LIVE UPDATES
Bota

Konjufca nga Kuvendi i Hungarisë kritikon BE-në për liberalizimin e vizave: Nëse na thoni se duhet të presim do të ishte d

24 Shtator 2021, 10:02 Nga DOSJA
Konjufca nga Kuvendi i Hungarisë kritikon BE-në për liberalizimin

HUNGARI– Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ndodhet për një vizitë në Hungari ku ka mbajtur një fjalim në Kuvend.

Nga foltorja e Kuvendit të Hungarisë, Konjufca tha se siguria, paqja, zhvillimi dhe demokratizimi i rajonit është tërësisht i varur nga garancia e anëtarësimit të shteteve tona në BE. Ai u shpreh se nëse nuk do të kishte shpresa se Kosova do të jetë anëtare me të drejta të plota të familjes evropiane situata do të ishte e pakontrollueshme dhe destabilizuese.

Në fjalën e tij Konjufca adresoi edhe kritikat ndaj BE-së lidhur me liberalizimin e vizave.

Ne do t’i plotësojmë kriteret, ne do t’i bëjmë reformat, ne do t’i shndërrojmë shoqëritë tona, duke e forcuar sundimin e ligjit, duke e luftuar korrupsionin fuqishëm dhe duke e bërë shoqërinë më të barabartë por edhe ekonominë më të zhvilluar. Por nëse BE-ja thotë se pavarësisht kësaj, ju duhet të na prisni sepse ne kemi nevojë për disa vite të thellohemi, kjo do të ishte dëshpëruese dhe e parikuperueshme. Ajo që ndodhi me dështimin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës është një shembull mjaft negativ i keqmenaxhimit të procesit”, është shprehur Konjufca.

Fjalimi i plotë i Konjufcës:

I nderuari President i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Lazslo Kover,

I nderuari Kryeministër Viktor Orban,

Të dashur kryetarë të Parlamenteve I dashuri komisioner Varhelyi.

Jam tejet i gëzuar që Presidenti Kover na bashkoi të gjithëve këtu në kryeqytetin e bukur të Hungarisë, në Budapest. Kontinenti ynë po del dalëngadalë nga një krizë e madhe të cilën e shkaktoi pandemia.

Edhe dy muaj bëhen dy vite prej kur u shfaq në botë virusi COVID 19. Bota ndryshoi përgjithmonë. Gati 4,5 milionë njerëz e gjetën vdekjen nga ky virus i rrezikshëm. Kurse ekonomia gjithandej pësoi goditje të rëndë.

Por pikërisht nga kjo tragjedi lindi edhe një solidaritet më i madh mes shteteve e popujve. Njerëzimi po triumfon. Të gjithë po e kuptojmë më mirë se vetëm të bashkuar e dukë i ndihmuar njëri-tjetrit mund t’u bëjmë ballë të papriturave që mund të na i sjell koha.

Mbi të gjitha po e çmoj këtë nismë të Presidentit Kover meqë diskutimi ynë sërish po përqendrohet në procesin e zgjerimit të BE-së. Shteteve tona të Ballkanit Perëndimor kjo ua shton edhe më tepër shpresat për një të ardhme të sigurt e të përbashkët në familjen e madhe e demokratike evropiane.

Na ishte një kohë para 20 vitesh kur BE-ja e kuptonte më mirë se ne rëndësinë fundamentale të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor. 2 dekada prapa, me keqardhje mund të konstatojmë që për herë të parë në histori të Evropës, është pikërisht Ballkani Perëndimor që po e kupton më mirë se BE-ja domosdoshmërinë e zgjerimit.

Të dashur zonja dhe zotërinj, mund të konkludojmë me një bindje të plotë që, siguria, paqja, zhvillimi dhe demokratizimi i rajonit tonë është tërësisht i varur nga garancia e anëtarësimit të shteteve tona në BE. Gjendja do të ishte tejet jostabile dhe e pakontrollueshme po të na shuhej shpresa për të qenë një ditë edhe ne anëtarë me të drejta të plota të familjes evropiane.

Ky nuk është një idealizim i BE-së. Por dihet botërisht se, po u la rajoni i Ballkanit Perëndimor jashtë perspektivës evropiane, hapësira që do ta krijonin projektet tjera jomiqësore, do të ishte fatale për stabilitetin e këtij rajoni edhe ashtu mjaft të ndërlikuar.

Doktrina të cilën po e dëgjojmë këtyre muajve të fundit, dhe e cila quhet “thellimi pastaj zgjerimi”, është goditje e madhe për shpresat e popujve tanë.

Kjo është simptomë e një frike të pajustifikuar. Të mirat që do t’i kishte Evropa e Bashkuar krahas dyshimeve eventuale për problemet që mund të dalin, janë të pakrahasueshme. Një skepticizëm e ka kapluar rajonin tonë me plot arsye meqë jemi vetë dëshmitarë të gjallë se sa më shumë që zgjerimi iu ka afruar Ballkanit Perëndimor, aq më shumë është zvogëluar shpejtësia e zgjerimit.

Kanë kaluar më shumë se 8 vite prej kur u bashkua shteti i fundit në BE. Ndërkaq, për ironi të historisë, pikërisht kur të gjithë po prisnin që numri te shtohej, më 2016 Britania e Madhe u bë shteti i parë ne mesin e anëtarëve që vendosi ta braktisë Unionin.

Nuk dëshiroj që fjala ime të tingëllojë si lutje. Ne jemi fort të vetëdijshëm që BE-ja nuk është një stacion i jashtëm, por një transformim demokratik i brendshëm i shteteve të integruara. Prandaj jemi fort të përcaktuar e me plot vullnet për vazhdimin e reformave me intensitet më të lartë ashtu që t’i thellojmë ato. Kemi ende punë për të bërë. Ballkani Perëndimor mund ta ketë një të ardhme të sigurt vetëm nëse nuk na e humbni shpresën se anëtarësimi dhe zgjerimi varet plotësisht nga ne, e jo nga ju.

Ne do t’i plotësojmë kriteret, ne do t’i bëjmë reformat, ne do t’i shndërrojmë shoqëritë tona, duke e forcuar sundimin e ligjit, duke e luftuar korrupsionin fuqishëm dhe duke e bërë shoqërinë më të barabartë por edhe ekonominë më të zhvilluar.

Por nëse BE-ja thotë se pavarësisht kësaj, ju duhet të na prisni sepse ne kemi nevojë për disa vite të thellohemi, kjo do të ishte dëshpëruese dhe e parikuperueshme. Ajo që ndodhi me dështimin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës është një shembull mjaft negativ i keqmenaxhimit të procesit.

Populli im është i vetmi popull i izoluar në Evropë, i cili nuk mund ta gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë për shkak të regjimit të vizave. Edhe pse Komisioni Evropian ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme, disa shtete anëtare e bllokojnë padrejtësisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

BE-ja duhet ta gjejë kurajon që përmes një programi të optimizimit të kritereve dhe reformave, pas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ta përfshinte BP përnjëherë, pra të gjitha shtetet e mbetura në të njëjtën kohë. 

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca ne hungari lazslo kover glauk konjufca ne hungari lazslo kover

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet