LIVE UPDATES
Aktualitet

Koronavirusi, 6 këshilla për të punuar në mënyrë të suksesshme nga shtëpia

21 Mars 2020, 06:06 Nga DOSJA

“Duhet të punoj nga shtëpia, por si mund t’ia dal me sukses”? Pyetje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Të punuarit nga shtëpia ka shënuar rritje në vitet e fundit në shumë organizata, nga autoritetet lokale te kompanitë shumëvjeçare e deri tek startup-et e reja, të cilat i nxisin punonjësit që të punojnë nga shtëpia. Ne ende nuk e dimë ndikimin e saktë të koronavirusit në procesin e të punuarit. Por duke mbajtur një numër të madh punonjësish larg nga vendet e punës, ata do të fillojnë të mësohen me këtë praktikë dhe pasi kjo situatë të ketë kaluar, do të jetë i vështirë kthimi në normalitet.

Nisa të punoj nga shtëpia 20 vjet më parë, shkruan Ian Sanders, nga kompania me të njëjtin emër. Ambienti ku nisa të punoja në fillim ishte shumë i thjeshtë, me një tryezë të cilën e kisha blerë tek IKEA dhe me një linjë interneti, sepse pa këtë të fundit e kisha të pamundur të punoja. Në ditët e para, zhvillova një takim me një kompani në Londër dhe, kur më pyeti menaxheri se ku ndodhesha, i thashë “në zyrën time nga shtëpia”. Më duhet t’ia shpjegoja paraprakisht se takimin do ta zhvilloja nga zyra që ndodhej në shtëpinë time dhe jo nga departamenti i qeverisë.

Nuk mund ta mohoj se të punuarit nga shtëpia, në fillimet e tij nuk ka qenë i lehtë. Mbi të gjitha sepse më duhej të punoja vetëm, ndërsa më parë isha mësuar të punoja në një kompani, kultura e së cilës ka qenë shumë sociale.

Por, gjatë kësaj periudhe 20-vjeçare të të punuarit nga shtëpia, kam mësuar të jem produktive, krijuese dhe energjike në po të njëjtën mënyrë siç kam qenë edhe kur punoja nga zyra. Mësimi i parë që kam nxjerrë në këtë periudhë ka qenë fikja e televizorit në kohën kur punoja. Me kalimin e viteve dhe kur filloi të përdorej gjerësisht WI-FI, kuptova se nuk kisha pse të punoja përherë nga shtëpia, mund ta bëja këtë edhe nga një kafene apo një ambient tjetër. Ky ishte njëkohësisht edhe zbulimi më i rëndësishëm për mua.

Tani që kam mundësinë të zgjedh vetë mjedisin se ku të punoj, gjatë një jave pune, punoj në shtëpi vetëm dy ditë.

Ndoshta ju nuk do të merrni asnjë udhëzim në momentin që filloni punën nga shtëpia, por sipas përvojës sime, kur nisa të punoj nga shtëpia në vitin 2000, ju do të zbuloni çdo ditë nga një gjë të re. Lexoni gjashtë këshilla që do t’jua lehtësojnë këtë proces:

1.Numri 1, i rregullave të të punuarit nga shtëpia është që ju të dilni nga ambientet e shtëpisë në një moment që ju do ta konsideroni si më të përshtatshëmi. Sepse, edhe nëse do të ishit duke punuar në zyrë, gjatë orarit të drekës ju do të lëviznit nga zyra. Të njëjtën gjë duhet ta bëni edhe kur punoni nga shtëpia, dilni për disa minuta shëtitje në ajër të pastër apo edhe për të pirë një kafe.

2.Mos punoni në shtëpi. Ndryshojeni ambientin e punës brenda shtëpisë. Një ditë punoni në kuzhinë, ditën tjetër në sallon dhe idealja do të ishte nëse do të kishit ndonjë ambient të hapur. Zhvendosja e të punuarit në një ambient të ri edhe brenda shtëpisë, u jep punonjësve një perspektivë të re dhe mund të ndikojë në rritjen e energjive dhe produktivitetit tuaj.

3.Vendosni disa kufij. Të punuarit nga shtëpia nuk do të thotë që ju ta kaloni të gjithë ditën vetëm duke punuar, sepse nuk duhet kurrsesi t’i hyni në pjesë edhe kohës së aktiviteteve tuaja personale. Sepse ka edhe nga ata punonjës që kanë tavolinë pune edhe në dhomën e tyre të gjumit dhe e kanë të pamundur të shkëputen prej saj. Për këtë arsye, ju duhet të vendosni disa kufij, si për shembull orari kur ju duhet të përfundoni punën dhe të mos rrini gjatë gjithë kohës përpara kompjuterit.

4.Mundohuni të jeni sa më të përqendruar dhe të shmangni të gjitha shpërqendrimet. Në shtëpi, ju keni televizorin, frigoriferin, mund të keni pjesëtarë të familjes të cilët do të duan të bisedojnë me ju, mbase mund të keni edhe kafshë shtëpiake, të cilat duan kujdesin dhe vëmendjen tuaj. Ju mund t’i bëni edhe të gjitha këto por jo gjatë procesit kur jeni duke punuar, ndoshta në momentin kur vendosni t’i jepni vetes pak kohë të lirë.

5.Mos shmangni tërësisht ndërveprimet sociale. Të punuarit nga shtëpia mund të jetë i vështirë, sepse është një proces ku jeni vetëm. Për këtë motiv, bëni ndonjë telefonatë apo video-telefonatë me ndonjë anëtar të skuadrës suaj, ku edhe mund të diskutoni mbi projekte të përbashkëta. Ose niseni ditën e punës duke pirë kafe në një lokal.

6.Askush më mirë sesa ju, nuk mund t’i dijë elementet që jua bëjnë sa më të lehtë procesin e punës, sidomos nga shtëpia. Është e rëndësishme të ndiheni sa më komod, sepse kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në produktivitetin tuaj.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet këshilla për të punuar nga shtëpia këshilla për të punuar nga shtëpia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet