LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut kritikon qasjen e re të Presidentit Biden

3 Maj 2021, 06:29 Nga DOSJA
Koreja e Veriut kritikon qasjen e re të Presidentit Biden

KOREA E VERIUT– Koreja e Veriut kritikoi Presidentin amerikan Joe Biden, duke paralajmëruar se ShBA do të përballet me “një situatë shumë të rëndë”, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi planin për diplomaci me Penianin.

Deklarata e lëshuar të dielën nga një diplomat i lartë i Koresë së Veriut, ishte reagimi i parë zyrtar i këtij vendi ndaj rishikimit të politikave për Korenë e Veriut të administratës Biden, duke shprehur gatishmëri për bisedime me vendin që zotëron armë bërthamore.

Kwon Jong Gun, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve me ShBA në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut, e cilësoi qasjen amerikane si “një tabelë false për të mbuluar aktet e saj armiqësore” kundër Republikës Popullore Demokratike të Koresë, që është emri zyrtar i vendit.

“Tani që… thelbi i politikës së re të ShBA-së për Republikën Popullore Demokratike të Koresë është bërë i qartë, ne jemi të detyruar të ndjekim masa përkatëse dhe me kalimin e kohës ShBA do të gjendet në një situatë shumë të rëndë”,- tha Kwon, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane.

“Në të ardhmen e afërt Shtetet e Bashkaura do të përballen me një krizë gjithnjë e më të madhe dhe të pakontrollueshme nëse vendosin ta trajtojnë marrëdhënien mes dy vendeve, duke mbajtur në fuqi politikën e vjetëruar nga Lufta e Ftohtë”,- shtoi ai.

Rruga e mesme

Pas rishikimit të brendshëm disa mujor, Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten përmbledhjen e përgjithshme të planit të saj për Korenë e Veriut. Politika përpiqet të gjejë një qasje të mesme mes politikave të paraardhësve dhe Presidentit aktual Joe Biden.

“Politika jonë nuk do të përqëndrohet në arritjen e një ujdie të madhe, as nuk do të mbështetet tek durimi strategjik”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Politika jonë kërkon qasje të kalibruar, një qasje praktike dhe të hapur në kërkim të diplomacisë me DPRK-në drejt arritjes së përparimit praktik që rrit sigurinë e Shteteve të Bashkuara, aleatëve tanë dbe forcave të dislokuara”, shtoi ajo.

Koreja e Veriut ka bojkotuar bisedimet me Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019. Në shkurt të vitit të kaluar, një takim mes ish-Presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përfundoi papritur pasi zoti Trump refuzoi ofertën e udhëheqësit Kim Jong Un për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të hapave të pjesshme drejt braktisjes së programit bërthamor.

Presidenti Biden, i cili mori detyrën në janar, ishte prej kohësh kritik ndaj takimeve të zotit Trump me Kim Jong Un. Ai beson se takimet e nivelit të lartë duhet të ndodhin vetëm nëse ka përparim në largimin e Koresë së Veriut nga programi bërthamor.

Por zoti Biden po përpiqet gjithashtu të distancohet nga qasja e ndjekur nga ish Presidenti Barack Obama, i cili mbështetej në një politikë të “durimit strategjik”. Ky plan synonte zbatimin e presionit të kalibruar ekonomik dhe ushtarak derisa Peniani të ishte gati të bënte lëshime në tryezën e negociatave.

Të drejtat e njeriut

Koreja e Veriut nuk është e kënaqur me asnjërën nga qasjet. Në deklaratat e tyre të së dielës, zyrtarët e Koresë së Veriut kritikuan stëvitjet e përbashkëta ushtarake të ShBA-së dhe Koresë së Jugut. Pheniani akuzoi administratën Biden për “fyerje të dinjitetit të udhëheqjes supreme”.

Javën që shkoi, Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë ku thoshte se “miliona koreano-veriorëve u shkelet dinjiteti dhe të drejtat nga një prej shteteve më shtypëse dhe totalitare në botë”.

Në kundërpërgjigje, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut tha të dielën se Peniani “detyrohet të ndërmarrë masa përkatëse”.

“Ne i kemi paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të lëndohen nëse na provokojnë. ShBA me siguri se do të pendohet sepse vepruan pa u menduar mirë, duke sfiduar paralajmërimet tona”,– tha zyrtari.

Prova të tjera në të ardhmen?

Në mars Koreja e Veriut bëri provën e parë të raketave balistike në rreth një vit. Shumë ekspertë prisnin që Koreja e Veriut të rifillonte testet afër fillimit të mandatit të zotit Biden, siç kishte vepruar edhe me administratat e kaluara amerikane.

Kim Jong Un tha në janar të vitit të shkuar se nuk ndjehet i detyruar të respktojë moratoriumit që ia kishte caktuar vetes për provat e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe testeve bërthamore.

Peniani nuk ka kryer prova bërthamore dhe nuk ka lëshuar raketa balistike ndërkontinentale që nga viti 2017, para takimit Kim-Trump.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden kim jong un joe biden kim jong un

Sondazh

Poll
Bota 2 Maj 2021, 20:56

Portugalia lehtëson kufizimet për koronavirus

Portugalia ka hapur të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit. Ky shtet është ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen