Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Dy ditë para votimit në kuvend, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar qeverisë dhe parlamentit që të tërhiqen nga miratimi i koncesioneve për rrugën Milot-Balldren dhe atë Orikum-Dukat.
Top Channel publikon një shkresë konfidenciale, që KLSH i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erjon Brace, kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi dhe ministres së infrastrukturës Belinda Balluku ku i kërkon të rishikimin e dy kontratave, pasi sipas KLSH kanë shkelje serioze ligjore dhe pasaktësi të mëdha financiare.
“Pasaktësitë e mëdha të konstatuara në këto kontrata i bëjnë modelet e tyre financiare jo të besueshme dhe të paqëndrueshme në aspektin e vërtesisë së anës financiare”, shkruhet në shkresën e KLSH.
Në dokumentin e fortë KLSH liston një sërë parregullsish, ku më flagrantja është ajo se buxheti i shtetit do i paguajë dy kompanive koncesionare gati 10 milionë euro interesa fiktive, për hua që nuk ekzistojnë.
“Vetëm për kontratën e Milot-Balldrenë, rezultojnë pagesa tepër, të pajustifikuara sipas kontratës dhe të panevojshme 6.1 milionë euro që përbëjnë pasoja negative financiare për buxhetin e shtetit”, shkruhet në shkresë.
Sipas KLSH, interesa fiktive do të paguhen edhe për rrugën tjetër orikum dukat, ku ka llogaritje gabim të interesave, por edhe marrje të panevojshme kredi.
“Për Orikum-Dukat do të paguhen 3.6 milionë euro interesa të panevojshme, që përbëjnë pasoja negative për buxhetin e shtetit, thuhet në shkresën e KLSH-së.
Pra në total për të dy rrugët, sipas KLSH-së qeveria do të paguajë gati 10 milionë euro interesa fiktive. Por organi suprem i auditimit thotë se përtej pagesave shtesë të interesave dy rrugët kanë rreziqe të mëdha për financat e shtetit, që burojnë nga kursi i këmbimit dhe mekanizmat e tyre të financimit.
Marrë nga Top Channel
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË- Mesditën e sotme një gomone me 5 persona në bord pësoi defekt në gjirin e Karaburunit në Vlorë. Mësohet se personat që ndodheshin në bord kanë kërku...
TIRANË– Kur do të jetë gati stadium i ri? Kjo është një nga pyetjet që shtrohet shpesh ditët e fundit, nga futbolldashësit dhe jo vetëm!Gazetarja e F...
FIER- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Kodrat e Petovës në Fier. Nga zjarri i rënë janë djegur mbi 500 rrënjë ullinj dhe bimësi e re.Era favorizon përhapjen e...
TIRANË– Moderatorja kosovare Sasa Hoda ka shprehur dhimbjen e saj pas humbjes së Elonës, 15-vjeçares me sëmundje të rrallë që ndërroi jetë në ...
DIBËR-Zjarri i rënë prej tre ditësh ka përfshirë pyjet e Dibrës dhe Bulqizës.Mësohet se sipërfaqja e djegur deri më tani shkon në 10 hektarë.Zjarri i rënë ...
TIRANË- Në prag të fillimit të vitit të ri mësimor, Banka e Shqipërisë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për gjimnazistët.Ne njoftimin e saj në “Fa...
TIRANË- Nesër nis viti i ri shkollor 2019 – 2020 në të gjithë vendin.Policia e Shtetit do të zbatojë një plan masash të posaçëm për fillimin e sezon...
SHQIPËRI– Është shkatërruar një grup i strukturual kriminal që merrej me trafikimin e aarmëve nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas policisë greke të pak...
FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy vëllezërit fierakë, të cilët dhunuan hallën dy ditë ditë më parë për shkak të pronës së përbashkët.Mareglen Muhaj dhe ...
TIRANË– Elona Kuburja, 15-vjeçarja që u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar pasi vuante nga një sëmundje e rrallë ka ndërruar jetë.E mitura n...