LIVE UPDATES
Editorial

Marrëveshja, si bindje ndaj sistemit nën diktatin e ndërkombëtarëve

18 Janar 2020, 21:30 Nga DOSJA
Marrëveshja, si bindje ndaj sistemit nën diktatin e

TIRANË- Silogjizmi është një arsyetim, ku nga dy pohime që quhen premisa, ndër të cilat njëra është primarja, tjetra sekondarja, me deduksion nxjerrim një konkluzion. Për shembull, premisa 1: me Edi Ramën Kryeministër, nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri. Premisa 2: Edi Rama është Kryeministër-konkluzioni: në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Ky silogjizëm u kthye në parullën e aksionit politik, me të cilin opozita braktisi Parlamentin dhe i nxori njerëzit nëpër protesta me thirrjen “Rama ik!”. Ishte një aksion që u drejtohej jo vetëm shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve me argumentim shtesë, shumë të rëndësishëm, se, nëse rrimë në Parlament në kushtet kur Rama ka kapur të gjitha institucionet, nuk bëjmë asgjë pozitive, përveçse shërbejmë si fasadë e këtij regjimi që nuk ndryshohet dot me mjete institucionale. Synohej kështu krijimi i një krize që do të vinte Ramën në kushtet e dorëheqjes, të pranimit të një qeverie teknike që do të punonte për pastrimin e politikës nga krimi dhe do të përgatiste zgjedhje të lira (ndonëse duhet pranuar se nuk u artikulua asnjëherë qartë e shkoqur roli i kësaj qeverie teknike dhe koha e punës së saj.)

Ky aksion nuk e arriti qëllimin sepse opozita nuk mundi të mobilizojë protesta të pandërprera sa ta detyronte Ramën të dorëhiqej, por edhe sepse Rama pati mbështetje të ndërkombëtarëve, që u shfaqën deri kërcënues ndaj opozitës në prag të 30 qershorit.

Që pas 30 qershorit, opozita ka marrë kthesën për nga një aksion politik tjetër, të bazuar në një silogjizëm tjetër, i cili mund të formulohet kështu: me një Reformë Zgjedhore të përshtatshme (sipas udhëzimeve OSBE/ODIHR) bëhen zgjedhje të lira; ne po e bëjmë këtë Reformë. Konkluzioni: në Shqipëri, pas Reformës, do të ketë zgjedhje të lira. Si shtesë kjo shoqërohet me një tezë të pakonfirmuar se fill pas kësaj Reforme do të ketë zgjedhje të parakohshme, për çka kanë hyrë garant edhe ndërkombëtarët, që po tregohen shumë të kënaqur që në Shqipëri po mbyllet kriza.

A ka një kundërshti themelore midis aksionit të parë dhe këtij të dytit? Për mua, kjo kundërshti ekziston dhe, fatkeqësisht, po mbulohet nga opozita me arsyetime të pabesueshme, plot ambiguitete. Sepse, p.sh., nëse thua se me Edi Ramën Kryeministër (çka nënkupton në krye të të gjitha strukturave ligjore dhe joligjore, policore publike dhe private që kontrollojnë e vjedhin votën) nuk mund të ketë zgjedhje të lira, vështirë se mund të bindësh kënd se këto struktura do t’i neutralizosh me një reformë që, për më tepër, do ta bësh së bashku me vjedhësit. Kujtoj se në versionin e parë, këtë reformë e shumëçka tjetër do ta bënte qeveria teknike, pra, jemi shumë larg tij.

I ndodhur nën presionin e atyre që i vënë në dukje këto kundërshti, Lulzim Basha u përpoq të na bindë se midis aksionit të parë dhe atij të dytë nuk ka kundërshti, por vazhdimësi. Sipas tij, dalja nga Parlamenti dhe i gjithë aksioni jashtëinstitucional ishte frytdhënëse sepse ndërgjegjësoi ndërkombëtarët se këtu kemi një regjim që vjedh e manipulon votën (çka e tregojnë edhe nëntë kushtet që kanë vënë gjermanët), duke krijuar kushte të reja, në të cilat Rama ka humbur kredibilitet dhe legjitimitetin që i jepnin ndërkombëtarët, është diskredituar edhe brenda vendit, prandaj mund të shkojmë në zgjedhje të lira dhe t’i fitojmë ato. Këtyre argumenteve, Basha iu shtoi së fundmi edhe atë se opozita nuk ka hequr dorë as nga kërkesa për largimin e Ramës, as nga ajo për qeveri teknike dhe as nga premtimi se njerëz si Gjiknuri do të paditen e do të çohen në gjyq për vjedhjen e votës. Mirëpo, kjo duket se po thuhet për të qetësuar atë pjesë të shumtë, që te kjo Reformë sheh një braktisje të zotimeve të mëhershme dhe që, pas aktit të fundit, i është kthyer fort identifikimit të të dyja palëve me sistemin.

Shkurt, mua më duket se opozita po bën një sforco të madhe për të mos e paraqitur këtë që po bën si një dorëzimin përballë sistemit. Nëse duam të vërtetën, gjykoj se jemi shumë më afër asaj po të themi se ulja në tryezën e një Reforme Zgjedhore, që nuk premton thuajse asgjë për sa i përket ndryshimit që kërkohet për t’u çliruar nga shteti i kapur nga bandat e Ramës, është thjesht një “modus viventi”, e gjetur për të kryer një akt bindjeje nga ana e opozitës ndaj sistemit që ka denoncuar, ndaj diktatit të ndërkombëtarëve, por duke mos e turpëruar atë plotësisht.

Po çfarë mund të bënte opozita, do të thotë dikush. Sipas meje, të punonte për mbështetje popullore deri më 2021 dhe të ngulmonte te ndërkombëtarët se çelja e negociatave nuk i shërben popullit shqiptar, por mbështetjes së një regjimi (që po bëhet gjithnjë e më i egër), i të cilit ata nuk pranojnë të bëhen fasadë. Kurse kështu skenari më i mundshëm që shoh në zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi – qofsha i gabuar – është ky: Rama, me aprovimin e Reformës, mund të marrë hapjen e negociatave (që, e përsëris, Perëndimit i duhen për arsye gjeopolitike, aspak për shqiptarët), do t’i përdorë ato si shenjë suksesi, madje duke ia veshur vonimin e tyre krejtësisht opozitës dhe pastaj mund edhe të shkojë (së bashku me strukturat e tij të paprekura) në zgjedhje të parakohshme, të cilat në kushtet ku gjendemi i fiton.

Uroj që të mos ndodhë kështu, por pyetja që shtrohet është: po ndodhi kështu, çfarë i mbetet më opozitës të bëjë? Apo mos vallë nuk ka kuptim ta ngremë këtë pyetje sepse edhe ata e dinë se mund të ndodhë kështu, por kanë bërë kalkulimin: më mirë fasadë e sistemit sesa jashtë tij?

(Botuar në Gazetën Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial edi rama fatos lubonja konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha tryeza per reformen zgjedhore edi rama fatos lubonja konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll
Editorial 17 Janar 2020, 13:24

Renegatët e tryezës Rama-Basha

TIRANË- Fushata mbrojtëse e opozitës për tryezën e Reformës Zgjedhore, vetëm sa e shton skepticizmin për një plan të detajuar. Jo vetëm se projekti që para...

Editorial 17 Janar 2020, 14:46

Tragjikja e Edi Ramës!

TIRANË- Para 21 vjetësh, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, forcat e armatosura të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrsh...

Editorial 15 Janar 2020, 10:14

Momenti i artë për kundërshtarët e Trump

SHBA– Në debatin e djeshëm të CNN / Des Moines Register, kandidatët demokratë janë përpjekur të forcojnë mbështetjen e tyre midis votuesve të shumtë të pavendos...

Editorial 13 Janar 2020, 15:10

“Nexhmijet” nuk pendohen

TIRANË- Kur vdiq Enveri, ata qanin, unë jo, isha e ngurtësuar dhe s’doja ta jepja veten, kurse tani ata nuk qanin, ndërsa unë shpërtheva, pa e përmbajtur  ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë