LIVE UPDATES
Aktualitet

Komisionet Kuvendore rrëzojnë propozimin për gjobë kur nuk rinovohet siguracioni brenda 30 ditëve

6 Prill 2021, 06:10 Nga DOSJA
Komisionet Kuvendore rrëzojnë propozimin për gjobë kur nuk

Komisioni Kuvendor i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar propozimin e qeverisë në projektligjin e ri të Kodit Rrugor, që parashikonte vendosjen e gjobës për të gjitha mjetet që nuk rinovonin policën e sigurimit të detyrueshëm brenda 30 ditëve.

Neni 6/1 i projektligjit në variantin e depozitur nga qeveria parashikonte se cilido që nuk rinovonte sigurimin brenda 30 ditëve, do të gjobitej sipas parashikimeve të Kodit Rrugor, me 10 mijë deri në 40 mijë lekë. Procedurat e vendosjes së gjobës do të përcaktoheshin me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave. Ky nen nënkuptonte se vendosja e gjobës do të bëhej mbështetur në të dhënat që do të raportonte Qendra e Informacionit për Sigurimin e Detyrueshëm.

Sipas ndryshimeve të propozuara: “Cilido, që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, ndëshkohet me masë administrative me gjobë sipas parashikimeve të nenit 191, pika 2. Rregullat dhe procedurat për vendosjen e gjobës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Edhe me Kodin Aktual Rrugor (neni 191 pika 2) parashikohet se “Cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë”, por nuk vihen afate dhe as specifikohet se si do të verifikohen ata që nuk e kanë paguar siguracionin, siç u tentua të bëhej me ndryshimet e propoziara.

Ministria e Infrastrukturës e mohoi se projektligji parashikonte gjobitjen automatike për këdo që nuk rinovonte siguracionin, megjithëse në thelb neni përkatës i projektligjit sanksiononte pikërisht këtë dhe ndaj deputetët në Komisione vendosën ta hiqnin atë nga projektligji.

Komisioni i Ligjeve pati kërkuar heqjen e dispozitave të mësipërme nga projektligji, duke i vlerësuar si antikushtetuese, ndërsa Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese i ka eliminuar përfundimisht nga projektligji që pritet të votohet në seancë plenare.

Gjoba automatike për drejtuesit që nuk rinovonin sigaracionint e detyrueshëm TPL mbështetej në një kërkese të bërë nga Shoqata e Siguruesve Shqiptarë. Siguruesit argumentonin se një masë e tillë do të ndihmonte në uljen e numrit të mjeteve të pasiguruara. Ata pretendojnë se mjetet e pasiguruara janë një problem i madh për tregun, jo vetëm për shkak të të ardhurave të munguara nga sigurimet TPL, por edhe për shkak të dëmeve që këto mjete mund të shkaktojnë. Sipas ligjit, pagesa e dëmeve nga mjetet e pasiguruara është detyrim i Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, që financohet direkt nga kompanitë e sigurimeve. Që nga fillimi i vitit 2016, Fondi ka paguar rreth 25 milionë euro dëme, një pjesë e madhe e të cilave ishin të bartura prej vitesh.

Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2019 kompanitë e sigurimeve raportuan 491 mijë polica sigurimi të shitura në klasën e sigurimit motorrik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, ndërsa numri i mjeteve të aktive ose të çregjistruara vetëm përkohësisht për të njëjtën periudhë ishte 629 mijë. Diferenca mes këtyre shifrave është rreth 138 mijë mjete ose 22% e totalit të tyre, që rrjedhimisht rezultojnë të pasiguruara.

Kërkesat e Shoqatës së Siguruesve, megjithatë, janë kundërshtuar gjatë diskutimeve në Kuvend nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit rrugor

(DPSHTR), i cili u shpreh se pretendimet e tyre për shifrat e larta të mjeteve të pasiguruara janë të tepruara dhe asnjë shtet nuk parashikon gjobë automatike në rast të mosrinovimit të policës së sigurimit. Ai tha se vendosja e një neni të tillë në projektligj ishte rezultat i lobimit të siguruesve dhe kërkoi që ajo të hiqej, si e panevojshme. Në variantin e miratuar në Komisionet Kuvendore, procedurat për çështjen në fjalë nuk ndryshojnë. Drejtuesit e mjeteve që konstatohen pa policë sigurimi gjatë kontrollit në rrugë nga Policia Rrugore do të marrin një gjobë që mund të shkojë deri në 40 mijë lekë.

Marrë nga Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i ligjeve komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet