6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Korçë- Nga policia e Korçës kanë rënë në pranga një person dhe janë proceduar dy të tjerë për kontrabandë mallrash nga Greqia.
Policia njofton se janë shoqëruar, N.B, 58 vjeç, banues në Durrës (me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës) dhe E.Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni antikontrabandë i koduar “Zëmblaku”.
Goditen dy raste të kontrabandimit të mallrave.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, si edhe procedohen penalisht 2 të tjerë, njëri prej të cilëve me detyrë doganier pranë Doganës të Kapshticës.
Sekuestrohen mallra të dyshuara kontrabandë, produkte ushqimore të ndaluara, një sasi veshjesh, medikamentesh dhe pajisjesh të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra, finalizuan operacionin policor e koduar “Zëmblaku”, si rezultat i të cilit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• N.V, 42 vjeç, banues në Korçë.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
• N.B, 58 vjeç, banues në Durrës (me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës) dhe
• E.Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në autobusat e linjave Athinë-Shqipëri dhe Turqi-Shqipëri, transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kapshticë-Korçë, në afërsi të fshatit Zëmblak, në mjetin autobus tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V., si edhe në mjetin autobus tip “Benz” në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi E.Sh., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 50 kg midhje (shpuese shkëmbi), produkt i ndaluar që prej vitit 2013, për të hyrë dhe për t’u tregëtuar në Republikën e Shqipërisë.
– Një sasi medikamentesh, veshjesh dhe pajisjesh të ndryshme, të cilat shtetasit e mësipërm dyshohet se i kanë kaluar kontrabandë, pa i deklaruar tek autoritetet doganore në Kapshticë.
Shtetasi N.B, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në mjetin tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ne fillim të marsit Bashkia e Vlorës u bë shesh beteje mes dy bandave të rrezikshme. Njerëz të armatosur hynë në Institucionin më të lartë të qytetit, kërcënuan...
Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të pushohet çështja për Kastriot Ismailajn, administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it....
KAVAJE- Marsida Qatja, shkaku i ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kavajë, ku u vra Dritan Haxholli, është e martuar për herë të dytë. Qatja, ka një fëmijë 2 vje&cc...
Tiranë- Një ditë më parë nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama kërkoi që të shpallen në kërkim me ligj nga parlamenti një grup prokurorësh dhe gjyqtarës...
KAVAJE– Skena që shihet në ngjarjen që ka ndodhur në Kavajë, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli është e denjë për kinematografi. Tri burra dhe n...
KAVAJË– Daja i Marsida Qatjas, Isuf Llulla ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e mbesës së tij, ku një person humbi jetën. Ai është shprehur ...
KAVAJE– Një kasaphanë mund të quhet ajo që ka ndodhur në mesnate në shtëpinë e nënës së tri fëmijëve, Marsida Qatja. Parukierja nga Kavaja, e cila deri tani ak...
Tiranë- Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se qeveria Rama ka bërë çmendurinë e radhës. Sipas tij qeveria Rama ka vendosur që shërbimi ndaj tatimpague...
KAVAJE- Dosja.al siguron foton e viktimës në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Kavajë, ku pas një përplasje me armë zjarri humbi jetën Dritan Haxholli. Në pamje...
KAVAJE- Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen që ka ndodhur mesnatën e kësaj të enjteje në Kavajë, ku mbeti i vdekur 41-vjeçari, Dritan Haxholli.Burime...