LIVE UPDATES
Aktualitet

Komisioni i Sigurisë miraton projektligjin: Personat mbi 75-vjeç do të kenë ID dhe pasaportë pa afat

22 Qershor 2020, 09:23 Nga DOSJA
Komisioni i Sigurisë miraton projektligjin: Personat mbi 75-vjeç do

TIRANË- Ditën e sotme Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar në parim projektiligjin për disa ndryshime në aplikimin për dokument indentifikimi për shqiptarët. Ky projektligj parashikon që  personat që janë mbi 75-vjeç letërnjoftimin apo pasaportën do ta kenë pa afat. Kjo bëhet për të shmangur koston e aplikimit si dhe marrjen e shenjës së gishtërinjve për shkak të pamundësisë fizike për të shkuar pranë zyrave të aplikimit.

Projektligji:

“Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, propozohet me qëllim zgjidhjen e problematikave me të cilat ndeshen shtetasit shqiptarë.  Referohet kategoria e personave mbi 75 vjeç, të cilët meritojnë vëmendje të veçantë nga zbatimi i politikave, programeve shtetërore në ofrimin e shërbimeve publike dhe janë përfitues të programeve shtetërore.

Përfitimi i shërbimeve të tjera publike për këtë kategori të shtetasve bëhet i pamundur në kushtet kur janë në pamundësi të lëvizjes, ndaj të cilëve nga shoqëria koncesionare aplikohet shërbimi lëvizës me një kosto të konsiderueshme, përfshirë këtu shërbimin për pajisje me pasaportë, për të justifikuar koston e lëvizjes në banesë. Kompania koncesionare ofron shërbimin mobile, me kosto shtesë, në vlerën 18 000 lekë. Në këtë kuadër, nëse do të propozohej kompensimi nga buxheti i shtetit për këtë vlerë, do të krijoheshin kosto të panevojshme dhe që nuk janë parashikuar në programet buxhetore të dyja ministrive të linjës që përfshihen në këtë çështje, Ministrisë së Brendshme, propozuese e këtij projektakti dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në bazë të komunikimeve nga kompania koncesionare është kërkuar kompensimi i vlerës së këtij shërbimi nga programi buxhetor i Ministrisë së Brendshme. Në këto kushte, për të shmangur kostot e panevojshme që deri më tani kanë rënduar mbi këtë kategori shtetasish, propozojmë që afati për dokumentin letërnjoftim për shtetas të moshës mbi 75 vjeç të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë. Gjithashtu, marrja e shenjave të gishtërinjve për personat mbi 75 vjeç, të cilët riaplikojnë për t’u pajisur me dokument të ri identifikimi, sjell problematika për shkak të pamundësisë fizike. Ndaj propozohet që dokumenti ekzistues për këtë kategori i marrë nga mosha 75 vjeç e sipër do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa jetojnë.  Në të njëjtën linjë, që nga muaji qershor 2019, Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar rregulla të reja për një siguri më të lartë të dokumenteve të identitetit. Periudha minimale dhe maksimale e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, sipas standardeve të Bashkimit Evropian është 5 dhe 10 vjet. Në rregullat e reja, të cilat vijnë në linjë me propozimin në këtë projektakt, parashikohet se shtetet anëtare mund të lëshojnë karta identiteti me një vlefshmëri më gjatë për persona të moshës 70 vjeç e sipër. Nga statistikat e prodhuara nga burimi shtetëror zyrtar, Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC) i vitit 2010, rezultojnë të regjistruar 148 484 shtetas të moshës mbi 75 vjeç. 

Ndërkohë në këtë këtë mbledhje zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se nuk do të ketë shtyrje të afatit për aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë biometrike përtej 31 dhjetorit 2020. Sipas saj brenda kësaj periudhe qytetarët do të gjejnë mundësinë për të bërë aplikimet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aplikimi per pasaporte komisioni i sigurise aplikimi per pasaporte komisioni i sigurise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet