LIVE UPDATES
Politike

Koncesioni për Porto Romanon, PD akuza Ramës: Po u jep portin tre oligarkëve

30 Prill 2020, 12:51 Nga DOSJA
Koncesioni për Porto Romanon, PD akuza Ramës: Po u jep portin tre

TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka deklaruar se Edi Rama po u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat, Porto Romonon. Sipas tij oligarkët janë Shefqet Kastrati, Friden Kuqi dhe Pëllumb Salillari. Ai shprehet se ky koncesion korruptiv privatizon sovranitetin shtetëror, cenon sigurinë kombëtare, dobëson luftën kundër drogës dhe trafiqeve.

“Në kulmin e krizës së vendit, Edi Rama po i jep tre oligarkëve të vendit me koncesion një port privat mallrash për të ngarkuar dhe shkarkuar çdo lloj malli që hyn e del nga Shqipëria.  Në vitin 2015, Edi Rama ju dha tre oligarkëve Shefqet Kastrati, Friden Kuqi dhe Pëllumb Salillari një koncesion të paligjshëm për ndërtimin e një porti karburantesh vetëm pak metra nga porti ekzistues i Porto Ramanos, duke shkelur ligjin.”, shprehet Gjata.

Deklarata e plotë:

Në mes të krizës së pandemisë, Edi Rama ka braktisur mijëra familje në mjerim, po shtyn biznesin shqiptar dhe ekonominë kombëtare drejt falimentimit. Por Edi Rama nuk ka pushuar asnjë cast pagesat dhe favoret për oligarkët. Pasurimi i oligarkëve është prioriteti i tij i vetëm.  Ndërkohë që shqiptarët zhyten në varfëri, papunësi dhe pasiguri, Edi Rama po privatizon kufijtë, doganat dhe portet e Shqipërisë duke ua dhënë me koncesion oligarkëve.  Në kulmin e krizës së vendit, Edi Rama po i jep tre oligarkëve të vendit me koncesion një port privat mallrash për të ngarkuar dhe shkarkuar çdo lloj malli që hyn e del nga Shqipëria.  Në vitin 2015, Edi Rama ju dha tre oligarkëve Shefqet Kastrati, Friden Kuqi dhe Pëllumb Salillari një koncesion të paligjshëm për ndërtimin e një porti karburantesh vetëm pak metra nga porti ekzistues i Porto Ramanos, duke shkelur ligjin. Tani, Edi Rama, me një shtesë të kontratës së koncesionit, ka vendosur që këtë port karburantesh ta kthejë në port për çdo lloj malli të menaxhuar nga këta oligarkë, njësoj si Porti i Durrësit.  Kjo është shkelje flagrante e ligjeve dhe e standareve të sigurisë kombëtare të vendit. Ky është një skandal korruptiv dhe me pasoja të rrezikshme për Shqipërinë. Ky port privat për mallrat cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë, dobëson luftën kundër trafiqeve dhe kontrabandës ndërkombëtare, përfshi trafikun e drogës. Porti i oligarkëve rrezikon financat publike dhe mundëson një parajsë të evazionit fiskal. Porti i oligarkëve do të jetë një port për drogën, për kontrabandën, dhe një qendër e krimit. Ky port është privatizim i sovranitetit të Shqipërisë në duart e oligarkëve. Vendimi për t’u dhënë oligarkëve këtë koncesion të ri, merret kur Edi Rama ka zhytur në papunësi dhe varfëri qindra mijëra familje shqiptare. Vendimi për të pasuruar akoma më shumë oligarkët, për të privatizuar atdheun për interesin e tyre merret nga Edi Rama në këtë kohë të pandemisë ekonomike, kur biznesi shqiptar po shtyhet të falimentojë nga mungesa e ndihmës financiare dhe nga barra e rëndë e taksave. Ja pse taksat që paguajnë qytetarët dhe biznesi nuk shkojnë për të ndihmuar njerëzit. Sepse paratë e shqiptarëve Edi Rama vendos tua falë oligarkëve duke ju ndërtuar edhe rrugën e portit privat me plot 5.4 milionë euro. Kjo është nuk është thjesht vjedhje! Kjo është tradhëti që Edi Rama kryen kundër shqiptarëve në kohën më kritike për shëndetin dhe mirëqenien e tyre!  Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar deklaron publikisht, se nuk e njeh këtë akt kriminal tradhtie ndaj shqiptarëve. Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë me efekt prapaveprues këtë vendim të paligjshëm dhe do ti vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

Më herët Kuvendi ka miratuar shtesën në koncensionin për Porto Romanon. Deputeti i PS, Ditmir Bushati është shprehur kudnër dhe tha se po bëhet pa procedura dhe kundër ligjeve të vendit. Për Bushatin një përgjigjë kishte Taulant Balla, i cili tha se ky koncension është jetik për qytetarët dhe fjala e kolegut të tij i është dukur sikur e thoshte Grida Duma.

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike clirim gjata koncesioni për porto-romanon clirim gjata koncesioni për porto-romanon

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen