Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
Kombëtarja Shqiptare U-21, sërish përballë Kosovës
28 Janar 2021, 12:57Nga DOSJA
ZVICER – Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshën U-21 është njohur sot me kundërshtarët e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, e vendosi Shqipërinë në Grupin G, bashkë me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën.
Tri nga këto skuadra, e më konkretisht Anglinë, Kosovën dhe Andorrën, kuqezinjtë i kishin rivalë edhe në eliminatoret e Kampionatit Europian 2021, që u mbyllën nëntorin e vitit të kaluar.
Ndeshjet e grupeve të Europianit 2023 për moshën U-21 do të luhen, duke filluar nga muaji mars 2021 e deri në qershor të vitit 2022, ndërsa ndeshjet e fazës “play-off” do të luhen në shtator të vitit 2022. Faza finale e këtij turneu do të zhvillohet në muajt qershor-korrik 2023.
Shorti i sotëm përcaktoi 9 grupet e fazës eliminatore të Europianit, nga të cilat 8 janë me nga 6 skuadra, ndërsa një grup ka 5 skuadra. Nëntë vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt për në fazën finale, së bashku edhe me vendin e dytë më të mirë të eliminatoreve. Ndërsa 8 vendet e tjera të dyta do të përballen në “play-off” për të përcaktuar edhe katër skuadrat e fundit që do të sigurojnë biletën për në fazën finale të Europianit.
Pas një fushate të suksesshme në eliminatoret e Europianit të kaluar, kuqezinjtë u ngjitën këtë herë në vazon e katërt nga gjashtë në total, së bashku me skuadra si Skocia, Uellsi, Hungaria, Finlanda, Irlanda e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut. Paraqitjet e fundit pozitive të skuadrës së drejtuar nga trajneri Alban Bushi e kanë ngjitur Shqipërinë në renditjen e UEFA-s.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE – Lajm i madh për sportin! Ministria e Shëndetësisë hap dritën jeshile për basketbollin. Pas kërkesave të shumta për rifillimin e aktiviteteve spo...
ITALI-Çfarë rrezikojnë Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku? Kjo është pyetja që të gjithë tifozët i bëjnë vetes në prag të njoftimit për shtyp të gjyqta...
MILANO-Interi ka pritur për javë dhe muaj të rëndësishëm, jo vetëm në fushë. Bc Partners vazhdon të vëzhgojë situatën (me këshilluesin Tifosy) të interesuar n...
ITALI-Cristiano Ronaldo nuk u grumbullua nga Andrea Pirlo për ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Spal. Futbollisti portugez shfrytëzoi rastin për të kaluar një ...
ZVICER – Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, para tri sezonesh me akuzën për trukim të ndeshjeve, ka dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim ng...
KILI – Ish-mesfushori i njohur argjentinas Matias Almeida, i cili aktualisht drejton një ekip amerikan MLS, do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Kilit...
HOLANDË– Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Eredivisie. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare shënoi sërish për Vitessen në ndeshjen ndaj Venlos. Në takimi...