All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Komisioni hetimor dorëzoi raportin për shkarkimin e Metës, VOA: Ka përdorur thirrje luftarake, vetëgjyqësie, ka nxitur dhu

28 Maj 2021, 17:06 Nga DOSJA
Komisioni hetimor dorëzoi raportin për shkarkimin e Metës, VOA:
All - Paragraf - 1

TIRANË– Komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta miratoi sot raportin e hetimit njëmujor. Sipas këtij raporti, Presidenti Meta duhet shkarkuar nga detyra, sepse gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit shkeli rëndë Kushtetutën me një deklaratash dhe veprimesh.

Zëdhënësi i Presidentit tha pas kësaj se parlamenti njëpartiak po mundohet me sulmet ndaj të largojë vëmendjen nga krimet zgjedhore të 25 prillit. Raporti me hetimet trejavore u miratua sot njëzëri nga Komisioni hetimor parlamentar dhe brenda një jave pritet të kalojë për shqyrtim dhe votim në parlament.

Duke cituar një seri nenesh të Kushtetutës komisioni tha se gjeti tek qëndrimet e presidentit Meta shkelje të rënda që kanë të bëjnë me rolin e tij si përfaqësues i unitetit kombëtar, paanshmërinë e tij politike, me rrezikimin e marrëdhënieve SHBA – Shqipëri, duke sulmuar ambasadoren amerikane dhe shumicën socialiste, duke u përfshirë drejtpërdrejt në fushatën zgjedhore dhe nxitur dhunë dhe ndarje mes shoqërisë.

Në raport thuhet se presidenti ka përdorur thirrje luftarake, vetëgjyqësie, ka nxitur dhunën, duke shkelur paanësinë e tij në shërbim të opozitës. Komisioni theksoi se presidenti ka rol ekuilibrues në jetën politike pa u përfshirë në garat partiake pa mbështetur njërin krah dhe as t’i kundërvihet palës tjetër. Sipas raportit, presidenti bëri një fushatë zgjedhore kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj socialistëve.

Presidenti Meta nuk u paraqit para këtij komisioni për shpjegimet e tij, edhe pse u ftua dy herë atje, duke e quajtur antikushtetuese veprimtarinë e tij. Në një nismë të mëparshme po për të njëjtin qëllim, zoti Meta u paraqit në komisionin e ligjeve për të dhënë shpjegime paraprake, ndërsa në këtë proces të dytë nuk u bë e mundur paraqitja e tij në fazën e parë të kërkesës për shkarkim.

Komisioni i Venecias deklaroi në rastin e parë se shkeljet e presidentit nuk ishin të asaj shkalle sa të justifikohej shkarkimi i tij. Më pas një vendim të ngjashëm mori edhe komisioni hetimor. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, reagoi përmes rrjeteve sociale se zoti Meta do të ushtrojë detyrën e tij deri në korrik të vitit të ardhshëm si i vetmi institucion në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Ashtu si edhe në deklarata të mëparshme, zëdhënësi tha se puna e komisionit hetimor është farsë antikushtetuese, që synon të mbulojë skandalet e zgjedhjeve. Ai theksoi se presidenti nuk shqetësohet nga asnjë “vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore e Kuvendit njëpartiak, që përpiqet me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre”.

Shkarkimin e presidentit Meta e kërkuan 49 deputetë dhe tashmë në një kohë të shkurtër disajavore komisioni hetimor parlamentar paraqiti raportin në afatet e fundit të funksionimit të tij. Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës parashikon që propozimi i sotëm i komisionit hetimor të miratohet në parlament nga së paku 94 vota deputetësh dhe më pas vendimi i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 28 Maj 2021, 13:10

SARANDË– Kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar para demokratëve të Sarandës se do të vazhdojë betejën pas zgjedhjeve të 25 prillit. I pranishëm në Sarand...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet