“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
TIRANË– Ish-drejtori i RadioTelevizonit Shqiptar, Thoma Gëllçi është arrestuar mbrëmjen e kësaj të premteje për llogari të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërkohë që në pranga bashkë me të kanë përfunduar edhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, të identifikuar si: Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.
SPAK ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar sot në Tiranë, ku edhe është bërë me dije se bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin “RTSH Agro”, për të cilin ishte vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa TVSH).
Tre anëtarët e Komisionit akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.
” Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal,“-thuhet në njoftimin e SPAK. Po ashtu, në njoftimin e bërë nga SPAK është bërë me dije se procedimi penal për çështjen ka nisur që në shkurt të vitit të shkuar. Tanimë dosja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e do të jetë gjyqtarja Flora Hajredinaj, ajo që do të japë vendimin për të arrestuarit.
Thoma Gëllci ka mbajtur postin e drejtorit të RTSH-së por u lirua nga detyra në 21 maj 2021 me një vendim të marrë me 8 vota pro nga Këshilli Drejtues i RTSH.
(k.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 persona të tjerë janë arrestuar me urdhër nga SPAK, pasi akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe ...
DURRËS– Përmbyset një kamion në autostradën Tiranë-Durrës pranë Maminasit. Forcat e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka...
ITALI– Dy shqiptarë në Itali u kapën në flagrancë teksa përpiqeshin të vidhnin materiale më vlerë rreth 60.000 euro. Mediat shkruajnë se ata u arrestuan d...
I ulur në tavolinën e palës së paditur në një prej sallave të katit të katërt të Gjykatës Administrative të Tiranës, Vildan Kaloshi – përfaqësues i Këshillit të...
TIRANË- RadioTelevizioni Shqiptar u “pasurua” në maj të vitit 2020 me kanalin RTSH Agro, një kanal dedikuar kulturës së bujqësisë. Ky kanal ka kushtuar 86 ...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka arrestuar ish-drejtorin e përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe...
TIRANË– 10 muaj u deshën që Prokuroria e Tiranës të “zbërdhente” grupin që kontrabandonte ilaçe, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik shtetit...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku u prangosën 6 persona. Në prang...
TIRANË – OSHEE ka njoftuar se ditën e nesërme, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike përgjatë orarit 09:00-15:00.N...
TIRANË– 7 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend kanë nd...