LIVE UPDATES
Politike

Koronavirusi në Shqipëri, Basha akuza Ramës: Qeveria ka dështuar me masat, prandaj mban qytetarët në shtëpi

27 Prill 2020, 21:34 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, Basha akuza Ramës: Qeveria ka

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë versionin e tij të lirimit të masave nga koronavirusi në vend. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha ka përsëritur edhe njëherë thirrjen e tij për testime masive për zbulimin e vatrave dhe më pas hapje graduale.

Më tej, Basha ka shtuar se qeveria sipas tij ka dështuar që të marrë masat dhe si pasojë kryeministri Edi Rama nuk ka rrugë tjetër veçse të mbyllë në shtëpi qytetarët.

Unë po them që qeveria ka dështuar të marrë masat dhe si rezultat i kësaj Edi Rama vazhdon t’i mbajë shqiptarët në shtëpi. Shqipëria duhet të hapet, por duhet të hapet vetëm duke ndjekur protokollet të cilat nuk rrezikojnë jetën e njerëzve,”-tha Basha.

PJESË NGA EMISIONI: 

Pyetje: Duke patur parasysh që shqiptarët kanë këtë qeveri, qe nuk do të marrë masa për testime dhe për asgjë tjetër. Shqipëria me këtë qeveri që ka, pa masa, duhet të hapë apo s’duhet të hapë?

Lulzim Basha: Shqipëria duhet të hapet, por duhet të hapet vetëm duke ndjekur protokollet të cilat nuk rrezikojnë jetën e njerëzve. Që do të thotë një orë e më parë duhet braktisur propaganda, një orë e më parë duhen sjellë ato dhjetëra mijëra testime, të cilat, në qoftë se do të kemi një qeveri të përkushtuar ndaj njerëzve, sot do të kishim minimalisht 1000-1500 testime ne ditë. Këtë i kam kërkuar edhe në Këshill të Sigurisë Kombëtare që duhet të kesh minimalisht 10.000 testime në javë i kam thënë që të hedhësh pastaj hapa për të hapur ekonominë. Duhet të hapësh ekonominë, nuk mund t’i mbash njerëzit në shtëpi pa plan, por është e qartë që i ka mbajtur pa plan për dy arsye: e para e punës i ka mbajtur, sepse duke i mbajtur në shtëpi duke ulur numrin e testimeve, duke mbajtur të ulur numrin e testimeve, fsheh sesa i papërgatitur ishte shteti edhe për këtë pandemi, siç ishte për tërmetin, që s’kishin as kazma e lopata? Kam qenë personalisht vetë, s’kishin as doreza për të gërmuar e te mos themi për qen shpëtimi. Se tender për ushqim qensh kishin bërë 1 milionë dollarë, po qen shpëtimi nuk kishin. E njëjta gjë edhe kur erdhi pandemia, u bëmë thirrje të merrnin masa, thanë “i kemi marrë masat”, por asnjë masë nuk kishin marrë. Prandaj bëjnë tendera sekrete për të fshehur që ishin të papërgatitur dhe natyrisht gjëja më e tmerrshme që ndodh në kushtet e regjimit të facebookut është që nga njëra anë u bërtet njerëzve “mos dilni nga shtëpia se jemi në gjendje lufte e do të shkoni për dhjamë qeni”, dhe nga ana tjetër fut duart dhe vjedh në kohë pandemie. E dyta është sepse qartësisht regjimi i Facebookut dhe autori i këtij regjimi kërkon ta mbajë vendin në këtë situatë, pa kushtetutë, pa ligj, ku gjithçka dekretohet dhe ç’dekretohet nga facebooku. Dhe kjo është ajo që profesori ngriti dhe ky është momenti tani për ta kuptuar qartë që jo vetëm nuk ka plan Edi Rama dhe kemi ardhur këtu se nuk ka plan, s’ka strategji për ta nxjerrë vendin nga kriza, nuk ka plan për krizën, por plani i tij i vetëm është ta përdorë këtë situatë, por plani I tij është që ta përdorë këtë situatë për ta kthyer atë që ishte deri tani një regjim autoritar, në një autoritarizëm pa instrumentet bazë të demokracisë, në një regjim tërësisht personal.

Pyetje: Pra nëse Edi Rama vendos të hapë Shqipërinë pa marrjen e masave, jeta e shqiptarëve rrezikohet?

Lulzim Basha: Unë po them që qeveria ka dështuar të marrë masat dhe si rezultat i kësaj Edi Rama vazhdon t’i mbajë shqiptarët në shtëpi. Unë po them që një orë e më parë duhet të zbatohen masat që ne kemi propozuar. Unë po them që në qoftë se ato masa do të ishin marrë 6 javë më parë ose nëse ai do t’i kishte vënë veshin zërit tonë që në fakt prezanton edhe zërin e qytetarëve, ose në qoftë se do të kishim një kryeministër tjetër atëherë sot nuk do të ishim në këto kushte, por do të ishim në kushte më të ngjashme me Greqinë apo me vendet e tjera të Rajonit. E dini ju që në Greqi me kushte shumë më të lehtësueshme se Shqipëria ke 12 viktima për 2 milionë banorë. Ndërsa në Shqipëri me kushte të tilla, të cilat drejtohen nga Facebook-u ke 15 viktima për 1 milionë banorë. Që do të thotë që kjo qeveri po e them për kortezi s’po i them regjim, regjim i Facebook-ut, ka dështuar plotësisht, sepse nuk ka as plan, as strategji, as përgatitje për t’u përballur me krizën dhe që kjo të marrë fund natyrisht ideali do të ishte që të mos ishte kjo qeveri më, por në kushtet ku jemi nuk mund ta urojmë këtë brenda ditës duhet urgjentisht të ndiqen ato hapa. Nuk i kemi shpikur ne. Nuk është monopol apo copyright i Partisë Demokratike. Është sintezë e përvojave më të mira të administrimit të krizës. Testime, hapje në bazë të testimeve, hapje graduale e ekonomisë dhe mbi të gjitha dhënie fund masave arbitrare dhe qeverisjes me Facebook, zbatimi i plotë i Kushtetutës dhe i ligjit të emergjencës civile.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 27 Prill 2020, 19:49

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për debatin e testiemve, ku ka thënë se gjithçka e vendosin ekspertët dhe deri tani e quajti strategji...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet