht të paktën, ishin paratë e fituara nga puna e rëndë në minierë, ku rropatej sepse nuk kishte asnjë të afërm që ta ndihmonte: një vëlla, Enverin, e kishin pushkatuar, pasi e kishin kapur në kufi, vëllanë tjetër Demirin e kishin dënuar me 15 vjet burg; një motër që kishte jashtë, kishte humbur bashkëshortin në burg dhe megjithëse shkonte ta takonte rregullisht, ç’mundësi kishte për ta ndihmuar! Megjithatë, edhe ato pak para të fituara me shpirt në dhëmbë, do të sekuestroheshin sipas vendimin nr.1 të Gjykatës së Lartë në gjyqin e jashtëzakonshëm të mbajtur në Spaç, ku katër veta u dënuan me pushkatim dhe rreth 60 me dënime të ndryshme, ku Sami Dangëllia ishte ndër ata me dënim më të gjatë.

Djaloshi i burgosur 24 vjeç, mbushi 60 vjeç në burg. Në fund të jetës, por jo ende të dënimit, e çojnë në kampin e Shën Vasilit, ku ai sëmuret dhe ndërron jetë në moshën 67-vjeçare. Sipas disa dëshmive, Samiu u la të vuante i sëmurë për tri ditë pa u dërguar në spitalin e Sarandës, vetëm pak kilometra larg. Jeta e tij nuk i ishte dhimbsur kurrë përfaqësuesve të regjimit. Ai do të shuhej në burg, ku jetoi për 38 vjet që bashkë me 5 vitet e internimit, formojnë një dënim prej 43 vitesh.

Emri i tij mund të kthehej në një fjalë që shpreh dënimin e gjatë, një jetë të burgosur nga pushteti. Një gjysmëlegjendë. Një personazh folklori. Ngaqë është e vështirë të perceptohet si e vërtetë.

Marrë nga Kujto.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur sami dangëllia sami dangëllia

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 14 Maj 2020, 18:37

Muzika e shpirtit nga artistët e TKOB-së

TIRANË- “Opera me pizhama” prezanton sonte mbrëma një grupim të ri iniciativash të disa prej solistëve dhe instrumentistëve të TKOB-së, një tjetër performa...

Art&Argëtim 14 Maj 2020, 16:41

TIRANË– Gazetari i njohur Bledi Strakosha  mbrëmjen e ndjeshme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ me Ester Bylykun i cili ndër të tjera ka folur e...

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit