Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kokaina në kontejnerët e bananeve në Portin e Durrësit, Gjykata e Posaçme lë në burg administratorin e firmës
31 Korrik 2021, 09:26Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masën e sigurisë për Bajron Gumenin, administratorin e ‘Alba Ekzotic Fruit’, duke e lënë atë sërish në masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, pala mbrojtëse nuk ka pranuar akuzat ndërsa ka pasur edhe debate në lidhje me trensferimin e çëshjes nga Durrësi, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK. Trupa e GJKKO ka vendosur që hetimet të ndiqen nga SPAK.
Bajron Gumeni u vu në pranga në 13 korrik, pas kapjes së mbi 11 kilogramë kokainë në kontejnerin ku kompania e Gumenit kishte porositur një ngarkesë me banane. Gjatë këtij muaji, janë sekuestruar edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie.
Gumeni u paraqit për të tërhequr kontenierin me banane më datë 13 korrik në Portin e Durrësit, ditë dhe kur u arrestua për gjetjen e rreth 11 kg kokainë në kontenierin ku po transportohej ngarkesa me banane. Në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit është shprehur për mediat se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar gjithçka, por nuk dihet vijimësia e çështjes.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI–Mediat greke kanë bërë krahasimin e dy vrasjeve të bujshme që tronditën popullin grek. E para ishte vrasja e Caroline Crouch, ndërsa vrasja e dytë ishte v...
TIRANË– Arben Delia, pronari i një lokali në Shengjin është gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi ka vijuar organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar...
Të dhënat e hulumtuara nga MediaLook zbulojnë se torta e prokurimeve publike që organizon Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ndahet në pjesën më të madhe të fo...
FIER– Për të pestën ditë radhasi vijon të jetë i pranishëm tymi toksik në rrugët e qytetit të Fierit, edhe pse vatrat janë të fikuara.Flakët nga djegia e mbetur...
GJERMANI– Dy persona janë arrestuar në Gjermani, pasi akuzohen se inskenuan një përplasje me mjetet e tyre për të fituar para prej sigurimeve. Sipas media...
MAT- Pas vetëvrasjes aksidentale të një të mituri një ditë më parë në Kurbin, Policia e Shtetit ka arrestuar një bari, Përparim Sefën, i cili është pronari i ar...
TIRANË-Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Italisë, nga data e sotme do të bazohen në rregulla të reja të udhëtimit. Përpara nisjes du...