LIVE UPDATES
Bota

Koment: Kompanitë perëndimore duhet të dalin nga Rusia

4 Prill 2022, 06:57 Nga DOSJA
Koment: Kompanitë perëndimore duhet të dalin nga Rusia

Me çdo ditë lufte në Ukrainë, presioni ndaj kompanive perëndimore për t’u larguar nga tregu rus po shtohet. Kompanitë duhet të largohen nga bizneset me Putinin, mendon Miodrag Soric.

Largohu nga Rusia: Kompani të shumta perëndimore janë larguar tashmë nga tregu rus për shkak të agresioni të Putinit në Ukrainë. Miliarda euro të investuara gjatë 30 viteve të fundit janë avulluar brenda vetëm disa javësh. Komiteti për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore kërkon ndihmë financiare për kompanitë e prekura.

Nëse vërtet ndihmohen, atëherë ndihmat mund t’u jepen vetëm kompanive që janë larguar shpejt dhe plotësisht nga tregu rus. Nuk duhet të ketë ndihmë shtetërore për kompanitë si Ritter-Sport, Metro, Globus, Bayer, Henkel apo Knauf, të cilat ende vazhdojnë të fitojnë para në Rusi. Me pagesat e taksave për Moskën, ato ndihmojnë financimin e vrasjeve çnjerëzore të Rusisë dhe bëhen bashkëpunëtorë në luftë. Ashtu sikur edhe kompanitë franceze Leroy Merlin, Total ose Auchan.

Presioni ekonomik

Ato të gjitha janë kapur pas Kremlinit – shpesh me shpjegime të dobëta, për shembull kur i referohen përgjegjësisë së tyre për punonjësit e tyre rusë dhe thonë: Ata nuk janë fajtorë për gjakderdhjen. Kundërpyetje: E keni fjalën për punonjësit që, të paktën në një masë të madhe, votuan për regjimin e Putinit? Apo ata rusë që mbështesin gjoja “operacionin special”? Propaganda shtetërore nuk mund të përdoret si justifikim për gjithçka, sepse një pjesë e mirë e popullsisë ruse e mbështet vërtet Putinin.

Kompanitë që vazhdojnë të punojnë në Rusi janë përballur me një dilemë morale: vazhdojnë të bëjnë fitime dhe kështu të sigurojnë të ardhmen ekonomike të kompanisë, apo të pranojnë humbje dhe të rrezikojnë vendet e punës? Por kushdo që shikon në sytë e nënave që vdesin në Mariupol ose qindra mijëra fëmijëve të dëshpëruar që po ikin, duhet të kuptojë shpejt se çfarë duhet bërë: Presioni ekonomik ndaj Rusisë nuk është qëllim më vete. Ky presion i shërben qëllimit për t’i dhënë fund vrasjeve në Ukrainë. Vlerat si njerëzimi apo respekti për jetën nuk janë falas.

Edhe kompanitë perëndimore që duan të qëndrojnë në Rusi kanë përgjegjësi ndaj punonjësve të tyre në Gjermani dhe BE. Në fund të fundit, kush dëshiron të punojë për një kompani që bën biznes me kriminelët e luftës? Kjo është arsyeja pse, herët a vonë, të gjitha kompanitë perëndimore përfundimisht do të largohen nga Rusia. Thirrjet në Perëndim për të bojkotuar pikërisht këto kompani ende nuk kanë filluar. Por përgatitjet kanë vazhduar prej kohësh. Përveç kësaj, aparati i qeverisë së Moskës me “kundër-sanksionet” e tij siguron që kompanitë perëndimore të mos kenë të ardhme në Rusi. Fitimet e korporatave nuk mund të eksportohen më në monedhë të fortë. E kujt i duhen para letre të pavlefshme me mbishkrimin “Rubla”?

Mësimet nga gabimet

Në fund është gjithashtu e qartë se me një armëpushim, për shembull, kushtet ekonomike për punë do të bëhen edhe më të këqija. Për të mbijetuar, Putini duhet t’i kthehet ekonomisë së planifikuar, kontrollit total të jetës politike, ekonomike dhe kulturore. Ashtu si në BRSS, kjo do të favorizojë kompanitë vendase. Rusia, e cila jeton nga eksporti i lëndëve të para, do të degjenerojë në një stacion të karburanteve të lira për Kinën. Pekini do të shfrytëzojë pa kufizim perandorinë e Putinit – një proces që mund të marrë dekada.

Tani ka pak shpresë se rusët do të shpëtojnë disi nga ky regjim. Kushdo që beson këtë, është naiv, nuk ka jetuar kurrë në Rusi. Shumica e popullsisë – si në kohët sovjetike – do të tërhiqet në jetën private ose do të emigrojë. Për sa kohë që çdo familje ka një Datcha, askush nuk do të mbetet i uritur midis Kaliningradit dhe Vladivostokut.

Ëndrra e Putinit për rikthimin e Bashkimit Sovjetik mund të realizohet për disa vite. Por kompanitë perëndimore nuk duhet të japin asnjë kontribut në realizimin e kësaj ëndrre. Përkundrazi, ata duhet të mësojnë nga gabimet historike të të tjerëve në kohën e duhur: IBM ose Ford ishin ende duke bërë biznes me diktaturën naziste në Gjermani në vitin 1938. Ato më vonë kanë pasur probleme shumë të mëdha për të shpjeguar këtë veprim.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 4 Prill 2022, 06:10

Liderja e Hong Kongut nuk synon mandat të dytë

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka njoftuar se nuk synon mandat të dytë në zyrë, pas një udhëheqësie të diskutueshme, e cila është përcjellë me gërryerje të ...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës