Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Kompania filmike e Barak dhe Michelle Obamës njoftoi të premten gjashtë projekte të reja për kompaninë Netflix, duke përfshirë një histori dashurie dhe një thriller për të rinjtë.
Kompania Higher Ground Productions e ish-Presidentit dhe ish-Zonjës së Parë do të përshtasë romanin e autorit britaniko-pakistanez Mohsin Hamid “Dalja në Perëndim” për ta bërë film, sipas një deklarate të Netflix-it. Libri tregon historinë e një çifti të ri që gjen dyert magjike drejt vendeve të tjera dhe që më pas e gjen veten në mes të një krize globale refugjatësh.
Projekte të tjera përfshijnë një film fantastiko-shkencor të quajtur “Sateliti”, i cili do të prodhohet me kompaninë e produksionit T Street, e drejtuar nga regjisori i serialit “Star Wars” Rian Johnson dhe producenti Ram Bergman.
Një tjetër është “Tenzing”, historia e një nepalezo-indiani, i cili arriti i pari në majën e malit Everest me zelandezin Sir Edmund Hillary.
“Gruaja e Re” është një film me metrazh të gjatë që përshkruan një grua në ditën e saj të martesës, e cila ndihet e hutuar kur afrohet një stuhi. Kompania gjithashtu po krijon dy seriale televizive.
“Vajza e Zjarrfikësit” është një thriller i bazuar në një roman të shkrimtares Angeline Boulley dhe flet për një 18 vjeçare, anëtare të fisit Ojibwe, e cila merr pjesë në një hetim policor.
Seriali tjetër është një dokumentar për parqet kombëtare.
Netflix tha se projektet do të dalin gjatë viteve të ardhshme por pa dhënë data të sakta. Barack dhe Michelle Obama nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare produksioni me firmën Netflix në vitin 2018.
Projektet e tyre të mëparshme me Netflix-in përfshijnë “Fabrika Amerikane”, e cila fitoi një çmim Oskar në vitin 2020 për dokumentarin më të mirë.
Marre nga VOA
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Presidenti Joe Biden i bëri thirrje të premten Kongresit që të miratojë me shpejtësi paketën e tij të ndihmës për koronavirusin prej 1.9 trilion dollarësh...
BRUKSEL- Krerët e Danimarkës, Austrisë, Republikës Çeke dhe Greqisë i kanë kërkuar Komisionit Evropian të veprojë shpejt për të siguruar doza nga vaksina...
UTAH- Fotografi Renan Ozturk ka bashkuar disa foto të një sportisti të linjave të larta duke ecur midis dy kullave në shkretëtirën e Utah. National Geography sh...
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar komitetin LGBT gjatë një deklarate për mediat.BBC shkruan se Erdogan foli publikisht pas protestave...
KOSOVË- Kandidatja e për Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani e ka krahasuar vendimin për ndalimin e Kurtit në zgjedhje me Bashkimin Evropian. Në një intervi...
KOSOVË- Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Albin Kurti i bën dëm Kosovës ndaj u hoq nga qeveria. Gj...
SHBA- Kompania farmaceutike Johnson & Johnson ka kërkuar autorizim për përdorim emergjent të vaksinës së saj te Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA). ...
SHBA– Një shumicë e amerikanëve thonë se ish-Presidenti Donald Trump është në një farë mase fajtor për sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar. Rreth gjysma thon...
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë dënuar me forcë vendimin e Rusisë për të dëbuar 3 diplomatë të BE-së nga vendi. Infobae shkruan se presidenti francez Emman...
SHBA- Presidenti Joe Biden vizitoi të enjten Departamentin e Shtetit dhe paraqiti vizionin e tij për politikën e jashtme të SHBA. Ai kërkoi mes të tjerash një n...