LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët ukrainas vizitojnë rajonet lindore dhe përballen me granatime

19 Shkurt 2022, 22:04 Nga DOSJA
Zyrtarët ukrainas vizitojnë rajonet lindore dhe përballen me

UKRAINË– Zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm, Denys Monastyrskiy, ishin shumë pranë vendit ku ndodhën granatimet, gjatë një vizite të tyre në frontin e luftës, ku forcat qeveritare po luftojnë me separatistët në lindje të Ukrainës. Zyrtarët arritën që të strehoheshin para se granatimet të godisnin zonën. Një gazetar i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, që përcolli vizitën e zyrtarëve, tha se granatat ranë 300 metra nga lokacioni ku gjendeshin zyrtarët dhe gazetarët.

Më herët gjatë ditës, liderët e separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës kanë urdhëruar mobilizimin e plotë ushtarak, teksa është rritur frika për pushtimin e Ukrainës. Denis Pushilin dhe Leonid Pasechnik, liderët e rajoneve të okupuara të Donetskut dhe Luhanskut, kanë lëshuar deklarata të ndara më 19 shkurt, përmes së cilave kanë njoftuar për mobilizimin e plotë të trupave dhe u kanë bërë thirrje rezervistëve që të shkojnë në zyrat ushtarake dhe të lajmërohen se janë të gatshëm.

Kjo lëvizje vjen në kohën e rritjes së dhunës në ditët e fundit përgjatë linjës së kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve në rajon, gjë që ka rritur frikën në Perëndim se Moska mund ta përdorë këtë dhunë si pretekst për ta sulmuar Ukrainën. Ushtria ukrainase tha se nga granatimet më 19 shkurt janë vrarë dy ushtarë në pjesën e Donetskut që kontrollohet nga forcat qeveritare dhe se forcat separatiste kishin vendosur artileri në zonat e banuara, duke tentuar që të provokojnë forcat qeveritare.

“Si rezultat i sulmeve me granata, dy ushtarë ukrainas janë vrarë”, tha ushtria.

Kanë qenë pothuajse 600 shkelje të armëpushimit në lindje të Ukrainës në 24 orët e fundit, përfshirë 300 shpërthime, tha ekipi monitorues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më 18 shkurt. Disa shpërthime janë dëgjuar edhe mëngjesin e 19 shkurtit në pjesën veriore të Donetskut. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatime, teksa separatistët në Donetsk kanë thënë se dhjetëra granata janë hedhur në territorin e tyre, ndërkaq pala ukrainase ka raportuar për 19 shkelje të armëpushimit nga separatistët.

Mediat ruse kanë raportuar se 10,000 persona janë evakuuar nga lindja e Ukrainës dhe kanë arritur në Rusi. Separatistët kanë njoftuar për planet për evakuimin e 700,000 persona për në juglindje të Rusisë, duke thënë se evakuimi do të bëhet nga frika e ndonjë sulmi të forcave ukrainase, akuza që Kievi i hedhë poshtë. Liderët rebelë thanë se gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të jenë të parët që do të largohen për në Rusi, që kanë thënë se është pajtuar që të strehojë këta persona.

Rusia u ka dhënë pasaporta dhjetëra-mijëra qytetarëve në lindje të Ukrainës, një lëvizje që është dënuar nga Perëndimi. Rusia mund të tentojë që ta justifikojë pushtimin e Ukrainës me pretekstin se po mbron “qytetarët” e saj në lindje të Ukrainës, kanë thënë zyrtarët perëndimorë. Rusia ka mohuar se ka plane për ta pushtuar Ukrainën dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “histeri”. Kremlini ka grumbulluar mbi 150,000 trupa në kufirin me Ukrainën dhe ka kërkuar nga Perëndimi që të pajtohet me një listë të kërkesave të sigurisë, përfshirë edhe që Ukrainës t’i mohohet anëtarësimi në NATO.

Perëndimi ka refuzuar kërkesën kryesore të Rusisë, që është ndalja e zgjerimit të NATO-s dhe tërheqja nga Evropa Lindore dhe Qendrore, duke thënë se shtetet sovrane kanë të drejtë të zgjedhin vetë aleancat e tyre. Megjithatë, SHBA-ja dhe Evropa kanë thënë se janë të gatshme të negociojnë për kërkesat e tjera të prezantuara nga Rusia, përfshirë edhe kufizimet mbi dislokimin e raketave dhe stërvitjeve ushtarake.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll
Bota 19 Shkurt 2022, 20:15

Frikë nga lufta! NATO tërheq stafin nga Kievi

UKRAINË– NATO ka njoftuar tërheqjen e stafit nga Kievi pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës e Rusisë. Përmes një deklarate, NATO bën me dije se jan...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet