Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Konferenca në Bruksel/ Këlliçi: Shqipëria drejt BE-së, përmes demokracisë funksionale
6 Mars 2019, 14:59Nga DOSJA
BRUKSEL- Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi i PPE-së në Parlamentin Europian me temë: “Promovimi i proçesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor: perspektiva e të rinjve”, ku është takuar me me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul.
Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet që po bën opozita për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe themelit të këtyre vlerave, votës së lirë.
Belind Këlliçi vuri në dukje se vota e lirë është sot peng i krimit dhe shqiptarët janë ngritur për t’i dhënë fund kësaj situate.
Rinia, studentët dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve janë bashkë, janë në këmbë dhe nuk kërkojnë asgjë më shumë për vendin se standardet europiane demokratike. Shqiptarët duan garantimin e votës së lirë, politikanë të pa lidhur me krimin, drejtësi të pa kapur që dënon politikanët të cilët blejnë votat dhe vullnetin e qytetarëve, si dhe vjedhin fondet publike, luftë kundër korrupsionit.
Kryetari i FRPD Belind Këlliçi
Ndërsa, presidenti i PPE, Joseph Daul, konfirmoi se Partia Popullore Europiane po e ndjek me shumë vëmendje dhe prioritet situatën në Shqipëri, si dhe shprehu vendosmërinë e tij për ta ndihmuar vendin tonë në rrugëtimin europian. Zoti Daul theksoi se ky rrugëtim kalon përmes parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.
Kreu i të rinjve demokratë shqiptarë u bëri thirrje drejtuesve të Bashkimit Europian të shtojnë vëmendjen ndaj rajonit të Ballkanit, ku, shkelja e vlerave themelore të demokracisë, në disa vende, po sjell destabilitet.
BE duhet të rrisë përpjekjet e saj në mbrojtjen dhe ruajtjen e të drejtave themelore në vendet tona, si demokracia funksionale, liria dhe të drejta të tjera me rëndësi vendimtare.
Kryetari i FRPD Belind Këlliçi
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ministri për Shtetin dhe Diapsorën, Pandeli Majko është një nga figurat më popullore të të majtës shqiptare dhe politikës. Gjatë një interviste për...
Fotografi Agim Rama në profilin e tij në Facebook ka postuar disa foto të shkrepura gjatë seancës plenare të ditës së djeshme. (Lexo këtu)Ajo që bie menjëherë n...
TIRANË- Pas takimit me liderin demokrat, Lulzim Basha,(Lexo këtu) e ngarkuara me Punë e SHBA-së, Leyla Ones po zhvillon një takim me kryetaren e LSI-së, M...
Tiranë: Lefter Maliqi i cili ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit është shprehur së fundmi se votat e tij në Kuvend do të jenë kundër Ramës. Unë ...
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë e Ramës se po përpiqet të eliminoje pronarët nga kthimi dhe kompensimi fizik i pronës. Kjo deklaratë e P...
TIRANË– Jashtë selisë së PD, ku dha një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, u pyet sërish për dialogun me qeverinë, i propozuar për disa ...
TIRANË- Deputeti i sapobetuar nga radhët e LSI-së, Ylli Shehu rezulton i dënuar për kontrabrandë mallrash nga Gjykata e Tiranës në vitin 2007. Në 5 maj të...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Leyla Moses-Ones shkoi në selinë e PD-së ku u takua me Lulzim Bashën. Mësohet se ky taki...
NAPOLI- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë pune në Komandën e Forcës së Bashkuar të Aleancës së Atlantikut të Veriut me qendër në Nap...
Tiranë-Pas intervistës së djeshme në “Rai Uno”, kryeministri Edi Rama ka publikuar një meme për të cilën shprehet: “Kushdo e ka bërë ka kapur thelbin e maskarad...