LIVE UPDATES
Aktualitet

Konflikt për mbajtjen e maskës: Pasi mbron qytetarin, përfundon vetë në komisariat, i tha Policisë: Çfarë problemi keni

3 Nëntor 2020, 14:54 Nga DOSJA
Konflikt për mbajtjen e maskës: Pasi mbron qytetarin, përfundon

Maska anti Covid është një motiv i ri i përplasjeje me policinë. Këtë fakt e zbulojnë procesverbalet e policisë së rendit që përherë e më shumë po u kërkojnë qytetarëve që të mos qarkullojnë jashtë banesës pa mbajtur maskën në fytyrë për të parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e infeksionit që po njeh rritje. Një burim i Gazetës “Si” tregoi se një 31-vjeçar u shoqërua në komisariatin numër 4 dhe më pas, u vendos të procedohet në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrave të policisë pikërisht për shkak të pandemisë. Shtetasi A.L bëhet me dije se u përfshi në konfliktin me policinë që ndërkohë po kryente kontrolle dhe po i vendoste gjobë një qytetari tjetër. Dy policët kallëzues me inicialet E.L dhe D.S pretendojnë se ishin në shërbim si patrullë e përgjithshme në afërsi të rrugës “Xhanfize Keko”.

Në anën e Sheshit “Shimon Perez” – pohojnë policët konstatuam një shtetas që po qarkullonte në këmbë pa maskë mbrojtëse. Ne morëm kontakt me këtë shtetas, e pyetëm nëse dispononte apo jo maskë mbrojtëse dhe përse nuk e kishte vendosur, por qytetari tha “nuk kam maskë”, rrëfejnë efektivët. Më pas gjatë dinamikës së shërbimit, policët i kanë kërkuar kartën e identitetit qytetarit që është identifikuar si V.Q. Por në kohën kur policët po bëheshin gati t’i prisnin fletën e gjobës, pranë tyre afrohet një shtetas tjetër A.L, i cili i pyet: “Çfarë problemi keni me zotërinë, ai është njeriu im?” Policët këmbëngulën se i dhanë “llogari” të panjohurit duke i shpjeguar se po i vendosnin masë administrative, pra gjobë për mos mbajtjen e maskës anti Covid-19.

“Ai na i ktheu: “Nuk keni punë me të”. Ne i kërkuam këtij shtetasi të largohej pak dhe të na lejonte të kryenim detyrën dhe madje u treguam të gatshëm se do ta sqaronim. Por qytetari nuk u bind dhe ndaj ne i kërkuam verifikimin e identitetit”, dëshmon njëri nga policët. “Ky person prapë nuk pranoi të identifikohej, i kërkuam kartën e identitetit dhe nuk na i dha dhe në këtë situatë e paralajmëruam se do ta shoqëronim në komisariatin numër 4”, u dëshmon kolegëve polici i patrullës së përgjithshme.

Në kushtet kur policia ka tentuar ta dërgojë në komisariat, burri me profesion agronom ka kundërshtuar derisa policët kanë kërkuar përforcime. Por ndërkohë edhe qytetari me inicialet A. L ishte pa maskë dhe në komisariat pasi e kanë identifikuar, policët i kanë prerë edhe atij fletën e gjobës për mosmbajtje të maskës në kundërshtim me aktin normativ numër 32 datë 12 tetor 2020.

Çfarë tha qytetari?

Pasi është bindur dhe ka marrë në dorë fletën e gjobës si dhe është paralajmëruar se nuk shpëtoi vetëm me masë administrative, policët e kanë ftuar të japë qëndrimin e tij që u mbajt shënim. A. L, kërkoi avokat të zgjedhur nga shteti dhe më pas shtoi “ka ndodhur një keqkuptim, unë nuk kisha asnjë qëllim të kundërshtoja policinë. Maskën e kisha, por nuk e kisha vendosur, madje e kisha në dorë dhe më ra. Nuk i kam sharë policët dhe as kundërshtuar, e pranoj gjobën dhe po e firmos. Më vjen keq pasi jam person i arsimuar dhe nuk doja të përplasesha me policët” deklaron A.Lika që sipas komisariatit numër katër pasi të paguajë gjobën e maskës në faturën e energjisë elektrike, ai do të referohet edhe në prokurori për mos bindje të policisë.

Por ky rast nuk është i vetmi. Një qytetar në bulevard deklarohet se u largua me vrap sapo pa policinë që i bëri me shenjë të ndalonte. Policët shkruajnë “personi i paidentifikuar, mbante veshur një bluzë të zezë dhe ishte i gjatë 1.70. Por sapo efektivët i kërkuan të ndalojë ai vrapoi, duke detyruar edhe patrullën të vihej në ndjekje të tij”.

Nuk dihet ende nëse i panjohuri ishte më i mirë se policët në vrap, apo ai u tolerua prej policëve që pasi njoftuan në radio, pranuan të përshkruajnë në raport shërbimi se të paidentifikuarit nuk ja prenë dot fletën e gjobës, pasi ai u përzje me turmën dhe u humbi nga sytë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi maska me detyrim koronavirusi ne shqiperi maska me detyrim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet