LIVE UPDATES
Politike

Konferenca e donatorëve, ministri Ahmetaj: Shpresoj që të mblidhen rreth 450 milionë euro

17 Shkurt 2020, 09:26 Nga DOSJA
Konferenca e donatorëve, ministri Ahmetaj: Shpresoj që të

TIRANË– Hapin e parë të mbështetjes së Shqipërisë pas tërmetit me pasoja tragjike me 51 viktima e 913 të plagosur më 26 nëntor, Komisioni Europian e bëri menjëherë pas tërmetit me dërgimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE në Shqipëri me kërkesë të qeverisë shqiptare. Ndërsa në dhjetor KE bëri të ditur dhënien e një ndihme prej 15 milionë eurosh Shqipërisë me prioritet rikonstruktimin e ndërtesave publike.

Në këto muaj autoritetet përkatëse nga Bashkimi Europian, OKB-ja, Banka Botërore dhe qeveria shqiptare punuan për përpilimin e raportit të vlerësimit për dëmet e tërmetit, të paraqitur ditët e fundit. Si pasojë e katastrofës u prekën më shumë se 47.000 vetë drejtpërdrejt nga tërmeti, thuhet në raportin përfundimtar të qeverisë shqiptare të paraqitur para pak ditësh, ndërkohë që 17.000 vetë u detyruan të zhvendosen për shkak të humbjes së shtëpive. Në përgjithësi si pasojë e katastrofës u prekën në tërësi 202.291 vetë, nënvizon raporti. Zonat më të prekura janë Shijaku, Durrësi, Kruja, Tirana, Kamza, Kavaja, Kurbini dhe Lezha.

Pritshmëria e Shqipërisë nga Konferenca e Donatorëve

Ky raport përfundimtar për dëmet e tërmetit do të shërbejë si bazë orientuese për Konferencën e Donatorëve të hënën dhe përpjekjet për rindërtimin dhe rehabilitimin e pasojave të tërmetit. Raporti e llogarit shifrën e përgjithshme të dëmeve të tërmetit me afër 1 miliardë euro. Se sa fonde do të mblidhen në Bruksel në ndihmë të Shqipërisë, kjo nuk dihet ende, por për qeverinë shqiptare shpresëdhënës duhet të jetë fakti, që konferenca e donatorëve bëhet nën drejtimin e vetë presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Prezentë do të jenë edhe kreu i Këshillit të BE, Charles Michel dhe komisioneri i zgjerimit, Olivér Várhelyi, asistentja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Mirjana Spoljaric, kurse nga Shqipëria në konferencë do të marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministrin e rindërtimit, Arben Ahmetaj e koordinatoren kombëtare për vlerësimin e dëmeve të tërmetit, Milva Ekonomi.

Qeveria shqiptare shkon me pritshmëri modeste në Bruksel. Kryeministri i Shqipërisë, i cili ishte pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i shfrytëzoi ditët e konferencës për të tërhequr sa më shumë donatorë për Shqipërinë. Ai u shpreh megjithatë i përmbajtur për mediat. “Nuk bëhet fjalë për të arritur që të përmbushim të gjitha nevojat, por sidoqoftë të mbetemi në një nivel, që sado modest, të mund të ketë një peshë në këtë proces”, thuhet në Facebookun zyrtar të kryeministrit.

Në bisedë me Deutsche Wellen ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj shprehet mirënjohës për solidaritetin europian të treguar këto muaj. ‘Solidariteti është shumë i madh, megjithatë shifra në fund do ta materializojë këtë solidaritet’, thotë ai. Ministri Ahmetaj pret që në “kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro” për Shqipërinë. “Për shkak të turit që ka bërë kryeministri në disa vende, për shkak të ndjeshmërisë në vendet europiane presim një shifër përafësisht të tillë.” Megjithatë ai thekson, se nevojat janë shumë më të mëdha. “Jam i shqetësuar se si do t’i japim impuls ekonomisë këto vite e si do të mënjanohen dëmet në infrastrukturë.”

Banka Botërore ndihmë sektorit shëndetësor

Nevojat më akute në Shqipëri vlerësohet se janë në sektorin e banimit, ku pas tërmetit më shumë se 95. 000 banesa janë shkatërruar dhe dëmtuar, por jo pak dëme ka pasur edhe në shkolla, spitale, e infrastrukturën e vendit. Banka Botërore pas tërmetit në Shqipëri ofroi menjëherë ndihmë në llogaritjen e pasojave të dëmeve dhe efektin e tyre në ekonomi. Drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, Linda Van Gelder tha për Deutsche Welle, se “më specifikisht, Banka Botërore iu përgjigj nevojave në sektorin shëndetësor, ku tërmeti shkatërroi disa spitale. Një projekt në vijim është duke ofruar ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të modernizuar sektorin e shëndetësisë. Ne jemi të gatshëm të drejtojmë resurset nga ky projekt për të filluar menjëherë punën për rikonstruktimin e tre spitaleve të prekura.”

Banka Botërore ka ofruar e do të ofrojë ndihmë teknike dhe financiare, si në afat të shkurtër ashtu edhe të mesëm, thotë Van Gelder, e cila po ashtu do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve, si përfaqësuese e Bankës Botërore.

Konferenca zhvillohet pasditen e ditës së hënë, dhe pas fjalimeve përshëndetëse, pjesëmarrësit do të njihen me përfundimet e raportit mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti e me video nga zonat e prekura nga tërmeti. Konkluzionet e konferencës, ku pritet të marrin pjesë edhe vende të tjera të ftuara dhe organizata do t’i ofrojë në fund komisioneri i zgjerimit të BE, Olivér Várhelyi.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj konferenca e donatorëve të europës arben ahmetaj konferenca e donatorëve të europës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet