Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: E ardhmja do jetë fitore, s’ka humbje
30 Dhjetor 2021, 20:08Nga DOSJA
TIRANË –Komisioni i Rithemelimit iu kundërpërgjigj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pasi ky i fundit u shfaq në konferencë për mediat me rastin e ndërrimit të viteve. Në një reagim publik, Komisioni shprehet se opozita nuk do të jetë më pre e pazarave dhe korrupsionit të Bashës dhe mbështetësve të tij. E ardhmja për Komisionin do të jetë fitore dhe jo dështim, si gjatë këtyre 8 viteve të fundit. Gjithashtu, Komisioni i Rithemelimit përsëriti se në fillim të 2022, Basha nuk do të drejtojë më Partinë Demokratike.
REAGIMI I KOMISIONIT Të RITHEMELIMIT:
E ardhmja nuk mund të jetë humbje dhe disfatë por vetëm FITORE!
Komisioni i Rithemelimit
Basha deklaroi sot se “grupi non-grata” do të zgjerohet duke aluduar se bashkë ish-kryeministrit Sali Berisha do t’i bashkohet dhe kryeministri Edi Rama. Basha theksoi se asgjë nuk do të ndodhë në datën 5 janar, datë kur është vendosur ultimatum nga Komisoni i Rithemelimit që ai të lërë selinë e PD-së.
TIRANë – Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj reagoi ndaj akuzave të mediave për pagesa të larta këshilltarëve të tij. Në festën e fundvitit të organizua...
TIRANË – Kryeministri Rama e ka cilësuar si alarmante faktin se në vendin tonë ka ende gjyqtarë, të cilët edhe pse janë të shkarkuar nga vetting dhe janë k...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se më 9 janar në vend do të mbërrijë grupi amerikan i kibernetikës, për të hetuar rrjedhjen e të dhënave. Gjatë ...
TIARNË- Kryeministri Edi Rama teksa është pyetur nëse ka pasur ndikim në qëndrimin e Lulzim Bashës si kryeopozitar, është shprehur se PD-ja po shkon drejt ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakur Erion Veliaj në lidhje makinën MayBach që rri e parkuar në oborrin e Bashkisë Tiranë. Gj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur se situata politike në vend i ka dhënë një këshillë, që të mos merret me krahun tjetër politikë. Duke folur në konfe...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur prokurorët e SPAKU-it si dhe ka inkurajuar ata që të bëjnë punën e tyre. Gjatë konferencës së fundvitit me ga...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse në 6 mujorin e vitit të ardhshëm nuk do të hiqet vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, do të kërkoj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dhënë afat deri më 20 janar pronarëve të mediave si dhe bizneseve që nuk kanë deklaruar pagën e saktë të punonjësve. Gja...