LIVE UPDATES
Aktualitet

Konsullata në Mynih kërcënon qytetaren:Ta harrosh shërbimin, s’e ke të gjatë qëndrimin këtu

11 Maj 2022, 19:10 Nga DOSJA
Konsullata në Mynih kërcënon qytetaren:Ta harrosh shërbimin,

GJERMANI- Fiks Fare i rikthehet sërish një problemi të madh që hasin emigrantët nëpër botë me përfaqësitë diplomatike të vendit tonë në shtetin ku qëndrojnë. I tillë ishte dhe denoncimi që vjen nga një qytetare për shërbimin që ofron Konsullata Shqiptare në Myhni, Gjermani. Ajo pohon për Fiksin se punonjësit e kësaj konsullate kanë sjellje të pahijshme, kërcënuese dhe nuk japin përgjigje.

Ajo shton se dhe numrat e telefonit të afishuara nuk i hapin asnjëherë. Hera e fundit që denoncuesja ka kontaktuar me konsullatën e vendit të saj në Myhnih ka qenë vitin që shkoi. Këtë vit ajo tregon se ka telefonuar pranë kësaj Konsullate me dhjetra herë, por askush nuk e ha hapur telefonin.

“Janë 3 numra dhe asnjë prej tyre nuk funksionon” shton denoncuesja. Më pas ka komunikuar me e-mail, duke u kërkuar që t’i pyeste për një shërbim nëpërmjet telefonit, por që në numrat e kësaj përfaqësie nuk i është përgjigj kush.

Por e-mail-i i denoncueses nuk ka mbetur pa përgjigje. Në inboxin e saj ka ardhur një e-mail nga Konsullata Shqiptare në Myhni ku shkruhej “s’jemi call center!”. Më pas denoncuesja u kthen e-mail se nuk i ka ndodhur asnjëherë kjo sjellje, por si përgjigje merr një kërcënim “me kete sjellje do të ndërpritet shërbimi në Konsullatë”. Ka tentuar të komunikojë sërish me anë të telefonit , por askush nuk ia ka hap. U ka dërguar e-mail dhe ka marrë përgjigje “të rregulloje sjelljen”!!!

Pas denoncimit dhe sjelljes së stafit, Fiks Fare tenton që të lidhet me punonjësit e konsullatës. Fillimisht telefonojnë në numrat e telefonit të vendosur në faqen e internetit të Konsullatës.

Asnjë prej numrave nuk del i disponueshëm. Dy numrat e parë shkëputet direkt lidhja. Ndërkohe, edhe numri i emergjencës nuk del, pasi thotë se numri është i fikur dhe duhet të lihet një mesazh zanor!!! Pra, shqiptarët që kanë emergjencë duhet të lënë mesazh zanor…

Më pas, Fiks Fare i dërgon një kërkesë për informacion kësaj konsullate, pikërisht në e-mailin që ka komunikuar edhe qytetarja. Pas disa orësh, Konsulli i Përgjithshëm në Mynih, Arten Hanku, kthen përgjigje me e-mail se i ka tërhequr vërejtje punonjësve. Megjithatë, justifikohet se “kanë shumë punë dhe u kthejnë përgjigje shumë qytetarëve”.

Në përgjigjen e tij konsulli Hanku sqaron se zonja në fjalë këmbëngultë duke pretenduar në mënyrë tepër acaruese dhe provokative se do që të komunikojë patjetër në telefon, ndërkohë që kjo gjë nuk varet nga ata por nga momenti se kur merr në telefon zonja. “Ne kemi një person të ngarkuar nga Konsullata që i përgjigjet gjatë gjithë orarit zyrtar telefonit, por ne kemi vetëm dy numra telefoni nga ku telefonojnë gjatë gjithë ditës nga gjithë Gjermania dhe Zvicra për problemin e pasaportave dhe probleme të tjera konsullore, ndaj dhe dy numrat tanë të telefonit janë vazhdimisht të okupuar nga qytetarët. Jemi nje Konsullatë me numër të kufizuar punonjësish që përballojmë një fluks të konsiderueshëm aplikimesh” shkruan konsulli.

Ndërsa në lidhje me denoncuesen ai pohon se e-mailet e saj ajo ka komunikuar me një një gjuhë tepër provokuese dhe fyese ndaj punonjëses së konsullatës, dhe në një momënt i ka shkruar që nëse qytetarja do të flasi me këtë gjuhë komunikimi t’i ndërpritet shërbimi nga konsullata. Pikërisht për këtë i shtë tërhequr dhe vërejtje shton konsulli. Në fund ai kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pamundësinë në disa raste të komunikimit telefonik për shkak të fluksit të madh të telefonatave dhe numër të kufizuar punonjësish në konsullatë.

Komunikimet me e-mail mes qytetares dhe stafit të Konsullatës Shqiptare në Mynih, Gjermani

Qytetarja: Hape telefonin ju lutem se po ju marr ka 1 muaj edhe kush nuk po përgjigjet.

Punonjësja: Po pyet në Deutsche Telekom se përse ndodh kjo gjë B., se ne nuk merremi me anën teknike të linjave telefonike!!! Takimin për prokurë mbylle vetë, së pari duke aplikuar online tek portali www.e-albania.al për prokurë të posaçme, dhe më pas të dërgohet me email përgjigja nga konsulli për datën e takimit në Konsullatë!!!

Qytetarja: Ok ,por pse flet kaq pa edukatë ti përherë. Mundesh me fol ma bukur njerzëve jo me ironi. Edhe ne jemi të lodhur e të stresuar jo veç ti.

Punonjesja: O B.. së pari korrigjo gjuhën tënde komplet pa edukate kur flet dhe na shkruan! Lexo më poshtë se çfarë ke shkruar dhe kupto se përse ke marrë atë lloj përgjigje sqaruese!!!

Tani nëse do të kryesh punë, ndiq udhëzimin që të dhamë në emailin e mëparshëm dhe kryej asplikimin online që të marrësh një datë takimi, dhe mbylle këtu këtë diskutim pa lidhje për punë telefonatash që nuk t’u hapkan vetëm ty!

Qytetarja: Kam fol edhe here tjera me ju. U kam shpreh nji problem krejt menyr normale edhe ju jeni pergjigj vec me ironi thu se ju kam gje borxh. Edhe me thuan B… si me qen shoqe jo ambasad zyrtare. Esht turp te pergjigjeni ne kte menyr pa edukat. Flisni me bukur njerzve.

Punonjesja: Atehere, qe nga ky moment nese e vazhdon kete komunikim qofte edhe nje here me kete gjuhe acaruese dhe ofenduese, do te ndalohet çdo lloj sherbimi nga Konsullata jone!!!

Qytetarja: Do te denoncoj se kam prova se gjuhen e ashper e ke perdor ti me mua edhe ben presion. Se me leket tona paguhesh me na dhen informacion jo presion ti se nuk i ha kush kto.

Punonjesja: Vazhdo me kete sjellje dhe komunikim se do te kesh nje te ardhme te ndritur ne EU!!! Dhe me kete menyre komunikimi se ke te gjate qendrimin ne Gjermani!!!

Qytetarja: Un do e kem te ardhmen te ndritur sic e kam tash e 23 vjet si jam ktu. Per ty kam frik se nuk do jet se je ne vendin e gabuar.

Marrë nga Top Channel

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet arten hanku arten hanku

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri