LIVE UPDATES
Bota

Kongresmeni amerikan letër Biden: Ndihmo Kosovën që të anëtarësohet në NATO

6 Mars 2022, 21:50 Nga DOSJA
Kongresmeni amerikan letër Biden: Ndihmo Kosovën që të

SHBA- Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, demokrati, Ritchie Torres, ka kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. Në një letër dërguar presidentit Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kongresisti Torres ka thënë se pas situatës së krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës, duhet që Uashingtoni t’i ndihmojë Kosovës që të anëtarësohet në NATO.

Duke marrë parasysh pushtimin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike. Është parësore për sigurinë evropiane që ne të vazhdojmë dhe të zgjerojmë partneritetin që kemi përmes NATO-s. Prandaj, si një prej aleateve më të fuqishme të SHBA-së, u bëjmë thirrje që të shtoni përpjekjet tuaja që të siguroheni që Kosova të pranohet në NATO si shtet anëtar”, thuhet në letër.

Ai ka përmendur sanksionet që Kosova ka vendosur ndaj Rusisë duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe ka thënë se Prishtina zyrtare nuk është imune nga agresioni rus.

Agresioni rus është po ashtu shqetësues për Kosovën dhe për shkak të raporteve veçse të tensionuara që ka me fqinjin e saj, Serbinë. Serbia vazhdon të largohet nga Perëndimi dhe të afrohet drejt idealeve ruse”, ka shkruar Torres.

Kongresisti Torres po ashtu ka përshëndetur hapat e ndërmarra nga Kosova, duke përmendur kërkesën e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, që Kosova t’i bashkohet aleancës ushtarake, por dhe vendimin e Kuvendit të Kosovës që Qeveria të nisë negociatat për anëtarësim në Aleancë.

“Ne pajtohemi me këto veprime. Përderisa Rusia vazhdon të sillet si një aktor joracional dhe Serbia forcon raportet me Rusinë, është kritike që të ndihmojmë aleaten tonë Kosovën që t’i bashkohet NATO-s. Ne situatën e sigurisë që po zhvillohet shpejt në Evropë, ne duhet të qëndrojmë përkrah aleates sonë Kosovës dhe të sigurohemi që ajo shpejt t’i bashkohet NATO-s si shtet anëtar”, thuhet në fund të letrës së kongresistit Torres.

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt, liderët politikë në Kosovë kanë shprehur sërish qëllimin e tyre që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës ushtarake. Gjatë kësaj jave, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se e përkrah Kosovën të bëhet pjesë e NATO-s, teksa foli përkrah presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që ishte në vizitë zyrtare në Ankara. Osmani disa herë ka potencuar se anëtarësimi në NATO është parakusht për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 28 shkurt tha se nuk mund të vlerësojë për momentin se sa real është rreziku që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, por, sipas tij, situata “nuk është aspak naive”.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken kosova nato ritchie torres antony blinken kosova nato ritchie torres

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet