LIVE UPDATES
Politike

Komisionerja Johansson takon Ramën dhe Mazin: Jam e kënaqur që shoh reforma, prioritet, pastërtia e kandidatëve! Kryenegoci

20 Shkurt 2021, 11:58 Nga DOSJA
Komisionerja Johansson takon Ramën dhe Mazin: Jam e kënaqur që

TIRANË– Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe kryenegociatorin e Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi.

Në një deklaratë për shtyp me kryenegociatorin për integrimin, Zef Mazi, Komisionerja Johansson tha se Shqipëria ka bërë një progres të madh me reformën në drejtësi dhe çështjen e azil kërkuesve. Ajo u bëri thirrje partive politike, njësoj si ambasadorja Kim, që të kenë përparësi, ‘pastërtinë’ e kandidatëve.

Ne shkojmë një progres të mrekullueshëm dhe të vijojmë të punojmë së bashku për ti dhënë fund financimit të terrorizmit dhe çështjes së emigracionit të përbashkët. Kemi 1.5 vite anëtarët e ekipit tonë të FRONTEX, mbi 60 nënpunës që punojnë në kufirin Shqipëri-Greqi, në këtë fushë Shqipëria dhe BE kanë një bashkëpunim me të gjitha agjencitë që mbulojnë fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Unë jam shumë e kënaqur që po shohim që reformat e mëdha në vend, si ajo në drejtësi që po funksionojnë. Problemi me kërkesat e pabazuara për azil në vendet e BE, duhet të vijohet me reformat në këtë fushë për sundimin e  ligjit dhe çështjet e së drejtës për të patur një bashkëpunim më të mire. Të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për të bërë të pamundur që të kenë një integritet të lartë kandidatët në listat e zgjedhjeve. Ky ka qenë një takim i mirë dhe ju përgëzoj për këtë ecuri kaq të madhe, por do të duhet të bëhet edhe më shumë dhe më kënaqësi pres bashkëpunimin,”- tha ajo.

Mazi tha se gjatë takimit u mor mbështetja për mbajtjen sa më shpejt të jetë e mundur e konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“Sot kryeministri pati kënaqësi që të presë në një takim komisioneren për çështjet e brendshme në BE, zonjën Johansson, me të cilën pati një diskutim të hapur mbi bashkëpunimin tonë të deritanishëm me BE, rreth gjithë gamës së çështjeve që përfshirin tematika e çështjeve të brendshme. Kjo vizitë zhvillohet në kohën e duhur, me një fokus të rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE. Çështjet që diskutuan kryeministri me komisioneren kanë ndikim në përparim tonë përpara. Kryeministri dhe komisonerja ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe BE, bazohet jo vetëm tek vlerat e përbashkëta që ndajnë, por te interesi ynë i ndërsjelltë, për më shumë siguri për qytetarët tanë. Kryeministri evidentoi listën e gjatë të arritjeve të shënuara nga autoritetet tona.U prekën aspekte të rëndësishme, bashkëpunim policor, me agjencitë ligjzbatuese të BE, çështjet e kontrollit ndërkufitar dhe çështjet e emigracionit. Diskutuam për integrimin dhe të gjithë gamën e çështjeve që përfshinë problematikat e brendshme. Shqipëria është në prag të fillimit të negociatave të anëtarësimit dhe çështjet që diskutuam ka në ndikim në ecjen përpara.  Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë rajonal dhe krijimit të tregut të përbashkët rajonal jemi drejt nënshkrimit të një marrëveshje rajonale për qarkullimin vetëm me ID të qytetarëve nën të gjithë rajonin. Gjatë diskutimeve morëm mbështetjen e komisioneres në të gjitha veprimet e ardhme në Bruksel dhe për të përcaktuar sa më parë zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare,”- tha Mazi.

Më herët, komisionerja takoi Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisionerja europiane për çështjet e brendshme ylva johansson zef mazi komisionerja europiane për çështjet e brendshme ylva johansson zef mazi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet