LIVE UPDATES
Bota

‘Kompanitë duhet të heqin nga tregu pajisjet Huawei’/ Trump miraton ligjin për komunikimin dixhital

17 Korrik 2020, 20:06 Nga DOSJA
‘Kompanitë duhet të heqin nga tregu pajisjet Huawei’/

Për 18 vjet, Jim Kail ka punuar si teknik i lidhjes së rrjeteve dixhitale në zona rurale të Pensilvanisë. Tani ai drejton një kompani lokale të telekomunikacionit dhe e njeh mirë këtë biznes:

Një pjesë e madhe e biznesit tonë mbështetet tek marrëdhëniet dhe besimi i klientit. Prandaj është e vështirë për një biznes nga një shtet tjetër, aq më pak nga një vend si Kina të vijë në këtë zonë rurale amerikane dhe të bëjë biznes”, thotë ai.

Prandaj kur kompania Huawei i bëri për herë të parë ofertë zotit Kail, ai nguroi. Ai kishte mëdyshje për cilësinë dhe besuesmërinë e shërbimit. Për më tepër, nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë emrin “Huawei”.

Por ata ofronin çmimin më të ulët në treg, vetëm 1/3 e çmimit të konkurrentëve të tjerë. Kjo do t’i kursente zotit Kail qindra mijëra dollarë. Megjithatë ai nuk ishte i gatshëm të bënte biznes me një kompani kineze.

Në atë kohë kisha dyshime për sigurinë. Por pasi e analizuam nuk zbuluam ndonjë shenjë se kompania kishte bërë ndonjë gjë të paligjshme apo që rrezikonte sigurinë”, thotë ai.

Zëri i Amerikës pyet sa klientë marrin shërbim përmes pajisjeve të kompanisë Huawei.

Aktualisht rreth 1000-1100 kanë pajisje të kompanisë Huawei në shtëpi,” thotë punonjësja e rrjetit “LHTC” Bonnie Bond.

Pajisjet përdoren për televizorin dhe internetin, shpjegon zonja Bond.

Pajisjet kineze u futën në përdorim në 2014. Zoti Kail ka qenë i kënaqur me cilësinë dhe shërbimin. Por shqetësimet për sigurinë ishin të vazhdueshme. Në kuadër të masave kundërpërgjigjëse ndaj Kinës, Presidenti Trump nënshkroi ligjin “hiq dhe zëvendëso” dhe ndalimin e blerjes me subvencione qeveritare të artikujve nga kompani kineze të përfshira në listen e zezë të SHBA, si Huawei.

Kompania Huawei këmbëngul se nuk ka bërë asgjë gabim dhe thotë se këto janë akuza të pabaza.

Ekspertë të sigurisë besojnë se duhet vigjilencë e madhe në shkëmbimet me kompani që veprojnë nën sistemin politik kinez.

Është e vështirë të gjenden prova. Kjo është gjithmonë sfidë kur ke të bësh me probleme të sabotazhit të padukshëm. Kur kodi ka kaq shumë probleme, si mund ta dish se cilat janë probleme teknike e cilat janë sabotazhe të maskuara si defekte,” thotë studiuesi Nicholas Weaver.

Me kërkesë të Komisionit Federal të Komunikimeve, FCC, zoti Kail paraqiti një raport në muajin maj ku përllogariste koston dhe punën që duhet për të zëvendësuar pajisjet e kompanisë Huawei. Do të duhet një vit dhe 600 mijë dollarë si dhe vonesa në shtrirjen e fibrave optike për 2000 shtëpi. Por zoti Kail thotë se për të siguria kombëtare është shumë e rendësishme:

Nuk do të bënin asgjë që vë në rrezik sigurinë e rrjeteve. Nuk do të bëjmë asgjë për të rrezikuar sigurinë kombëtare, thjesht për të bërë një lek më shumë,” thotë zoti Kail.

Për të lehtësuar koston, qeveria federale ka miratuar 1 miliardë dollarë për të ri-imbursuar programin. Komisioni FCC përllogarit se kostoja mund të jetë mbi 2 miliardë dollarë dhe kërkon mbështetje më të madhe nga Kongresi.

Kompanitë rurale duan përgjigje sa më parë. Huawei ka ndalur mbështetjen teknike dhe furnizimin me pjesë për kompaninë e zotit Kail, gjë që ka sjellë probleme jo vetëm për zgjerim të operacioneve por edhe për riparime.

Zoti Kail thotë se nuk e kishte menduar kurrë që do të haste në probleme të tilla. Çmimet që i ofroi kompania Huawei ishin shumë me leverdi, por tani ai po sheh një kosto shtesë. Ai thotë se nuk beson se do të bashkëpunojë me një kompani tjetër kineze në të ardhmen.

Nuk duam të jemi përsëri në një pozitë kur pasi kemi instaluar pajisjet, kemi shpenzuar aq shumë kohë e fonde, do të na duhet t’i heqim përsëri,” thotë zoti Kail.

Marrë nga: VOA 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll
Bota 17 Korrik 2020, 19:34

Mali i Zi, vdesin dy persona si pasojë e COVID-19

MALI I ZI- Në spitalin e Tivarit kanë vdekur të premten dy persona si pasojë e COVID-19. Ndërkohë janë shënuar edhe 59 raste të reja në 24 orët e fundit, ka bër...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet