Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DEVOLL- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nga Devolli tha se për opozitën nuk kanë rëndësi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai ka sqaruar se PD-ja është në koalicion me LSI-në dhe se në zgjedhjet e 25 prillit do të hyjnë bashkë.
“Nuk ka rëndësi për në Kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet ne këtë kod, sidomos ndryshimet e njëanshme të kaluara pak ditë më parë tregojnë vetëm frikën e madhe që ka Rama nga qytetarët e tij dhe nga bashkimi madhor i qytetareve kundër së keqes që quhet Edi Rama. PD dhe opozita e bashkuar është gati për të sjellë ndryshimin bashkë me qytetarët e Korcës dhe gjithë Shqipërisë. Nuk kanë rëndësi modalitetet për ne e rëndësishme është që ne jemi një bashkim i madh,së pari jemi një bashkim i partive kryesore në vend po mbi të gjitha jemi bashkim me qytetaret e ndershëm të vendit që gjithmonë kanë qenë dhe do jenë shumice në këtë vend. Ne jemi ne një koalicion kemi marrëveshje koalicioni me LSI dhe partitë e tjera të koalicionit të opozitës së bashkuar dhe në zgjedhjet do të hymë bashkë dhe do fitojmë zgjedhjet e 25 prillit. Në asnjë rast nuk do të kemi një koalicon PD-PS”, tha Bardhi.
Ndërkohë, në rrjetet sociale Bardhi, shprehet se ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në për votimin e kandidatëve të PD-së në Devoll.
“I impresionuar nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e anëtarëve të Partisë në Devoll. Padurimi për largiminin e Edi Ramës me ekipin më të mirë të përfaqësimit të PD ndjehet kudo. Fitore”, shkruan Bardhi.
Ditën e sotme demokratët e Korçës po votojnë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Korçës me 11 mandate, ka 39 kandidatë potencialë për deputetë. Demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet se e veçanta në raportin e Komisonit Europian qëndron tek plani i mbështetjes ekonomike dhe ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një tjetër gafë ditën e sotme. Teksa zhvilloi një bashkëbisedim me taksistët dhe po u fliste pë...
TIRANE- “Po”, kjo ishte përgjigjia e kryeministrit Edi Rama pasi u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta, se “a ishte krenar që do t’i kalojë stafetën e presidencës ...
TIRANE- Një nga gazetarët e pranishëm në konferencën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, pyeti për qëndrimin e ...
TIRANE- Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde e priti me gaz batutën e kryeministrit Edi Rama për motin. Siç edhe dihet, Suedia është një vend nordik,...
TIRANE- Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, vuri në dukje kriminalitetin në vendin e saj. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku mo...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama garantoi ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, se Shqipëria do të ndihmojë vendin për të goditur krimin e organizuar. Rama th...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kaluar stafetën e drejtimit ministres së Jashtme të Suedisë, Ann Linde në presidencën e OSBE. Kryeministri Edi Rama shpr...
KORCE- Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi nuk lë rast pa marrë vëmendjen. Gjatë kohës së pandemisë, Gjuzi u kritikua ashpër për shkak të dietave të m...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se taksa progresive është e pandershme. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku...