LIVE UPDATES
Aktualitet

Koncesion apo…?Ç’po ndodh me parkun e Butrintit, nga DEBATI Zhupa-Margariti tek kontrata

27 Prill 2022, 19:07 Nga DOSJA
Koncesion apo…?Ç’po ndodh me parkun e Butrintit, nga DEBATI

TIRANË– Marrëveshje bashkëpunimi apo koncesion? Kjo është pyetja që ka shkaktuar debate të ashpra, deri në gati dhunë fizike mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti. Për dy ditë rresht, në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Median, ministrja por jep versionin e saj të asaj që po ndodh me parkun Kombëtar, por ende ka paqartësi. Dosja.al ka sjellë të përmbledhur të gjithë zhvillimet më të fundit lidhur me gjithë çfarë por ndodh, për të krijuar një “panoramë” më të qartë. Diskutimet nisën të hënën në Komisionin Parlamentar, por u ndërprenë me një debat të ashpër mes Zhupës dhe Margaritit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi faktin se qeveria nuk ka sjellë në parlament marrëveshjen e plotë mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF për krijimin e Fondacionit të posaçëm për menaxhimin e Butrintit. Duke ngulur këmbë se një nga “perlat” e jugut të vendit, po jepej në fakt me koncension.

“Butrinti po jepet me koncension me marrëveshje sekrete. Unë si deputete relatore e komisionit të Edukimit nuk marr dot marrëveshjen sekrete, që jep Butrintin nuk dihet se kujt,”-tha Zhupa në fillim të mbledhjes së komisionit.

Por nuk e ndali me kaq!

“Butrinti nuk është mall tregtar, është trashëgimi kulturore,”-tha ajo dhe i kërkoi nënkryetarit të komisionit, Petro Koçi që të shtynte mbledhjen, kërkesë që nuk iu miratua, pasi socilisti i dha fjalën ministres. Në këtë moment, demokratja tentoi të ndalonte ministren që të fliste duke i rënë tavolinës dhe duke i hequr mikrofonin.

Mirëpo me mikrofonin e ndezur, ministrja Margariti pranoi se marrëveshja për Butrintin ishte klasifikuar si sekret dhe nuk i ishte vënë në dispozicion parlamentit, bashkë me projektligjin për miratimin e saj. Sipas saj, ishte ruajtur konfidencialiteti vetëm në aspektet ekonomike të planit të biznesit. Ndërsa në relacionin shoqërues shkruhet se marrëveshja parashikon ngritjen e një Fondacioni të posaçëm me partneritet mes ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, i cili do të administrojë për një periudhë 10-vjeçare të gjithë Parkun Kombëtar të Butrintit. Për ngritjen e Fondacionit, AADF do të financojë me një grant deri në 5 milionë dollarë, ndërsa shteti shqiptar do të ofrojë gjithë fondet e papërdorura që janë në arkën e të ardhurave të Butrintit.

PJESË NGA KONTRATA:

“Çmimi mesatar i biletës së hyrjes në pasurinë kulturore i caktuar më sipër është 75% e çmimit të biletës standarde të hyrjes për të rriturit. Fondacioni këtë drejtën të indeksojë vlerën e çmimit mesatar të biletës së hyrjës në pasurinë kulturore të përcaktuar sipas normës së inflacionit nga Banka e Shqipërisë dhe ta rrisë atë deri në 30% të vlerës së indeksuar,”-shkruhet në projektligj.

Fondacioni ka të drejtën e përcaktimit e të arkëtimit të tarifave për hyrjen e publikut. Tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes. Po ashtu, në të njëjtin dokument caktohet se vlera e financimit do të bëhet nëpërmjet grantit të AADF-së 4.9 milionë dollarë. Ndërsa një nga elementet e parashikuar në marrëveshje është ndërtimi i një qëndre të re vizitorësh. Përveç caktimit të tarifave dhe shfrytëzimit të zonës së mbrojtur, fondacionit i jepet e drejta e kontraktimit të personave të tretë për kryerjen e shërbimeve specifike. Megjithatë marrëveshja konsiderohet ende një projekt, pasi ende nuk e ka marë “dritën jeshile” nga Kuvendi.

Bordi i Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit do të punësojë një Drejtor për Sitin, i cili do të ngarkohet me detyrën për të zhvilluar të gjitha operacionet e sitit, me anë të një plani menaxhimi dhe investimi shtatëvjeçar, të përditësuar në baza vjetore, me miratim të Bordit dhe financim të Fondacionit”.

Më tej, theksohet se “Fondacioni mund të ofrojë shërbime për publikun, të tilla si, por pa u kufizuar në:

(a) pritjen, përfshirë ato të asistencës e të argëtimit për fëmijët, shërbimet e informacionit, të guidave dhe asistencës didaktike, dhe qendrave të takimit;
(b) kafeterinë, ushqimin e garderobën.

Në një historik të shkurtër për Butrintin në vitin 1993, thuhet se “Kur Fondacioni Butrinti filloi veprimtarinë e tij në vitin 1993, zona ishte një peizazh ‘homerik’ i pazhvilluar” dhe se “Një barakë dhe një kafene e vogël gjendeshin jashtë portës kryesore, poshtë zonës tashmë të rezervuar për vendparkim”.

REAGIMET E POLITIKËS:

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, gjithashtu pretendon se Parku Arkeologjik i Butrintit nuk do të jepet me koncension. Sot, nga Pogradeci, Kumbaro u shpreh se Ministria e Kulturës po krijon një fondacion sipas ligjit të OJF-ve për të rritur investimet në sitet kulturore, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për kontratë koncesionare. Ndërsa edhe Margariti në një dalje për Report Tv, gjithashtu shpjegoi planin që pretendohet se do implementohet në Butrint.

“Nuk është koncesion, menaxhimi Butrintit kalon në një fondacion të posaçëm me fondin amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës. Fondi është një doantor ashtu siç mirëpresim donatorë të tjerë. Biletaria elektronike, 10 site janë përmirësuar falë kontributit të fondi amerikan për zhvillim. Prezenca e fondit ka qenë edhe më parë në Butrint. Nuk ka asnjë lloj sekreti siç u shua për elementë që nuk i bëhen me dije publikut. Parku Kombëtar i Butrinit është pasuri kulturore botërore dhe si e tillë i parashtrohet edhe disa rekomandimeve të UNESCO. Plani Krijimi i shtigjeve të reja, aksesueshmërinë nëpërmjet varkave, ka në fokus një element shumë kyç karbon free, ka një qasje ekologjike, në sfidat globale që ndeshemi. Ka elementë të detajuar për restaurimin, por edhe mirëmbajtjes së zonës arkeologjike. Elementi mbështetjes së komunitetit lokal, rekomandim bazë i UNSECO, përfshirja e komunitetit në jetën e përditshme të këtij parku. Krijojë mini projekte për të përfshirë komunitetin edhe në formë grantesh. Do kemi edhe më shumë staf se do shtojmë personel, udhërrëfyes, ura bashkëpunimi me komunitetin,”-shtoi ajo.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Butrinti u “zë vendin” qeveritarëve shqiptarë!

2 vite më parë, ishte “Prince and Pearce”, kompania në “udhëheqjen” e David Robert Prince dhe Simon Francis James Pearce. Të dy shtetasit anglezë hartuan planin e menaxhimit të Butrintit. Sipas opencorporates.com kompania angleze kishte ndërruar emrin e saj dy herë, ndërsa të ardhurat nuk ishin qënë për t’u pasur zili. Në fund të gushtit 2016, kishte në llogari bankare vetëm £1,692. Po në të njëjtin vit kanë xhiruar rreth 20 mijë paund por kanë pasur të punësuar vetëm 2 punonjës. Pra me vetëm dy persona të punësuar, kompania britanike ka krijuar një plan për AADF që të menaxhojë parkun arkeologjik më të madh në Ballkan, i cili vizitohet çdo vit nga qindra mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Me vizitorët që ka 12 muajt e vitit, parku arrin të sigurojë rreth 1 milionë dollarëve në vit dhe nuk harxhon as 30% të tyre. Duke marrë parasysh të gjithë detajet dhe treguesit financiare, mbetet e paqartë përse Butrinti ka nevojë për një partneritet me subjekte private. Por qeveria ka vendosur kështu!

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kulture bordi i fondacionit të menaxhimit të butrintit elva margariti parku i butrinit bordi i fondacionit të menaxhimit të butrintit elva margariti parku i butrinit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj