LIVE UPDATES
Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e BD/ Reagon Patozi: Po zbaton porositë e Ramës për t’i vënë kapak 30 Qershorit

22 Korrik 2019, 17:31 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e BD/ Reagon Patozi: Po zbaton

TIRANË- Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesat e Bindjes Demokratike, lidhur me procesin zgjedhor të 30 qershorit. Në një postim në Facebook, Patozi shprehet ky institucion po zbaton porosinë e kryeministrit Edi Rama, duke i hapur rrugë mbylljes së kapakut për 30 qershorin.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

EDHE KOLEGJI ZBATON POROSINË E EDI RAMËS PER T’I VËNË KAPAK 30 QERSHORIT

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot ankimimet e BINDJES DEMOKRATIKE, duke i hapur rrugë mbylljes së kapakut për zgjedhjet e 30 qershorit. Por edhe pse kjo ishte mundësia jonë e fundit insistucionale për të provuar që procesi ishte i deformuar, asgjë nuk ndryshon në faktin që vota u tjetërsua nga përfaqësuesit e qeverisë në komisione dhe në tavolinat e numurimit.
Duke qenë garues në këto zgjedhje, ne u bëmë dëshmitarë të manipulimit të vullnetit të zgjedhësve, një sëmundje e rëndë kjo e politikës sonë, që vijon prej shumë vitesh. Kërkesës sonë ligjore për të pasur përfaqësues në komisionet e votimit dhe në grupet e numërimit KQZ-ja me dominancë socialiste dhe KZAZ-të me përfaqësim 100 për qind të qeverisë iu përgjigjën me arrogancë, duke e refuzuar arbitrarisht.
Kjo solli për pasojë që në terren ne të kishim vetëm vëzhgues të zgjedhjeve, në gjetjet e së cilëve u konstatuan shkelje të rënda në shtimin fiktiv të votuesve dhe në ndryshimin e votave në tabelën e rezultateve, sidomos në listat e këshillave bashkiake. 
Kjo ishte arsyeja që menjëherë pas zgjedhjeve, ne e ankimuam në KQZ rezultatin në të gjitha ato zona zgjedhore, ku BINDJA DEMOKRATIKE pati mundësi që të konkurronte.
Natyrisht, që vendimet e KQZ-së në fillim dhe sot të Kolegjit Zgjedhor nuk sollën asnjë surprizë për ne dhe për publikun, ndonëse pretendimet tona ishin të drejta dhe të mbështetura fort në Kodin Zgjedhor.
Me sa duket halli i kryeministrit Edi Rama për ta mbyllur me dyll këtë kapitull të errët të qeverisjes së tij ka mbizotëruar mbi ligjin dhe të drejtën tonë. Me këto vendime, njeriu, që 10 vjet më parë thërriste ‘’hap kutitë, ose largohu!” për një palë zgjedhje, ku kishte qenë i pranishëm me të gjithë armatën socialiste të komisionerëve dhe numuruesve, ka marrë shumë përsipër.
Sepse ato janë një provë e tërthortë, por e qartë, se janë futur duart në kuti nga ata që i administruan dhe u numëruan të gjitha votat, natyrisht, duke patur merak vetëm thesin e tyre. Dhe ata ishin pa përjashtim të gjithë përfaqësues të Edi Ramës atje.
Manipulimi i rezultatit të 30 qershorit, ndonëse ishin zgjedhje ku qeveria ishte e avantazhuar dhe nuk kishte shumë nevojë që të vidhte vota, e bëjnë të dosmosdoshme nevojën e një reforme të thellë zgjedhore, si kushti i parë për të pasur një proces normal në të ardhmen. Shqipëria duhet të hyjë në një cikël të ri duke i dhënë fund këtij sistemi të kalbur politik, i cili për shkak se është në grahmat e fundit, ka prodhuar këtë krizë të pashembullt, që po i shkakton shumë kosto vendit.

BINDJA DEMOKRATIKE është e vendosur që të japë kontributin e vet në funksion të këtij qëllimi madhor, i cili më shumë se për të zgjidhur hallet e partive politike, duhet t’i shërbejë të gjithë shoqërisë shqiptare, që vuan prej shumë vitesh padrejtësht pasojat.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ankimimet e bindjes demokratike astrit patozi bindja demokratike kolegji zgjedhor ankimimet e bindjes demokratike astrit patozi bindja demokratike kolegji zgjedhor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet