LIVE UPDATES
Politike

Konferenca e Ramës për përmbytjet, Basha: Njerëzit janë deri në brez me ujë për shkak të kaskadave, jo reshjeve. Ky dë

15 Janar 2021, 12:45 Nga DOSJA
Konferenca e Ramës për përmbytjet, Basha: Njerëzit janë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si një propagandë konferencën e kryeministrit Edi Rama që sot e konsideroi sukses menaxhimin e përmbytjes.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se sot janë mijëra familje nën ujë, ndërsa kreu i qeverisë ka në plan të bëjë vetëm propagandë.

Basha u shpreh se kryeministri është një dështak që duhet larguar sa më parë nga posti që mban, duke u dhënë fund kështu edhe vuajtjeve të qytetarëve të tjerë, të dëmtuar nga tërmeti, që po i zë viti i dytë në çadër.


Fjala e plotë e Lulzim Bashës 

Gjatë ditëve të kaluara kam qenë bashkë me bashkëpunëtorët e mi me disa prej jush në disa prej zonave të përmbytura, e kemi parë me sytë tanë dëmet e mëdha që janë shkaktuar, vështirësitë e mëdha që po kalojnë njerëzit. Edhe sot që flasim qindra, mijëra banorë, mijëra familje janë nën ujë. Shtëpitë e tyre janë në prani të ujit, janë të rrethuara nga uji, janë me mungesa të mëdha të ujit të pijshëm, të ushqimeve, medikamenteve. Vuajnë për aksesin për të dalë nga shtëpitë apo të çuar të sëmurët në spital.
Janë pa medikamente dhe nuk po flas vetëm për zonën e Shkodrës por po flas edhe për zonat rreth e qark Tiranës, Durrësit dhe të gjithë ultësirën Perëndimore. Jemi përpjekur të bëjmë gjithçka. Kryetarja e bashkisë se Shkodrës ndonëse në rrethim politik po përpiqet të bëjë gjithçka bashkë me punonjësit e saj. Ne jemi përpjekur me rrethin tonë të vullnetarëve të bëjmë gjithçka dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’ju qëndruar pranë këtyre njerëzve. Ndërkohë kjo është e vetmja qeveri në botë që fatkeqësinë e shikon si mundësi për propagandë. Ulen dy orë dhe njeriu që ka 8 vjet kryeministër, 8 vjet përgjegjës për këtë vend, na tregon historikun e rrethjeve në 20 vitet e fundit.
Ne fakt gënjen se e di e gjithë Shkodra që ka ditë që nuk bie shi dhe përmbytja ka ardhur nga kaskada. Njerëzit janë nën ujë dhe ky u thotë nuk shihni investimet që kam bërë unë. Njerëzit janë përmbytur dhe ky vazhdon t’ju vejë fajin të tjerëve. 8 vite propagandë dhe asnjë punë për të zgjidhur hallin e njerëzve.
Kush ka qenë 8 vite kryeministër? Kush i ka pasur të gjitha pushtetet këto 8 vite? Kush ka pasur miliarda euro në duar për të zgjidhur këto probleme në 8 vite? Dhe tani në këtë moment në vend që të mendojë për hallin e këtyre njerëzve që sot, përmbytjes, pandemisë, krizës ekonomike i është shtuar edhe një ditë e acartë edhe paralajmërohet edhe nesër një ditë tjetër e acartë prapë del pa pikë turpi dhe flet sikur ka ardhur dje në qeveri. Ka 8 vjet kryeministër. Kujt t’i kërkojnë llogari njerëzit? Kush e ka përgjegjësinë për këtë situatë dhe çfarë po bën për t’ju ardhur në ndihmë? Çfarë po bën për t’iu ardhur në ndihmë?
Të gjithë janë ngritur në këmbë. Kushdo po mundohet të bëjë aq sa mundet, ky që e ka përgjegjësinë me ligj, ulet atje 2 orë bën propagandë me fatkeqësinë. Boll më! 8 vite dështim. 8 vite vetëm propagandë. Edhe fatkeqësinë më të madhe e merr e shndërron në propagandë. 8 vite vetëm duke fajësuar të tjerët për dështimet e tij. Boll më! Nuk ka shqiptar që se kupton më që ky njeri është problemi i vendit. Ky dështak prodhon vetëm dështime dhe ka një dhe vetëm një zgjidhje, të bëhemi të gjithë bashkë e ta largojmë burimin e të gjithë këtyre fatkeqësive që është një njeri që edhe përmbytjen, si çdo fatkeqësi tjetër, po mundohet ta kthejë në propagandë duke mashtruar, duke gënjyer, duke fajësuar. Kush? Njeriu që 8 vite ka qenë kryeministër.
Është në fund të mandatit, njerëzit janë deri në brez në ujë, jemi në mes të pandemisë, ata të tjerët kanë mijëra familje në çadra, viti i dytë i gjen në çadra, qindra e mijëra kanë humbur vendin e punës dhe ky nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë. Ka ardhur koha ta largojmë. Ka ardhur koha të kemi një qeverisje të përgjegjshme, një qeverisje minimalisht të përgjegjshme sa qeveritë e tjera të rajonit. Një kryeministër serioz. Probleme kanë ndodhur, probleme do të ndodhin. Detyra e kryeministrit, detyra e qeverisë është të bëjë gjithçka për të ndihmuar njerëzit dhe në këtë detyrë si në rastin e përmbytjeve dhe në çdo rast tjetër, për 8 vite me radhë një njeri që i ka pasur të gjitha pushtetet, Edi Rama ka dështuar. Dhe e sotmja ishte një vulë tjetër e fundit e turpit në ikje se si edhe këtë tragjedi të përmbytjes po mundohet ta kthejë në një shfajësim për veten e vet dhe në propagandë të cilën nuk e hanë më askush. Vazhdoj t’i bëj thirrje gjithë strukturave tona, të bëjnë ç’është e mundur për t’i ndihmuar njerëzit dhe uroj, shpresoj dhe kam besim shumë të madh që edhe ky mësim i sotëm i një qeverie dhe një kryeministri të mbytur në dështimet të njëpasnjëshme, të intoksikuar nga propaganda, do të mundësojë që 25 prilli të jetë dita e një ndryshimi të madh dhe rrënjësor, dita kur të kemi një qeveri që të mendojë për njerëzit, si në ditë të mira ashtu edhe në ditë të këqija. Ju faleminderit!

Mesditën e sotme, kryeministri Rama doli në konferencë me mediat ku u shpreh se përmbytjet dhe situata e rënduar pas reshjeve të dendura është menaxhuar me sukses nga qeveria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama-basha per permbytjet edi rama lulzim basha rama-basha per permbytjet

Sondazh

Poll
Politike 15 Janar 2021, 12:02

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar dëmtimin e rrugës në Borsh, ku u harxhuan 13.7 milionë euro për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës nga kompania Sall...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet