LIVE UPDATES
Bota

Konferenca e Sigurisë: Perëndimi i bashkuar për Ukrainën

20 Shkurt 2022, 06:29 Nga DOSJA
Konferenca e Sigurisë: Perëndimi i bashkuar për Ukrainën

GJERMANI- Konferenca e Sigurisë në Mynih që i vazhdon punimet të shtunën është përqëndruar tek kriza e Ukrainës dhe konflikti me Rusinë. Pas fjalimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që e bëri të qartë, se Rusia do të paguajë një kosto shumë të lartë, nëse sulmon Ukrainën, në Mynih e mori fjalën edhe zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris. Ajo deklaroi qartë në drejtim të Rusisë se do të ketë sanksione “të papara”, nëse Rusia e sulmon Ukrainën. Kamala Harris tha në Mynih të shtunën, se “ne kemi përgatitur sanksione ekonomike, që do të jenë të shpejta, të forta dhe të bashkërenduara”, tha ajo. “Në fokus do të jenë institucionet financiare ruse dhe industritë bazë.”

Mbështetje për aleatët

Zëvendëspresidentja amerikane theksoi bashkëpunimin e ngushtë me aleatët europianë dhe i siguroi partnerët e NATO-s, se SHBA në rast konflikti do të mbrojë anëtarët e saj. Në Ukrainë nuk do të ndërhyjmë si një vend jo anëtar, por Uashingtoni i qëndron besnik nenit 5 të aleancës së mbrojtjes, tha ajo, duke iu referuar shqetësimeve të vendeve balltike për një agresion rus. SHBA do të forcojë krahun lindor të NATO-s. Për këtë ka një qëndrim mbipartiak në Uashington.

Harris përforcoi qëndrimin amerikan, se megjithë tensionet, Shtetet e Bashkuara janë për një zgjidhje diplomatike me Rusinë. Por nëse kjo diplomaci është qorrsokak, atëherë jemi të gatshëm për përgjigje të forta, theksoi ajo në Konferencën e Sigurisë. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO do të forcojë krahun e saj lindor. Ai akuzoi Rusinë për manovra mashtruese. “Duket sikur Rusia po bën çdo gjë që të krijojë një pretekst për pushtimin”, tha ai. Kemi qenë transparent me taktikën, se shpresojmë që kështu t’ia vështirësojmë Rusisë një invazion.

Zelensky: Jo pre e provokimeve

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih për pak orë qëndron edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të zhvilluar takime me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik, Boris Johnson. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bwrë thirrje në Konferencën e Sigurisë në Mynih për një plan “të qartë” kohor për anëtarësimin e vendit në Ukrainë dhe më shumë mbështetje ndërkombëtare për vendin e tij. “Ne do ta mbrojmë vendin tonë, me ose pa mbështetjen e partnerëve tanë”, tha ai. Por “ne duam një zgjidhje diplomatike në vend të konfliktit ushtarak.

Gjatë së shtunës ai shkroi në twitter se “ne nuk do të reagojmë ndaj provokimeve dhe synojmë të arrijmë paqen vetëm përmes diplomacisë.” Kurse ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Ukraina po përgatitet për një sulm të mundshëm. “Ne përgatitemi për çdo skenar të mundshëm”, tha ai në Mynih.

Nga Britania e Madhe i dërgohet Rusisë mesazhi i qartë i bllokadës financiare. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri britanik, Boris Johnson e kërcënoi Rusinë me sanksione të ashpra në qendrën financiare të Londrës, nëse do të sulmohet sërish Ukraina. Ai shtoi se nuk është e pranueshme, që Europa shantazhohet nga Rusia dhe u shpreh, se Europa duhet të bëhet më e pavarur nga gazi dhe nafta ruse.

Kina: Palët të ulen për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih foli edhe ministri i Jashtëm kinez, Vang Yi, i cili kërkoi një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe njohu sovranitetin e Ukrainës. Parimi i mosshkeljes së kufijve vlen për të gjithë anëtarët e OKB dhe Ukraina nuk bën përjashtim, tha ai. Ai kërkoi që të përqëndrohen përpjekjet në marrëveshjen e Minskut, sepse atë e njohin si SHBA, BE edhe Rusia.

“Pse nuk ulen të gjitha palët dhe të zhvillojnë bisedime të detajuara me një plan kohor si do të zbatohet kjo marrëveshje”, kërkoi Yi të shtunën, sipas përkthimit. “Kjo është ajo që duhet të bëjnë palët, aty ku duhet të përqëndrohen ato në vend që të rrisin tensiont, të nxisin panikun dhe ndoshta të sensacionalizojnë kështu edhe rrezikun e luftës.”

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jens stoltenberg kamala harris konferenca e sigurise konflikti ukraine-rusi olaf scholz volodymyr zelensky jens stoltenberg kamala harris konferenca e sigurise konflikti ukraine-rusi olaf scholz volodymyr zelensky

Sondazh

Poll
Bota 19 Shkurt 2022, 20:15

Frikë nga lufta! NATO tërheq stafin nga Kievi

UKRAINË– NATO ka njoftuar tërheqjen e stafit nga Kievi pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës e Rusisë. Përmes një deklarate, NATO bën me dije se jan...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj