Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Një nga koncesionet ekzistuese në Shqipëri, ai i kontrollit të detyrueshëm vjetor të gjendjes teknike të automjeteve skadon në fillim të muajit shtator, kohë kur sipas kontratës koncesionare, asetet dhe të drejtat e koncesionit duhet t’i rikthehen shtetit shqiptar. Megjithatë, mënyra se si do të ndodhë kjo mbetet e paqartë.
Kontrata koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë SGS e regjistruar në Zvicër u bë efektive më 3 shtator 2009 dhe ajo skadon më 3 shtator 2019. Sipas kontratës, procedurat për transferimin e aseteve të koncesionit duhej të nisnin gjashtë muaj para përfundimit të kontratës, ndërsa bisedimet për një zgjatje të mundshme të afatit të kontratës mund të nisnin pas vitit të tetë.
Por pavarësisht kësaj, qeveria shqiptare dhe kompania koncesionare nuk iu përgjigjën pyetjeve me shkrim të BIRN se çfarë po ndodh aktualisht.
BIRN pyeti përmes një emaili zyrën e kryeministrit Edi Rama, nëse qeveria ka ndër mend ta rinegociojë koncesionin apo do të rimarrë asetet. Zyra e kryeministrit nuk u përgjigj.
BIRN pyeti gjithashtu Ministrinë e Infrastrukturës, e cila është në rolin e autoritetit kontraktor dhe sërish nuk mori përgjigje. Pyetjet për kompaninë SGS mbetën gjithashtu pa përgjigje.
Kompania për zbatimin e koncesionut u themelua në vitin 2009 me kapital zyrtar 100 lekë. Kompania SGS Automotive Albania sh.p.k kishte për detyrë të zbatonte një kontratë koncesionare të dhënë nga qeveria shqiptare e kohës me subjekt, ofrimin e shërbimit të kontrollit të detyruar teknik të automjeteve që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.
Marrëveshja e koncesionit parashikon detyrimin e kompanisë për të investuar 561 milionë lekë (afro 4.3 milionë euro). Në shkëmbim të këtij investimi, qeveria shqiptare i kalonte të drejtën të arkëtonte tarifën e kontrollit vjetor teknik të automjeteve, tarifë e cila deri në atë kohë ishte pjesë e të ardhurave të buxhetit të shtetit.
Të dhënat e bilanceve të kompanisë, të para nga BIRN tregojnë se kompania realizoi përgjatë periudhës nëntëvjeçare nga viti 2009 deri më 2018 të ardhura totale prej 6.3 miliardë lekësh, fitim operativ prej 1.3 miliardë lekësh dhe fitime neto pas taksave prej 842 milionë lekësh.
Përfitimet totale të kompanisë mëmë nga koncesioni mund të jenë më të larta se sa kaq. Për shembull, kompania duket se zgjodhi ta kryejë investimin prej 561 milionë lekësh që kishte detyrim kontraktor pjesërisht duke marrë hua nga kompania mëmë dhe pjesërisht përmes një injektimi kapitali në masën në 190 milionë lekë (afro 1.3 milionë euro) në vitin 2011 me financim nga kompania mëmë. Përgjatë viteve, SGS Automotive Albania sh.p.k pagoi interesa për kredinë që mori nga kompania mëmë.
Kontratat e koncesioneve të qeverive shqiptare janë kritikuar në veçanti për shkak të karakterit monopolizues që kanë si dhe të analizës së dobët të kostove dhe përfitimeve. Koncesioni i SGS rezulton se ka një normë fitimi mbi kapitalin e investuar deri në masën 100% në vit. Kështu, ndërsa në vitin 2018, kapitali i paguar i SGS ishte 190 milionë lekë, fitimet neto pas taksave të kompanisë ishin 192 milionë lekë. Kompania ka monopol ligjor në shërbimin e kontrollit të gjendjes teknike të automjeteve në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa kontrolli është gjithashtu detyrim ligjor.
Ndërsa afati i kontratës koncesionare fillestare po skadon, qeveria ka mundësi të zgjedhë nëse do ta kthejë këtë monopol në duart e shtetit duke kaluar fitimet e majme në buxhetin e shtetit, apo të liberalizojë tregun, duke e lënë kontrollin në duart e kompanive private, por duke hequr njëkohësisht tarifat fikse të shërbimit.
Koncesione të tjera në rradhë
Deri më sot, Qeveritë shqiptare kanë mësuar të japin koncesione por jo t’i marrin ato pas në përfundim të afatit. Kontrata me SGS është nga të parat që i është afruar afatit të mbarimit, por gjatë viteve të ardhshme janë edhe disa kontrata të tjera koncesionare që pritet t’u mbarojë afati fillestar.
Koncesioni i prodhimit të pullave fiskale, i fituar nga kompania SICPA në vitin 2010 ka një afat ligjor dhjetëvjeçar dhe teorikisht do të përfundojë vitin e ardhshëm. SICPA kontrollohet nga një kompani zvicerane me të njëjtin emër. Ky është koncesioni që prodhon pullat e cigareve dhe të birrës dhe që u prezantua si një novacion që do të luftonte kontrabandën dhe evazionin fiskal me mallrat e akcizës. Ky koncesion i kushton shqiptarëve rreth 6 milionë euro në vit për një total prej 6.3 miliardë eurosh për periudhën 2012-2018, sipas bilanceve të kompanisë.
Tjetri në rradhë për të skaduar është koncesioni i incineratorit të Elbasanit. Nënshkruar në vitin 2014, kontrata shtatëvjeçare pritet tëmbyllet në vitin 2021. Ky është koncesioni që në total pritet t’i kushtojë taksapaguesve rreth 28 milionë euro. Koncesioni i përket kompanisë Albtek Energy, e cila është nën pronësinë 100% të shtetases shqiptare Stela Gugallja.
Qeveria shqiptare është përballur vetëm një herë me përfundimin e një kontrate koncesionare, por në vend që të rimarrë asetet e krijuara nga kontrata, vendosi që ta zgjasë atë nga 3 në 30 vjet përmes një ligji në parlament. Kontrata në fjalëështë ajo e prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Fituar nga kompania ALEAT në vitin 2008, kontrata koncesionit parashikonte një afat trevjeçar, në fund të së cilit, asetet dhe teknologjia e ALEAT do t’i kalonin Ministrisë së Brendshme. Por në vitin 2011, qeveria e kohës vendosi në mënyrë kontroverse ta zgjasë afatin e koncesionit nga 3 në 30 vjet. Koncesioni i ka kushtuar shqiptarëve deri më sot 230 milionë euro.
Marrë nga Reporter.al
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar ditën e sotme te varrezat publike ne aksin Gjirokastër – Kakavijë, në të dalë të qytetit, midis Kordhocës dhe G...
FUSHË KRUJË- Një biznesi (parukerieri) i është vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Nikël.Sipas informacioneve par...
SHKODËR– Sadetin Erkoçeviq, 28-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë në Tiranë ka dalë sot para trupit gjykues ku është njohur edhe me ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi akuzohet për krijimin e një skeme mashtruese lidhur me TVSH. I arrestuari është shtetasi ...
FIER- Policia ka sekuestruar pasurinë prej 120 mijë euro, pasi dyshohet të jenë përfituar në rrugë kriminale.Sipas njoftimit të policisë mësohet se pasuria e bl...
TIRANË- Një-60 vjecar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, i cili pas një sherri të ashpër me bashkeshorten, kishte rrëmbyer automatikun dh...
MAT- Banorët e fshatrave, Gjoçaj, Zall-Gjoçaj dhe Lam i Madh në Bashkinë e Matit vijojnë rezistencën e tyre kundër ndërtimit të një HEC-i.Rreth 20...
VLORË- Kushëriri i Koço Kokëdhimës ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë mbi disa turistë spanjollë. Dosja.al mëson se në pranga ka r...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar rezultate konkrete nga drejtorët e Policisë, pas arrestimit tri ditë më parë të Ylber Ademit, 51-vje...
VLORË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me sherrin, ku disa turistë spanjollë në Porto Palermo u rrahën nga pronarët e lokalit pasi nuk u kishte pëlqyer ...