All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Kolegji kërkon prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Petrit Çano, lirimi i Endrit Dokles dhe Genc Tafilit ‘shkon’

3 Qershor 2021, 15:35 Nga DOSJA
Kolegji kërkon prova të reja në çështjen ndaj
All - Paragraf - 1

TIRANË– Seanca e të enjtes në Kolegjin e Posaçëm te Apelimit ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano u fokusua në kriterin e profesionalizmit dhe pranimin e disa provave të reja të sjella nga prokurori.

Ndërkohë, vetë KPA doli me vendim të ndërmjetëm që të kërkonte prova dhe sqarime shtesë nga Gjykata e Krujës në lidhje me vendimet e marra dhe qëndrimin e prokurorëve në çështjet që kishin të bënin me lirim me kusht, llogaritjen e ditëve të dënimit, vendime mbi qëndrimin në shtëpi dhe çështje të ngjashme.

Gjatë seancës, komisioneri Florian Ballhysa lexoi qëndrimin e tij mbi provat e marra më herët, përfshi raportin e përditësuar të DSIK-së.

Ballhysa tha në raport se nga përgjigjet prej prokurorive dhe gjykatave nuk rezultoi që Çano të ishte në konflikt interesi sa i përket dy apartamenteve që pretendohet se janë blerë me një çmim më të lirë se ai i tregut.

Ai tha se raporti i DSIK-së ishte i klasifikuar, por nuk bëri me dije ndonjë gjetje të këtij raporti që mund të rëndonte pozitën e Çanos.

Ballhysa megjithatë tha se të dhënat e sjella nga Gjykata e Krujës tregonin se prokuroria e drejtuar nga Çano kishte ankimuar vetëm një pjesë të vogël të vendimeve që lidhen me lirimin me kusht apo kërkesa të tjera penale të dënuarve.

Ballhysa po ashtu iu referua vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e prokurorit Bujar Memia, për lirimin e disa të dënuarve.

Ai tha se edhe pse kishte nxjerrë udhëzime mbi bazë të të cilave mund të jepte sugjerime për këto çështje, Çano kishte dhënë sugjerimin e tij vetëm në 1 prej katër dosjeve për të cilat u penalizua Memia.

Çano i kundërshtoi këto pretendime. Në fillim, avokati Julian Mërtiri i tha Kolegjit se pretendimet e ngritura prej Komisionerit Publik në kriterin e profesionalizmit nuk gjendeshin në ankimin fillestar.

Ai tha se kjo çështje kishte “rënë në dekadencë” dhe nuk duhej të shqyrtohej prej Kolegjit, pasi nuk ishte paraqitur në ankimin fillestar.

Mërtiri po ashtu këmbënguli se kishte një përplasje mes çështjes ndaj Memisë dhe asaj të Çanos, pasi të dyja duhej të shqyrtoheshin në Kolegj edhe pse vinin prej drejtimeve të ndryshme.

Mërtiri tha se ankimi për profesionalizmin duhej të ishte drejtuar përmes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ai e cilësoi të cunguar raportimin e Ballhysës mbi rastet, ndërsa përmendi se veç çështjeve të ankimuara, një shumicë çështjesh ishin rrëzuar dhe prokuroria kishte qenë palë edhe në këto çështje.

Vetë Çano këmbënguli se si drejtues i Prokurorisë kishte ndërmarrë një sërë masash në lidhje me këto çështje.

Ai tha se prokuroria e Krujës kishte rezultate më të mira se prokuroritë e tjera që kanë në juridiksion institucione të vuajtjes së dënimit.

Çano shtoi se mungesa e udhëzimeve prej tij në raste konkrete lidhej me faktin se shumë prej këtyre rasteve, qëndrimi i prokurorit jepej në sallën e gjyqit dhe se veprimet pas këtij qëndrimi bëheshin të pamundura.

Ai po ashtu shtoi se drejtonte një prokurori të vogël me vetëm tre prokurorë nga 7 që duhej të ishin dhe se pozicioni i tij nuk ishte ai i një drejtuesi që lëshonte udhëzime, pasi ai kishte ngarkesë në çështje dhe përfaqësonte prokurorinë në gjykatë edhe në masa sigurie.

Çano po ashtu theksoi se në rastet e ndjeshme për publikun, përfshi lirimin e Endrit Dokles dhe Genc Tafilit, ai kishte vepruar përpara vendimmarrjes.

Çano dorëzoi në KPA një sërë shkresash, me të cilat ishin njoftuar institucionet, përfshi Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me situatën dhe faktin që institucionet në varësi të saj kishin lëshuar ndërkohë vërtetime pozitive.

Çano tha se prokuroria kishte fituar në Apel në çështjen kundër lirimit të Genc Tafilit dhe se shpresonte se e njëjta gjë do të ndodhte edhe në rastin e Dokles.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet endrit dokle florian ballhysa julian mërtiri petrit çano endrit dokle florian ballhysa julian mërtiri petrit çano

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet