LIVE UPDATES
Politike

Komuneti rom gjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri, nuk ka patur asnjëherë përfaqësues në parlament

22 Prill 2021, 11:27 Nga DOSJA
Komuneti rom gjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri, nuk ka

TIRANË– Zyrtarisht në Shqipëri jetojnë rreth 20 mijë anëtarë të komunitetit Rom. Në prag fushatash zgjedhore, vendbanimet e tyre kthehen në zona ku premtohet shumë por s’bëhet thuajse asgjë. Aty gjen edhe “tregun e shitblerjes së votës”. A është ky një tjetër diskriminim ndaj këtij komuniteti apo realiteti me të cilin përballen romët në Shqipëri?

Fushatat zgjedhore – “shpreh një dëshirë!”

Jashtë mureve të oborrit të një shtëpie njëkatëshe në Yzberisht të Tiranës janë renditur qese të stërmëdha me bidonë plastikë. Ato janë buka e përditshme e familjes 12-anëtarëshe nga komuniteti rom. Suzana Shaqiri ka mbetur kryefamiljare pas vdekjes së bashkëshortit. Ajo ka shumë probleme shëndetësore e financiare, por më në fund duket se kjo shtëpi me qira i ka falur pak lumturi, pas shumë vitesh që ka jetuar duke u endur në zona të ndryshme të Shqipërisë e Tiranës. Dëshira e saj më e madhe është të pasurit e një banese, prej së cilës s’mund ta largojë më askush. Do të hedhë rrënjët diku.

Por duket se të vetmet momente kur dikush dëgjon dëshirat e saj janë fushatat zgjedhore. Politikanë që ikin e vijnë sa herë kërkojnë votën, shpesh, edhe duke ofruar pará në këmbim të saj. “Na vijnë politikanët. Na gënjejnë me një thes miell, me një qese me ushqime. Unë s’kam nevojë për ushqime. Më mirë dal e lyp. Kanë thënë ‘t’ua blejmë votat’ por ne nuk duam t’i shesim votat. Ne kemi nevojë për strehim. Ja do t’i ha ato 40 mijë lekë, 50 mijë, ja 200 mijë lekë… Prapë në rrugë të madhe do të përfundoj”.

Disa metra më tutje një vilë dykatëshe qëndron hijerëndë në mesin e barakave. Shtëpia e familjes Zeqiri është mbase më luksozja e kësaj zone, e megjithatë anëtarët e saj përballen me një tjetër shqetësim. Mustafa Zeqiri ka jetuar prej rreth 40 vitesh këtu dhe djemtë e tij ndërtuan shtëpinë, për të cilën kanë 15 vite që bëjnë kërkesa legalizimi.

Duke treguar me gisht të gjitha shtëpitë përreth, tashmë të legalizuara, ai ndihet i diskriminuar. “Nuk po na bëhet legalizimi i kësaj shtëpie, sepse thonë që ju kap rruga. Shihe sa larg jemi ne nga rruga. Prandaj ne e quajme veten të diskriminuar. Në fushata zgjedhore vijnë nga të gjitha anët. Si nga e majta, edhe nga e djathta. Çfarë na premtojnë? Ata na thonë “për kë do votoni”.

Asnjë përfaqësues në Parlament

Romina Sefa e nisi rrugëtimin e saj si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian shtatë vite më parë. Sot ajo drejton Qendrën për Advokim Social, shoqatë e cila trajton problemet e kahershme të strehimit, shkollimit e punësimit për këto pakica. Romina është diplomuar për sociologji në Universitetin e Tiranës, shkollim i cili tanimë u vjen në ndihmë anëtarëve të tjerë të komunitetit rom.

“Shpeshherë ne paragjykohemi sepse një pjese e shoqërisë na shikon si persona që kemi ngelur po në të njëjtin vend dhe nuk kemi pasur ndonjë ndryshim. Ndryshime mund të ketë pasur pjesa e të rinjve që i përkasin këtij komuniteti, që mund të kenë arritur të arsimohen e të kenë mbaruar shkollën e lartë por përsa i përket pjesës tjetër të komunitetit, të cilët janë familjet e varfra ata vijojnë akoma të hasin sfida dhe paragjykime nga pjesa tjetër e shoqërisë por dhe institucioneve pasi nuk marrin shërbimet sociale ashtu siç dhe ligji garanton’ – shprehet Romina për Deutsche Welle.

Nga puna e përditshme në terren dhe nga hallet e panumërta që dëgjon, Romina mendon se ka ardhur koha që Romët të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament, i cili duhet të gëzojë mbështetjen e të gjithë komunitetit. “Ajo që vihet re është prirja që kanë disa individë për t’u përfaqësuar nëpërmjet partive politike dhe këtu flas për individë që i përkasin komunitetit rom. Për ne është shumë e rëndësishme qasja që ndiqet për të shkuar qoftë në Parlament apo Këshillat Bashkiakë. Për ne ka shumë rëndësi që të jesh llogaridhënës kundrejt njerëzve”.

Historia e Suzanës, Mustafait e qindra të tjerëve, janë sipas Rominës vetëm një pjesë e mozaikut të sfidave që përballet ky komunitet. Ajo ka një apel për të gjitha partitë politike në vend: “Ka shumë rëndësi që partitë politike mos t’i qasen këtyre minoriteteve vetëm në momentin e proceseve zgjedhore dhe të kërkojnë nëpërmjet rryshfeteve t’u blejnë votën. Por t’i trajtojnë si qytetarë shqiptarë me dinjitet e respekt dhe pse jo një pjesë e problematikave të tyre të reflektohen me seriozitet dhe të ndiqen edhe pas situatave zgjedhore”.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike komuniteti rom zgjedhjet 25 prill 2021 komuniteti rom zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 22 Prill 2021, 10:59

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shpërndarë një mesazh për të gjithë vartësit e tij. Në një mesazh, Çela shkruan se çd...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet